Zlatan Ibrahimovic tha se ai është i hapur për të zgjatur kontratën e tij në Milan nëse drejtori teknik Paolo Maldini e dëshiron një gjë të tillë, Ibrahimovic ka shkëlqyer që kur u kthye në Milano për një aventur të dytë në janar të vitit të kaluar. Ish-ylli i Manchester United dhe Paris Saint-Germain, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, ka shënuar 14 gola në Serie A për të ndihmuar Milanin të renditet në pozitën e dytë, tre pikë larg rivalëve të qytetit Inter, përcjellë KosovaPress. I pyetur për të ardhmen e tij, Ibrahimoviç tha për “Che Tempo Che Fa” të RAI përmes RAI: “Nuk e di, ...
Komentet te Ibra zbulon kushtin e tij për të rinovuar me Milanin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kuzhinieri i restorantit “Steak House” i cili u lëndua nga bombola e gazit në Ferizaj, kthehet sot nga Austria ku ishte dërguar për trajtim mjekësor. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Enver Xhokli do të kthehet sot në Prishtinë në ora 14:15. Në pritje të Xhoklit do të jetë i pranishëm edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Kujtojmë që më 5 janar të këtij viti në Ferizaj shpërtheu bombola e gazit ku la të lënduar dhjetëra të pranishëm. Ndërsa, përshkak të lëndimeve që kishte marrë nga ky shpërthim ka vdekur 20 vjeçarja F.H e cila ishte dërguar për trajtim në ...
Komentet te Kthehet sot nga Austria kuzhinieri që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj Janë të Mbyllura
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku në shenjë proteste për mosndarjen e punëve të shtëpisë në mes gruas dhe burrit, është përmbysur një tavolinë me pjata. Aksioni i tyre protestues kishte për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë̈ gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë̈ dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë̈ këtë formë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë̈. Leonita Mulliqi, përfaqësuese e QIKA-së, tha se punët e shtëpisë i kanë mbetur gruas si obligim i natyrshëm për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve. Mulliqi: Të ndalet ndarja tradicionale ...
Komentet te Me aksion simbolik kërkohet përmbysja e roleve gjinore Janë të Mbyllura
Inter dhe Atalanta takohen në “Giuseppe Meazza” këtë mbrëmje, dhe as Antonio Conte e as Gian Piero Gasperini nuk duket se kanë dyshime për formacionin e tyre. Conte mund të mbështetet në një skuadër të plotë me Arturo Vidal që pritet të kthehet në formacion për të zëvendësuar Christian Eriksen, i cili filloi pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit Serie A radhazi. Alexis Sanchez shënoi dy herë kundër Parmas të enjten, por ai do të startojë nga stoli këtë mbrëmje, me Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez përpara në sulm. Do të jetë një takim midis forcave më të mira sulmuese në Serie A, përcjellë KosovaPress. Gasperini ka të ngjarë të ...
Komentet te Inter – Atalanta, Conte vjen me ndryshime në formacion Janë të Mbyllura
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, znj. Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Me këtë nominim Federata e Basketbollit të Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”. Kjo fushatë synon që t ‘i motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti. Nga FBK veprim konkret, një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te Në ditën e gruas, FBK nominon një grua për kryetare të KOK-ut Janë të Mbyllura
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Ismajli bëri të ditur 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13805 mostra, 3951 kanë rezultuar pozitivë, 3646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 ...
Komentet te 63 pacientë të Gjilanit me COVID-19 janë në hospitalizim Janë të Mbyllura
Një luftë e ashpër po zhvillohet në Premier Ligë, ashtu siç ndodh në çdo sezon, ndërmjet skuadrave që pretendojnë të sigurojnë njërën nga pozitat e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Duke parë se Manchester City po thuajse e ka mbyllur garën për titull pasi tashmë ka 11 pikë më shumë se vendi i dytë, janë 7 skuadra që po luftojnë për një vend në garën më të rëndësishme evropiane, Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress. Dy prej tyre padyshim se janë Chesea dhe Evertoni që mbajnë pozitat katër dhe pesë si dhe kanë vetëm një pikë diferencë ndërmjet tyre në të mirë skuadrës së Thomas ...
Komentet te Chelsea – Everton, beteja për një vend në Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura
Në kuadër të aktivitetit për “Shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë. Përfituese nga ky program sot ishin fillimisht 16 gra në biznese të vogla. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se sikur shumë vende të tjera edhe Kosova është përballur me një situatë të vështirë në pandemi, sipas të cilit mbështetja e sotme me mjete financiare është një kontribut i veçantë. “Është fakt që pandemia ka ndikuar për sigurimin e të ardhurave për familjet. Kjo mbështetje duhet të vazhdojë nga ...
Komentet te Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Hoti nënshkruhen pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese Janë të Mbyllura
Sot është dita e fundit e afatit të partive politike për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit. Brenda kampit socialist, por edhe të opozitës, shumë pak emra janë zbuluar nga vetë kryeministri Rama, por edhe kryetari i opozitës së bashkuar Basha, kryesisht drejtuesit e fushatës në qarqe. Ditët e fundit, disa deputetë kanë bërë publik vendimin për të hequr dorë vullnetarisht nga rikandimimi, ndërsa janë mësuar edhe të rinjtë, që garojnë për herë të parë më 25 prill, si Çomo apo Bozo. Një ditë më parë, ish-deputeti Alfred Peza njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e ekipit të Partisë Socialiste, i cili falënderoi ...
Komentet te Skadon afati për listat, mësohen të gjithë emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Katër shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit. Raportohet se babë e bir kanë humbur jetën. Mësohet se zjarri ka nisur në njërën prej shtëpive në pronësi të Xhovan Vangjeli, ku si pasojë flakët janë përhapur në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit, raporton Ora News. “Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është ...
Komentet te Shkrumbohen 4 shtëpi në Muzakaj të Beratit, vdesin babë e bir, dyshohet për një të tretë Janë të Mbyllura