Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Moti gjatës kësaj jave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një zyrtar i lartë i EMA-s (European Medicines Agency/Agjencia Evropiane e Barnave) u bëri të dielën thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian, që të përmbahen nga dhënia e miratimeve kombëtare për vaksinën Ruse COVID-19 “Sputnik V”, për shkak të sigurisë dhe efektivitetit të saj. Një kadet në Akademinë Ushtarake Smolensk u paralizua pasi mori vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”. “Na duhen dokumente që mund t’i shqyrtojmë. Ne, gjithashtu, për momentin nuk kemi të dhëna … për njerëzit e vaksinuar. Është e panjohur. Kjo është arsyeja pse unë do të këshilloja urgjentisht kundër dhënies së një autorizimi kombëtar të emergjencës”, tha kreu i bordit drejtues të EMA-s, Christa Ëirthumer-Hoche për një ...
Komentet te Evropianët: Kujdes me vaksinën ruse – një u paralizua Janë të Mbyllura
54 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë në oksigjenoterapi dhe 2 të tjerë janë në respirator (CPAP). “54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë ...
Komentet te 54 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Zgjidhja e së ardhmes së Lionel Messit te Barcelona do të jetë problemi i parë i Joan Laportas pas ri-zgjedhjes president i klubit për herë të dytë. Joan Laporta është konfirmuar si presidenti i ri i Barcelonës dhe ai tashmë ka folur për të ardhmen e Lionel Messit në klub. Barcelona ishte përfshirë në një betejë serioze për të mbajtur Messin verën e kaluar, me superyllin argjentinas që e bëri të qartë se ai ishte i etur të largohej. Barcelona përfundimisht e bindi Messin të qëndronte, por ka pasur një debat të vazhdueshëm nëse largimi i tij u shtye vetëm për një vit, përcjellë KosovaPress. Një pjesë e madhe e ...
Komentet te Laporta e thotë menjëherë: Kjo është shenja që Messi qëndron te Barcelona Janë të Mbyllura
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda afatit ligjor prej 72 orëve, do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputetë të subjekteve politike, kundër ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt. PZAP-i thotë se për përfundimin e vendimmarrjes lidhur me këto apele, sot rreth orës 13:00 do t’i njoftojë mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it. “Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër ...
Komentet te PZAP sot jep detaje për të gjitha ankesat Janë të Mbyllura
Ditë më parë në mediat vendore bëri bujë të madhe lajmi që brenda zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me një përleshje fizike ndërmjet kryetarit të federatës, Agim Ademi, si dhe sekretarit të përgjithshëm të saj, Eroll Salihut. Dy ditë më pas, të dy emrat e apostrofuar në këtë ngjarje të raportuar nga mediat, dolën me një deklaratë të përbashkët përmes të cilës mohuan se diçka e tillë kishte ndodhur. Se ajo çfarë ishte raportuar nga mediat nuk ka të bëjë fare me realitetin e ka thënë për KosovaPress vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke i ...
Komentet te “Sherri” i raportuar brenda FFK-së dhe rikandidimi për të parin e federatës, flet Agim Ademi Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe ...
Komentet te Covid-19, mbi 1600 të vdekur që nga rastet e para në Kosovë Janë të Mbyllura
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, sot nga ora 10.00 në Sheshin “Skënderbeu” organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aksioni protestues ka për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë. Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës për shkak të COVID-19, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me ...
Komentet te QIKA organizon aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Gruas Janë të Mbyllura
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë nga ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë, me kërkesë për përmbushjen e pagave për punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës. Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së tyre, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur zotimin e dhënë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët. “Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë ...
Komentet te Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë sot për paga Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sot do të nënshkruajë marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’ rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./KosovaPress ...
Komentet te Hoti do të nënshkruajë marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla Janë të Mbyllura