LDK mbledh kryetarët e degëve (LDK, ora 16:00) Do të ketë video – LIVE Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në debat me të rinjtë e qytetit (Video) KEDS dhuroi 50 kompjuterë për SOS Fshatrat e Fëmijëve (Video) Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka filluar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me kryetarë të degëve të kësaj partie. Besian Mustafa nga kjo parti tha mbledhja është thirrur për të të diskutuar për çështje teknik rreth përgatitjeve për Kuvendin e LDK-së me 14 mars ku pritet të zgjidhet kryetari i ri. Mbledhja e sotme është thirrur nga kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa. Më 14 mars 355 delegat nga 38 degë të LDK-së nëpër të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do dihet kush janë kandidatët për kryetar./KosovaPress ...
Komentet te Fillon mbledhja e kryetarëve të degëve të LDK-së Janë të Mbyllura
Dogana e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti, ka arritur të inkasojë afër 167 milionë euro apo 10 përqind më shumë të hyra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Udhëheqësi i drejtorisë së zbatimit të ligjit në këtë institucion, Bashkim Arifi, në një konferencë për media, tha se projeksioni i të hyrave për vitin 2021, është rreth 1.2 miliardë euro, i cili edhe mund të arrihet nëse vazhdohet me trendin e dy muajve të parë të këtij viti. Arifi: Dogana e Kosovës në total ka arritur shumën afër 167 milionë Video “Gjatë periudhës raportuese për këta dy muajt e parë të vitit të hyrat ...
Komentet te Dogana arrin 10 % më shumë të hyra se sa dy muajt e parë të vitit të kaluar Janë të Mbyllura
Është arrestuar personi i dytë për vrasjen e 23 vjeçarit M.K. Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës nëpërmjet një komunikate për medie kanë treguar se është arrestuar B.H 24 vjeçar i cili dyshohet të jetë përfshirë në veprën penale “vrasje e rëndë” që kishte ndodhur me 12 shkurt 2021 në Mitrovicë. “Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, dy ditë më parë kanë arrestuar personin e dytë të dyshuar B. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për përfshirje në veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Identifikimi dhe arrestimi të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprën ...
Komentet te Vrasja e 23 vjeçarit në Mitrovicë, arrestohet edhe një person Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është shprehur i gatshëm për t’i mbështetur në forma të ndryshme të rinjtë e qytetit të tij. Ai gjatë një diskutimi me të rinjtë lipjanas tha se të njëjtit do mbështeten përmes stimulimeve financiare dhe ambiente retroaktive. Derisa debatet e tilla i cilësoi si të dobishme për qytetin e Lipjanit. Ahmeti: Takime të tilla na shërbejnë për të caktuar prioritetet Video: “Tryeza dhe takime të tilla na shërbejnë për të evidentuar, detektuar ose diçka në menaxhim, ose në prioritizimin e punëve që ka komuna. Fakti tjetër që përmes tryezave të tilla, debateve të tilla mund të na prodhojnë idetë në prioritetet ...
Komentet te Ahmeti premton mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë Janë të Mbyllura
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim të ndërsjellët në trajtimin e sfidave dhe përpjekjeve drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Me këtë rast, kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar shefin e EULEX-it, me punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa, shefi i EULEX-it, Wigemark, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen për prokurorinë në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit. Lumezi ...
Komentet te Lumezi priti në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark Janë të Mbyllura
Një person ka vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë. Kështu bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. Në aksident janë përfshirë pesë automjete civile. “Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore ...
Komentet te Një i vdekur dhe 9 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë Janë të Mbyllura
Në vitin 2020-të si pasojë e pandemisë COVID-19, ekonomia e Kosovës pësoi rënie 7.2 përqind. Kështu bëri të ditur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, ndërsa thotë se kanë identifikuar nevojat dhe se do të ndërmarrin masat adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale. Me ç’rast Guvernatori Mehmeti sot takoi edhe komunitetin e biznesit për të identifikuar nevojat për mbështetjen e ekonomisë, në rast se veç ndodhë sërish një mbyllje si pasoje e pandemisë COVID-19. “Masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat ...
Komentet te BQK: Do të ndërmarrim masa adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale Janë të Mbyllura
Një 4-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carallukë të Malishevës. Pasi u godit nga vetura, fëmija u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku edhe ndërroi jetë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. “Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë -rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiu është pa shenja jete”, tregon Gjurkaj Gjurkaj tregon se është identifikuar i dyshuari që shkaktoi aksidentin, dhe S.P është dërguar ...
Komentet te Goditet për vdekje një 4-vjeçar në Carallukë të Malishevës Janë të Mbyllura
591 raste pozitive dhe 7 të vdekur nga COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit. Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 386 TË SHËRUAR DHE 591 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë ...
Komentet te 7 të vdekur dhe 591 raste pozitive nga COVID-19 Janë të Mbyllura