Zyrtari për informim në Divizionin për Komunikim Publik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ismet Osdautaj ka ndërruar sot jetë. Lajmin është bërë i ditur nga zyrtarja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi, përmes një postimi në Facebook. Postimi i plotë: Isa na iku! Plot 12 vjet punë në një zyrë me të, e kemi ndarë të mirën e të keqen dhe qe…në këto momente s’po më vjen asnjë fjalë që e përshkruan mjaftueshëm këtë burrë plot vlera. Ismet Osdautaj, të pushoftë në paqen e pasosur ai shpirt i madh!/KosovaPress ...
Komentet te Ndërron jetë Ismet Osdautaj, zyrtar për informim i MASH-it Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lëkundje toke janë regjistruar pak më parë në Shqipëri si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7 (që në fillim u raportua të ishte 6), që ka goditur Greqinë pak më parë. Korrespodenti i Top Channel raportoi se lëkundja e fundit ka shkaktuar panik në të gjithë Greqinë, ndërsa të shumtë janë banorët që dolën jashtë shtëpive të tyre. Raportohet se tërmeti i fortë është ndjerë edhe në vende të tjera fqinje me Greqinë, ndërsa lajmërohet se goditje të tilla do kenë vazhdimësi. Ndryshe, ditën e djeshme në Greqi janë regjistruar disa lëkundje toke që nisën që pas tërmetit të mesditës me magnitudë 6.2. Video të shumta bënë xhiron e ...
Komentet te Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri Janë të Mbyllura
Drejtuesja e iniciativës Guxo dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pasi që ajo ka dalë njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura. Ajo ka thënë se kjo fitore historike më së shumti i takon qytetarëve të Kosovës dhe ka falënderuar të gjithë votuesit e listës, siç e quan ajo, të referendumit. “Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na ...
Komentet te Osmani falënderon votuesit: Fitorja historike më së shumti i takon qytetarëve të Kosovës Janë të Mbyllura
Liverpooli dhe Chelsea do të ballafaqohen mes vete për të treguar se cila prej tyre meriton të jetë më lartë në renditjen tabelare pasi momentalisht i ndanë vetëm një pikë derisa renditen në pozitat pesë dhe shtatë. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 27 të Premier Ligës dhe starton nga ora 21:15 në stadiumin “Anfield Road”, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Liverpool:Alisson, Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Jones, Thiago, Mane, Salah, Firmino Chelsea:Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kante, Chilwell, Ziyech, Munt, Werner/KosovaPress ...
Komentet te Vetëm një pikë i ndanë, përplasen Liverpooli e Chelsea, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Autoritetet e Maqedonisë Veriore deportuan sot në Kosovë personin me inicialet A.B. (21), shtetas kosovar, i cili është në kërkim lidhur me disa raste të grabitjeve dhe mashtrimeve në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020. Deri te deportimi i tij ka ardhur, pas një pune hetimore nga hetuesit policor nga Sektorit rajonal në Ferizaj si dhe mbledhjen provave dhe dëshmive materiale lidhur me këto raste. Pas përfundimit të procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës./KosovaPress ...
Komentet te Maqedonia Veriore deporton në Kosovë një person të kërkuar për grabitje Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Mirosllav Lajçak tha sot në Podgoricë, se Mali i Zi është lider në integrimin evropian dhe se Komisioni Evropian theksoi se Mali i Zi ka pozicionin më të mirë për të përfunduar negociatat gjatë mandatit të këtij Komisioni. “Integrimi i Malit të Zi është në interesin tonë të përbashkët dhe ka mbështetje të madhe për anëtarësimin tuaj në BE. Ne qëndrojmë pranë Malit të Zi në luftën kundër koronavirusit. Plani ekonomik dhe i investimeve i BE-së për rajonin do të mbështesë rimëkëmbjen e Malit të Zi dhe rajonit,” tha Lajçak pas takimeve me kryetarin e ...
Komentet te Lajçak: Integrimi evropian i Malit të Zi është në interes të përbashkët Janë të Mbyllura
Më shumë se 60 për qind e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Francë kanë të bëjnë me llojin që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, tha sot kryeministri Jean Castex. “Qarkullimi i virusit është përshpejtuar në dy javët e fundit dhe është e qartë se ajo ka të bëjë me llojin britanik,” tha Castex në një konferencë për shtyp, raporton Reuters. Ai shtoi se sistemi i kujdesit shëndetësor është ende nën presion të madh, megjithëse, siç deklaroi ai, nuk ka ndonjë rritje eksponenciale të numrit të njerëzve të infektuar./KosovaPress ...
Komentet te Francë: Më shumë se 60% të rasteve të reja të lidhura me llojin britanik Janë të Mbyllura
Pas barazimit të Milanit në ballafaqim me Udinesen, Interi e ka mundësinë që ta thellojë epërsinë e pikë në +6 nëse e mposht skuadrën e Parmas. Ndeshja starton me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare: Parma: Sepe; Osorio, Bani, Valenti, Gagliolo; Hernani, Brugman, Kurtic; Kucka; Karamoh, Man. Inter:Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Sanchez, Lukaku /KosovaPress ...
Komentet te Ndaj Parmas Interi kërkon ta bllokoje vendin e parë, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve po mbahet turniri “Adem Jashari” në futsall për nder të Epopesë së UÇK-së nën patronatin e FFK-së. Në këtë turne po marrin pjesë katër skuadra që janë: Prishtina, Prishtina 01, Drenica dhe Peja. Në gjysmëfinalen e parë Prishtina e mposhti Drenicën me rezultat 3-2 dhe kaloi në finale, kurse gjysmëfinalen e dytë ndërmjet Prishtina 01 dhe Pejës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 5-4 Finalja ndërmjet Prishtinës dhe Prishtina 01 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Sumuesi i Prishtinës Mërgim Dervishaj i cili realizoi njërin nga golat në fitoren kundër ...
Komentet te Prishtina dhe Prishtina 01 në finale të turneut “Adem Jashari” në futsall Janë të Mbyllura
Një tjetër tërmet shkatërrues goditi Zelandën e Re, me një madhësi prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter. Kësaj radhe, epiqendra ishte pak më në veri të oqeanit, pranë ishullit Kermadek. Ky është tërmeti i dytë me një madhësi prej mbi shtatë ballë në vetëm disa orë. Një tërmet me fuqi 6.9 ballë sipas shkallës së Rihterit tronditi Zelandën e Re më herët sot, njoftoi Aleanca Sizmologjike e SHBA dhe u dha një paralajmërim për cunami. Valët e cunamit mund të formohen 270 kilometra nga epiqendra e tërmetit, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor. NBC News raporton se epiqendra e tërmetit është në verilindje të Zelandës së Re, në ...
Komentet te Zelanda e Re goditet nga një tërmet tjetër edhe më i fuqishëm Janë të Mbyllura