Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te fillimi i bisedimeve erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën nga 27 vendet e atëhershme të BE-së, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Në një gjë të tillë kontribuoi mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Dialogun teknik në vitin 2011 e ka udhëhequr Qeveria e Kosovës, dhe në krye të ekipit negociator të Kosovës ishte Edita ...
Komentet te 10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet. Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet. Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, prej orës 12:00 do të ...
Komentet te “Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë Janë të Mbyllura
Departamenti amerikan i Mbrojtjes më 8 mars 1994 shpalli ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës, me qëllim që të parandalohen dëmet që u bëhen përdoruesve pasivë të duhanit. Ligji është në shërbim të zvogëlimit të shpenzimeve mjekësore, të rritjes së produktivitetit në punë, si dhe bërjen e vendit të punës një vend më të pëlqyer nga njerëzit. Përfitime të tjera nga ky ligj shihen edhe parandalimi i shkaktimit të zjarrit, pastërtia në vendin e punës, ambiente më të pastra, si dhe shumë e rëndësishme; frymëzimi i duhanpirësve për të hequr dorë nga pirja e duhanit, përcjell KosovaPress. Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se ndalimi i duhanit në ...
Komentet te SHBA ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës para 27 vjetësh Janë të Mbyllura
Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka ...
Komentet te Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas Janë të Mbyllura
Përbërësit: 2 kungulleshka të mëdha 2 vezë 2 qepe te njoma 250 gr miell djathë të coptuar kripë dhe piper i zi majdanoz pluhur për ëmbëlsira Përgaditja: 1. Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni. 2. Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit. 3. Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper. 4. Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë. 5. Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende. 6. Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt. /RTK ...
Komentet te QOFTE VEGJETARIANE ME PERIME; RECETA E THJESHTË DHE E SHIJSHME Janë të Mbyllura
Vështirë se mund t’i rezistosh shijes tradicionale së kësaj ëmbëlsire të shkrifët, të butë, ëmbëlsuar me sherbet e mjaltë. E përsosur, e lehtë, e shijshme! Fantastike për t’u shërbyer në raste festash por edhe për të krijuar momente të dashura, të ëmbla në familje. Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare. Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet dhe mjaltë. Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave. Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të ...
Komentet te REVANI TRADICIONALE ME MJALTË, NDJESIA PERFEKTE E SHJES Janë të Mbyllura
“Fondacioni Shqiptar në Holandë” ka organizuar një festë mes poezisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 7 mars në orën 19:00. Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptare dhe holandezë, të cilët i këndojnë gruas, dashurisë, bukurisë dhe mençurisë së saj, përpjekjes dhe betejave të saj për të qenë e barabartë, e respektuar, e nderuar në fillim të shekullit të 21. “Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Aq më tepër që në Shqipëri ajo ditë rri pranë Ditës së Mësuesit, një nga nga profesionet më thelbësore për shoqërinë. Pandemia na ka venë në sprovë solidaritetin, durimin, lidhjen midis brezave, idetë tona për jetën, besimin në demokraci, ...
Komentet te HOLANDË/ MBRËMJA POETIKE MBLEDH POETË SHQIPTARË DHE HOLANDEZË PËR 7-8 MARS Janë të Mbyllura
Disa nuk kanë kohë, nuk arrijnë, disa nuk kanë vullnet për të pastruar shporetin menjëherë, dhe disa thjesht e bëjnë atë punë një herë në javë. Por kur vendos të pastrojë shporetin e saj, çdo amvise ka shumë të ngjarë të kërkojë një mjet blerje për ta mirëmbajtur. Por nuk ka nevojë të thithni gazrat kimikë çdo herë kur bëni punët e shtëpisë. Ekziston një mënyrë më e thjeshtë, me të cilën mund të pastroni sipërfaqen e shporetit, madje edhe nga yndyrat kokëforta: Do t’ju duhen pastë shtëpie me sodë buke (Vendosni ½ gota sodë buke dhe disa lugë ujë në një tas të vogël. Rregulloni madhësinë e këtyre substancave ...
Komentet te Si të pastroni shporetin pa përdorimin e kimikateve Janë të Mbyllura
Rivali i Dinamos së Zagrebit në finalen e tetë të Ligës Evropa, Tottenham, mposhti sonte Crystal Palace 4:1 (1:1) në shtëpi në raundin e 27-të të kampionatit anglez të futbollit, dhe heroi me dy gola dhe dy asistime ishte i madh Harry Kane. Tottenham kaloi në epërsi në pjesën e parë pasi Kane vodhi topin nga Milivojeviq në minutën e 25-të, dhe më pas gjeti Bale, i cili nuk kishte asnjë problem për të tundur rrjetën. Mysafirët barazuan në fund të pjesës së parë – në kompensimin e gjyqtarit, Benteke shënoi për rezultatin 1:1. Fituesi u vendos në fillim të pjesës së dytë kur ekipi vendas kaloi në epërsi 3:1 ...
Komentet te Tottenham tregon fuqinë para ndeshjes me Dinamon, shkëlqejnë Kane dhe Bal Janë të Mbyllura
Zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës u mbajtën sot dhe favoriti kryesor për fitoren, Joan Laporta, ra në qendër të skandalit. Në prag të zgjedhjeve të sotme, një vajzë dëshironte një fotografi me Laporta, i cili u pajtua me të, kështu që pas xhirimit të fotografisë ai tha me një buzëqeshje: “Faleminderit, zemër. Kur të bëhesh 18 vjeç, më telefono”. Ky veprim shkaktoi zemërim në mes të një numri të mirë të tifozëve të Barcelonës. Një tifoz tha që kjo ishte gjëja më e neveritshme që kishte dëgjuar ndonjëherë në jetën e tij, ndërsa kishte nga ata që mbronin Laportën. Mbështetësit e tij pretendojnë se vajza nuk ishte e ...
Komentet te Favoriti për president të Barçës ngacmon vajzën: Më telefononi kur të mbushni 18-vjeç Janë të Mbyllura