Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Shkencëtarët zbulojnë se si dhe kur shumica e jetës në Tokë do të shuhet

Lajme
Atmosfera e Tokës aktualisht është shumë e pasur me oksigjen, por nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe nuk do të mbetet e tillë. Studimi i ri tregon se për një miliard vjet do të ketë aq pak oksigjen saqë shumica e organizmave aerobike shumëqelizore të varur prej tij do të zhduken. Oksigjeni sot përbën rreth 21 për qind të atmosferës së Tokës. Një atmosferë e tillë është ideale për organizmat e mëdhenj dhe kompleksë, të tillë si njerëzit, të cilët kanë nevojë për oksigjen për jetën. Por në fillim të historisë së Tokës, nivelet e oksigjenit ishin shumë më të ulëta dhe ka të ngjarë të jenë përsëri të ulëta ...
Komentet te Shkencëtarët zbulojnë se si dhe kur shumica e jetës në Tokë do të shuhet Janë të Mbyllura

​Klopp: Kjo është një ditë e re e vështirë për të gjithë në Liverpool

Sport
Jurgen Klopp pranoi se ai thjesht nuk di se si ta nxjerrë ekipin e Liverpoolit nga letargjia pas humbjes së gjashtë radhazi në shtëpi. Liverpool humbi në “Anfield” dhe nga Fulham (0: 1), dhe më parë ata mbetën me ‘duar të shkurtra’ në seri kundër Burnley, Brighton, Manchester City, Everton dhe Chelsea. Skuadra e tij thjesht nuk duket si ajo që mposhti kundërshtarët e saj sezonin e kaluar, kur “të kuqtë” arritën titullin e kampionit pas 30 vjetësh. Ata aktualisht janë në vendin e shtatë me 43 pikë, të ndjekur nga një luftë e vështirë për pozitën në mesin e katër më të mirëve dhe një vend që të çon ...
Komentet te ​Klopp: Kjo është një ditë e re e vështirë për të gjithë në Liverpool Janë të Mbyllura

Humb jetën tragjikisht miliarderi francez

Rajoni dhe Bota
Deputeti, njëherësh miliarderi francez Olivier Daso ka vdekur sot në një përplasje helikopteri në Deauville, në veriperëndim të Francës, thanë burime pranë parlamentit dhe hetimit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha nderim deputetit të Republikanëve të krahut të djathtë, duke deklaruar se Daso e donte dhe i shërbente vendit të tij. Daso (69) është djali i politikanit dhe miliarderit të njohur Serge Daso, i cili vdiq në vitin 2018. Sipas revistës “Forbes”, Olivier Daso zotëron rreth pesë miliardë euro dhe familja e tij konsiderohet ndër më të pasurat në Francë./KosovaPress ...
Komentet te Humb jetën tragjikisht miliarderi francez Janë të Mbyllura

​Slloveni, numri i të vdekurve në janar për 1/3 më i lartë se në muajin e njëjtë të 2020-ës

Rajoni dhe Bota
Në Slloveni, 2.617 njerëz vdiqën në janar të këtij viti, që është 32.8 për qind më shumë se në të njëjtin muaj në vitin 2020 dhe 27.5 për qind më shumë se mesatarja e atij muaji nga 2015 në 2019, sipas të dhënave të botuara sot nga Shërbimi Shtetëror i Statistikave. Në tre ditët e janarit, më shumë se 100 vdekje u regjistruan në ditë, dhe më së shumti më 17 janar, kur vdiqën 111 persona, nga të cilët 40 si rezultat i COVID-19, raporton agjencia e lajmeve Hina. Mesatarisht, në muajin e parë të vitit 2021, kishte 84 vdekje në ditë, dukshëm më pak se në dhjetor të vitit ...
Komentet te ​Slloveni, numri i të vdekurve në janar për 1/3 më i lartë se në muajin e njëjtë të 2020-ës Janë të Mbyllura

​Eksperimenti COVID në Amsterdam – performanca e parë live brenda vitit

Rajoni dhe Bota
Adhuruesve të muzikës në Amsterdam iu dha mundësia të pushonin nga ndalimi i tubimeve për shkak të COVID-19 dhe të merrnin pjesë në performancën e tyre të parë live brenda vitit. Në të njëjtën kohë, ata ranë dakord të ishin në një eksperiment shkencor. Përkatësisht, 1.300 njerëz u lanë të lirë në kushte të kontrolluara rreptë për performancën e DJ holandezë në sallën më të madhe të muzikës “Ziggo Dome”, e cila mund të pranojë 17.000 vizitorë. Të gjithë duhej të posedonin PCR negativë para se të hynin në performancë dhe u ndanë në gjashtë grupe me kufizime të ndryshme në lidhje me mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Të ...
Komentet te ​Eksperimenti COVID në Amsterdam – performanca e parë live brenda vitit Janë të Mbyllura

Prishtina fiton derbin ndaj Pejës

Sport
Sigal Prishtina ka shënuar sonte fitore ndaj Pejës me rezultat 94:84, në kuadër të javës 22 në Superligën e Kosovës në basketboll. Mysafirët në çerekun e parë kishin epërsi deri në 14 pikë, 13:27, kurse kjo pjesë përfundoi 18:29. Por, kundërpërgjigjja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë deri në një pikë, derisa pjesa e parë përfundon 47:48. Në periudhën e tretë, Prishtina arriti epërsinë në 9 pikë 65:56, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:64. Bardh-e-kaltrit kishin epërsi konstante në 10 minutat e fundit që shkoi deri në 12 pikë, ndërsa tre minuta nga fundi, pejanët ngushtuan në 81:77, por Prishtina menaxhoi ...
Komentet te Prishtina fiton derbin ndaj Pejës Janë të Mbyllura

​Sociedad humbi një penallti dhe mposht Levante

Sport
Futbollistët e Real Sociedad fituan në shtëpi kundër Levante me rezultat 1:0 në xhiron 26 të La Ligës spanjolle. Mikel Merino i solli fitoren Sociedad me një gol në minutën e 10-të. Vetëm 12 minuta më vonë Mikel Oyarzabal humbi një penallti, por skuadra nga San Sebastian nuk reflektoi në rezultat. Sociedad regjistroi fitoren e 12-të në kampionat dhe renditet i pesti në tabelë me 45 pikë, ndërsa Levante në vendin e 10-të me 32 pikë. Në xhiron e ardhshme, Sociedad do të presë Granadën, ndërsa Levante do të takojë Valencian./KosovaPress ...
Komentet te ​Sociedad humbi një penallti dhe mposht Levante Janë të Mbyllura

Vaksinohet pa i ardhur radha- dorëhiqet kryetari i Corleone

Rajoni dhe Bota
Kryetari i bashkisë së qytetit sicilian Corleone, Nicolo Nicolosi, bëri sot të ditur dorëheqjen e tij pasi që ai mori një vaksinë kundërCOVID-19 para se t’i vijë radha. “Unë nuk fjeta një natë para se të mendoja për vendimin dhe arrita në përfundim se ishte e drejtë të jepja dorëheqjen,” tha Nicolosi (78), njoftoi agjencia italiane ANSA. Media njoftoi se policia po hetonte rastin. Italia filloi vaksinimin në fund të dhjetorit dhe përparësia iu dha punëtorëve mjekësorë dhe personave më të vjetër se 80-vjeç. Sidoqoftë, Nicolosi atëherë tha se politikanët lokalë si ai duhet të mbrohen menjëherë nga virusi korona, si dhe punonjësit e mjekësisë. Përveç Nicolosit, këshilltarët e qytetit ...
Komentet te Vaksinohet pa i ardhur radha- dorëhiqet kryetari i Corleone Janë të Mbyllura

Qytetarët nderojnë veprën e komandantit Adem Jashari

Lajme
Pas tri ditë aktivitetesh të shumta, sonte me ndezjen e flakadanëve në Prekaz ka përfunduar manifestimi Epopeja e lavdishme e UÇK-së, në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit të saj legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Shënimi i kësaj date të madhe në historinë e kombit shqiptar është mbajtur me një sërë aktivitetesh kulturore-sportive dhe homazhe në nderim të atyre që ranë për të mos vdekur kurrë. Qytetarë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, për tri ditë radhazi kanë ardhur në Prekaz, për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e komandant Adem Jashari dhe familjes së tij në betejën e lavdishme të 5, 6 ...
Komentet te Qytetarët nderojnë veprën e komandantit Adem Jashari Janë të Mbyllura

United festoi në derbi dhe ndërpreu serinë e City

Sport
Futbollistët e Manchester United mposhtën ekipin e Manchester City me 2:0 (1:0) si mysafirë në “Etihad”, në derbin e qytetit. Edhe një herë, Ole Gunnar Solskjaer u tregua i vështirë për Pep Guardiola, kështu që United, ashtu si sezonin e kaluar, ia mori pikët rivalit të qytetit. Më e rëndësishmja, kjo ishte fitorja e tyre e parë në ndeshjet me klube nga “gjashtëshja e tabelës” këtë sezon, dhe kjo i solli ata përsëri në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligë përpara Leicester. Para kësaj ndeshje, City kishte 21 fitore radhazi. Doli që City ndaloi dhe se United vazhdoi një seri të pabesueshme të ndeshjeve të pamposhtura në Premier ...
Komentet te United festoi në derbi dhe ndërpreu serinë e City Janë të Mbyllura