Ish-emisari i Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë. Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku lideri i Vetëvendosjes thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, shkruan Grenell në Twitter.

This must be condemned by @JoeBiden and his Administration.

Why is Albin Kurti talking about imploding his own country?! @StateDeptSpox @jakejsullivan @USAmbKosovo https://t.co/6SHutJ6B3g
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 4, 2021

Komentet te Grenell: Pse Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja. Haradinaj ka falënderuar ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës, flasin për nevojën e konstituimit të institucioneve Janë të Mbyllura
Kandidati për president e dëshiron yllin e Manchester City-t. Joan Laporta ka pranuar se do të mundohet të transferoj sulmuesin e Manchester City-t Sergio Aguero, kur ai do të zgjidhet si president i Barcelonës të dielën, raporton “Daily Mail”. Aguero mund të transferohet tek Barcelona gjatë verës, me parametra zero, ku Laporta si duket beson se mund ta bind argjentinasin t’i bashkohet bashkëkombësit të tij Lionel Messi, përcjell KosovaPress. 32 vjeçari momentalisht ka vlerë prej 35 milionë eurosh, por në fund të këtij sezoni do të jetë si lojtar i ri pa kontratë./KosovaPress ...
Komentet te Laporta premton transferimin e yllit të Manchester Cityt Janë të Mbyllura
Një vajzë e re është vrarë dhe trupi i saj është copëtuar në një apartament mbi një dyqan fast-food-i pasi u josh nga një i panjohur një mbrëmje të vonë. 24-vjeçari Azam Mangori, kishte joshur 32-vjeçaren e ndjerë Lorraine Cox, e cila po kthehej në shtëpi pasi kishte qenë në një bar me miqtë e saj në Exeter, në jug të Britanisë. Dje në gjykatë u tregua sesi Mangori kishte bërë seks me Lorraine në një rrugicë para se ta merrte atë në dhomën e tij. Ai më pas e kishte vrarë dhe kishte copëtuar trupin e saj në shtatë pjesë, të cilat i kishte mbajtur për disa ditë në ...
Komentet te E reja e vritet e copëtohet pasi joshet në apartamentin e të panjohurit pas mbrëmjes me miqtë Janë të Mbyllura
Mesfushori bëri paraqitjen e parë në Ligën 1 të Francës në moshën 18 vjeçare. Gjiganti anglez Chelsea ka shprehur interesim serioz në mesfushorin 21 vjeçar të Monacos Aurelien Tchouameni, raporton “ESPN”. Francezi ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Ligën 1 të Francës, duke e ndihmuar skuadrën e tij Monacon drejt hyrjes në Top 4, përcjell KosovaPress. Tchouameni është spikatur nga skautët e Chelsea-t për aftësitë e tij të mira si mesfushor shkatërrues, ku këtë gjë e tregon edhe përqindja e madhe që e ka 21 vjeçari për ndalje të aksioneve, respektivisht ka sukses prej 98% në ndërhyrje të sakta./KosovaPress ...
Komentet te Chelsea po synon të transferoj Tchouamenin Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit A.B., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 2 mars 2021 në Ferizaj, në shtëpinë e tyre, pas mosmarrëveshjeve paraprake, ka kanosur dhe lënduar tani të dëmtuarën bashkëshorten e tij. Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë përmbushur kushtet për ...
Komentet te Një muaj paraburgim për dhunë në familje Janë të Mbyllura
Është konfirmuar që ndeshja e kthimit mes Liverpool-it dhe RB Leipzig-ut në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Budapest. Gjiganti anglez do të jetë vendas në Hungari, ku edhe ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në po të njëjtin shtet, si pasojë e protokollit anti-Covid-19, përcjell KosovaPress. Rregulli i golave si mysafirë qëndron, pavarësisht se ndeshjet zhvillohen në stadiumin e njëjtë në Budapest. Ndeshjen e parë e fitoi Liverpooli, ku rezultati përfundimtar ishte 0:2, me golat e Mane dhe Salah./KosovaPress ...
Komentet te Liverpooli si vendas në Budapest kundër RB Leipzig Janë të Mbyllura
Në Prishtinë është sekuestruar një armë dhe municion. Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor jugu, sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Golf 6. Polica nëpërmjet një komunikate për medie bëjnë të ditur se “Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një (1) revole të tipit Visa , si dhe 6 fishekë. I dyshuari; A.M. mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose ...
Komentet te Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, theksoi se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit. Mehmeti tha se nëse ndodh edhe një mbyllje për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, BQK ka identifikuar sot së bashku me komunitetin e biznesit nevojat për mbështetjen e ekonomisë. Mehmeti: Ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë Video “Nëse veç ndodhë që të kemi edhe një mbyllje të mëtutjeshme, pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot së bashku me Fondin Kosovar për ...
Komentet te BQK: Ka kapacitete të mjaftueshme për mbështetje të ekonomisë në rast të mbylljes totale Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër, ku ka qëndruar me ftesë të Parlamentit Zviceran. Përgjatë kësaj vizite, ajo është takuar me krerët e shtetit zviceran, me të cilët u diskutua bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, ndihma në fushën e zhvillimit, identifikimi i fushave të reja në sferën e bashkëpunimit bilateral si dhe projekte konkrete. Nëpërmjet një komunikate nga zyra e presidentit thuhet se Osmani ka falënderuar për mikpritjen dhe takimet përmbajtjesore Presidentin e Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi, Presidentin e Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve), Alex Kuprecht, Zëvendëspresidentin dhe ministrin e punëve të jashtme, Ignazio Cassis, nënkryetaren e parë të Këshillit ...
Komentet te Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër Janë të Mbyllura