Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me rastin e festës së 8 marsit ka takuar gratë në biznese të kësaj komune, ku kanë diskutuar për sfidat e tyre në përballjen me pandeminë COVID-19. Ahmeti u shpreh se tashmë si komuna i kanë krijuar mundësitë financiar për të mbështetur sa më shumë bizneset e grave në këtë komunë. Ahmeti: Kemi mundësi t’i përkrahim gratë në biznes Video “Tashmë ekziston gatishmëria dhe potenciali dhe mundësitë tona financiar, ekzistojnë për të zgjeruar gamën e aktiviteteve apo për të zgjeruar mundësinë e aktiviteteve me të cilët aplikojnë gratë në biznes. Këtu nuk bëjnë fjalë vetëm për gratë që merren me OJQ, por bëhet ...
Komentet te Imri Ahmeti premton mbështetje për gratë në biznes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Është bërë hapja solemne e kompanisë “EM Corporation” që në kuadër të saj do të operojnë njësitë EM expresspost, Em expeessmall, EM Cargo customs agency. Hapja solemne e kompanie është bërë në Merdare, mirëpo shërbimet postare, shërbime doganore dhe shërbime të tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e këtyre njësive ofrojnë në të gjitha terminalet e Kosovës. Ardiana Boçaj, përfaqësuese e kompanisë “EM Corporation”, tha se të gjitha këto njësi apo filiale janë të ndërlidhura që nga fillimi që të plotësojnë dhe përmbushin kërkesat dhe nevojat e klientëve. Boçaj: “EM Corporation” është e shtrirë në të gjitha terminalet e Kosovës Video “Është zgjedhur pikërisht pika në Merdare, edhe pse kjo kompani ...
Komentet te Hapet kompania “EM Corporation” në Merdare për shërbime postare dhe doganore Janë të Mbyllura
Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorët e Lotarisë së Kosovës të cilët protestuan para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre për cilat thonë që nuk po i marrin tash e një vit. Protesta përfundoi pas takimit që kanë pasur Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës me ministrin e Financave. Ata kanë marrë premtim se do të shqyrtohet kërkesat e tyre për paga. Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se i kanë dhënë afat qeverisë që deri në fund të kësaj jave të shqyrtojë kërkesën e tyre. Në të kundërtën tha se do të shqyrtojnë sërish mundësinë për të protestuar./KosovaPress ...
Komentet te Përfundon protesta, punëtorët e lotarisë i japin ultimatum qeverisë për pagat Janë të Mbyllura
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka ndarë mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës, të cilat kanë kontribuuar në luftën kundër Covid-19. Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së, ka bërë të ditur për KosovaPress se viti i kaluar ka qenë i rëndë për të gjithë, por në veçanti për punëtorët shëndetësorë. Sipas tij, merita më e madhe e mjekut është kur përfundon karrierën e tij dhe del faqebardhë në pension, ndërsa institucionet duhet të dëshmojnë se kontributi I tyre mbetet i paharrueshëm. Sejdiu: Mjekëve pensionistë duhet t’ua bëjmë me dije se nuk i harrojmë dhe ata vazhdojnë të jenë pjesë e jona (video) “Besoj ...
Komentet te Ndahen mirënjohje për mjekët në pension dhe institucionet shëndetësore në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë tek Monumenti Heroinat për të parën herë u organizua marsh me biçikleta për të transformuar shoqërinë e qytetet tona. Një grua në biçikletë është një grua e pavarur, e fuqishme dhe e emancipuar, thonë organizatorët e këtij marshi. Organizatorja e këtij marshi, Fitore Pacolli para gazetarëve thotë se simbolika e kësaj është se gratë në çdo qytete të Kosovës pengohen të lëvizin lirshëm qoftë në trotuare, e rrugë dhe se shumica e burrave janë ngasës të veturave dhe gratë të cilat nuk kanë vetura varen nga burrat. Për çka në këtë rast Pacolli thotë se biçikletat mund të shërbejnë si mjet që gruaja ...
Komentet te Marshi i grave me biçikleta, Pacolli: Përçon mesazhin për ndryshimin e shoqërisë dhe transformimin e qyteteve Janë të Mbyllura
OJQ ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 16:00) Anulohet dhe zëvendësohet me OJQ ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 16:00) Anulohet dhe zëvendësohet me Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Zyret e KQZ-së, ora 14:00) Do të ketë video-Live Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kthehet nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj. Në pritjen e tij do ta jenë të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura
Joan Laporta festoi triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, duke tejkaluar rivalët Víctor Font dhe Toni Freixa. Bosi i ri i Barças festoi me ekipin e tij të punës dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh inkurajues në lidhje me duelin kundër París Saint Germain (PSG). Pavarësisht fitores 4-1 të PSG-së në ndeshjen e parë të fazës së 1/16, Joan Laporta beson se Barcelona mund të befasojë në “Parkun e Princave”, përcjellë KosovaPress. “Le të shkojmë në Paris për të parë nëse mund të kthehemi!”, tha 58-vjeçari spanjoll. Me Lionel Messin, Barcelona do të vizitojë PSG-në më 10 Mars. Klubi francez është favoriti i madh për të ...
Komentet te Euforia e Laportas: Shkojmë në Francë me idenë e përmbysjes Janë të Mbyllura
Vetëm 36 përqind e ministrave të qeverisë në detyrë Hoti kanë pasuri në emër të bashkëshortes, për dallim nga ish qeveria Kurti, ku 85 përqind e ish ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre. Ndërkohë në nivelin e qeverisjes lokale, 55 për qind e kryetarëve të komunave kanë deklaruar pasuri në emër të bashkëshortes së tyre. Këto të dhëna u bënë publike sot, në ditën e gruas nga Lëvizja Fol, e cila bëri publikimin e raportit “Pasuria e (pa)ndarë- Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. Alba Jakupi nga “FOL” derisa bëri publik raportin, kërkoi të formohet një strategji për zbatimin e plotë të ...
Komentet te FOL: Në qeverinë Hoti 36 % e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, në ish qeverinë Kurti kishte 85 % Janë të Mbyllura
Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre. Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike. Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit./KosovaPress ...
Komentet te Protestojnë punëtorët e lotarisë: Që një vit nuk i kemi marrë pagat Janë të Mbyllura
Në kuadër të aktivitetit për “Shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga programi i rimëkëmbjes ekonomike. Për arsye të pandemisë, sot ka pasur një numër të vogël të nënshkrimeve – përfitueseve, vetëm 16 nga 250 përfituese gra. Duke uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka falënderuar gratë për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri. Megjithëse, Hoti tha se pandemia tash e një vit ka ndikuar kryesisht edhe te bizneset e vogla dhe të mesme ku gratë janë të fokusuara. Hoti: Pandemia ka ndikuar kryesisht te bizneset e vogla ...
Komentet te Hoti: Fuqizimi i grave në ekonomi dhe eliminimi i dhunës ndaj tyre të mbetet prioritet Janë të Mbyllura