Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kthehet nga Austria i lënduari nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, pritet nga Zemaj

Lajme
Enver Xhokli një nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restaurant në Ferizaj i cili ndodhi kohë më parë sot është kthyer në Kosovë nga Austria ku tash e sa kohë ka qëndruar për trajtim mjekësor. Ai kishte marr trajtim mjekësore në Spitalin e Gracit në Austri dhe gjendja e tij shëndetësore, tashmë është e mirë. Xhokli u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga familjarët e tij dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj ka falënderuar shtetin austriak për trajtimin e këtyre të lënduarve. Ai tha se Enveri shpejt do t’i kthehet aktiviteteve të tij pasi gëzon shëndet më të mirë. ...
Komentet te Kthehet nga Austria i lënduari nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, pritet nga Zemaj Janë të Mbyllura

PRINCI HARRY DHE MEGHAN FLASIN PËR PËRÇARJEN MBRETËRORE

ShowBiz
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, kanë folur në një intervistë tejet personale për diskutimet brenda familjes mbretërore britanike për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre, humbjen e mbrojtjes mbretërore dhe vështirësitë tjera që, sipas Dukeshës së Sussexit, kanë ndikuar që ajo të mendojë për dhënie fund të jetës.   Intervista me Oprah Winfreyn, e transmetuar më 7 mars në Shtetet e Bashkuara, një ditë para transmetimit në Britani, ka qenë e para prej kur çifti ka hequr dorë nga detyrat mbretërore. Harry, i cili është i gjashti në linjë për fronin britanik, ka thënë se është ndjerë i bllokuar nga jeta mbretërore dhe ka folur për befasinë ...
Komentet te PRINCI HARRY DHE MEGHAN FLASIN PËR PËRÇARJEN MBRETËRORE Janë të Mbyllura

Albin Tahiri kompleton rezultatet e nevojshme për normë Olimpike

Sport
Albin Tahiri ka fituar normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit të skijimit alpin për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Tahiri fitoi normën falë rezultatit të sotëm të arritur në garën e Rogllas së Sllovenisë. Ai doli i 40-ti me kohë 1:36.17 minuta pas dy lëshimeve, ndërsa fitoi 123.19 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, që ishin të mjaftueshme për të kompletuar rezultatet e nevojshme për normë Olimpike. Pjesëmarrës në garë ishin 79 garues, ku 35 nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. 32-vjeçari, javën e kaluar e fitoi normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit të madh. “Pas sllallomit të madh, me rezultatin e sotëm kam kompletuar kriteret olimpike edhe ...
Komentet te Albin Tahiri kompleton rezultatet e nevojshme për normë Olimpike Janë të Mbyllura

​Inaugurohet “Këndi i Kurajos” edhe në Presidencë

Rajoni dhe Bota
Me rastin e ditës së gruas, punime të ndryshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit kanë zënë vend edhe në objektin e Presidencës së Kosovës. Në “Këndin e Kurajos”, të inauguruar sot do të shpalosen veprat e artit të grave dhe vajzave që mbijetuan luftën dhe dhunën seksuale. Këto punime tash e tutje do të jenë edhe dhuratat zyrtare shtetërore në çdo vizitë jashtë vendit të kreut institucional. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se përmes inaugurimit të “Këndin e Kurajos” synojnë të tregojnë historinë e ndjeshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Derisa u zotua se do ...
Komentet te ​Inaugurohet “Këndi i Kurajos” edhe në Presidencë Janë të Mbyllura

Në Gjilan hapet ekspozita “Ne jemi pranvera”, dedikuar grave të dëshmorëve

Kult
Me ekspozitën “Ne jemi pranvera”, me realizuar nga nxënësit e shkollës së artit pamor dhe këngë e instrumentale, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dedikuar, në veçanti, grave të dëshmorëve, të cilat ishin prezente aty. Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili e shpalli të hapur këtë ekspozitë, ka vlerësuar lartë rolin e grave të dëshmorëve, duke thënë se ato janë heroinat e kombit. “Kur i shohim gratë dhe nënat e dëshmorëve, këto heroina të kombit, neve na japin vullnet për me punu më mirë dhe më drejtë. Ju uroj 8 marsin grave të dëshmorëve dhe të gjitha nënave tona. Zoti ju dashtë shëndet, të mira dhe ...
Komentet te Në Gjilan hapet ekspozita “Ne jemi pranvera”, dedikuar grave të dëshmorëve Janë të Mbyllura

Ankesat e kandidatëve të AAK-së, sot rinumërohen votat me kusht në 7 vendvotime

Lajme
Në mbledhjen e KQZ-së është marrë vendim që të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe nga jashtë Kosovës në shtatë vendvotimeve. Ky rinumërim do të ndodhë pas ankesave që janë bërë nga disa kandidatët për deputetë nga AAK-ja, e që bëhet fjalë edhe për rastin e përfoljes në medie të kandidates Meliza Haradinaj- Stublla. Rinumërimi i këtyre votave nis sot në orën 16:00 në QNR./KosovaPress ...
Komentet te Ankesat e kandidatëve të AAK-së, sot rinumërohen votat me kusht në 7 vendvotime Janë të Mbyllura

​6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19

Lajme
6 të vdekur dhe 587 të reja me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 212 TË SHËRUAR DHE 587 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast ...
Komentet te ​6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Laporta takohet me Koeman dhe viziton skuadrën në stërvitje

Sport
Joan Laporta është tashmë president i ri i Barcelonës. Pas fitores së tij të pakontestueshme në zgjedhjet e kësaj të Diele, dhe i shoqëruar nga ai që do të jetë nënkryetari i tij sportiv, Rafa Yuste, udhëheqësi i ri ka shkuar në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva” “Joan Gamper” për të përshëndetur lojtarët e ekipit të parë dhe trajnerin Ronald Koemann në sesionin trajnues këtë të hënë. Fituesi i zgjedhjeve tashmë e bëri shumë të qartë gjatë fushatës se qëllimi i tij kryesor në muajt e parë në krye të klubit do të ishte të inkurajonte klubin në funksion të përfundimit sa më të mirë të sezonit, përcjellë KosovaPress. Në verë, ...
Komentet te Laporta takohet me Koeman dhe viziton skuadrën në stërvitje Janë të Mbyllura

​10 vjet dialog me Serbinë, njohja reciproke larg e arritshme

Lajme
Sot janë bërë dhjetë vjet nga fillimi i dialogut me Serbinë në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. I nisur si dialog teknik më 8 mars të vitit 2011, një dekadë negociata në Bruksel po konsiderohen të dështuara në arritjen e epilogut përfundimtar të marrëveshjes finale. Nga 35 marrëveshje që prodhoi ky dialog shumica prej tyre nuk kanë gjetur zbatim, si pasojë e refuzimit të palës serbe. Ndërkohë, edhe e ardhmja vlerësohet si diskutabile në arritjen e qëllimit të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se deri në prill të vitit 2022, nuk pritet të ketë̈ ndonjë̈ progres në këtë drejtim. Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik e Kosovës ...
Komentet te ​10 vjet dialog me Serbinë, njohja reciproke larg e arritshme Janë të Mbyllura

​Një grua ka rënë nga teleferiku në Brezovicë

Lajme
Në mesditën e së dielës, një grua ka rënë nga teleferiku në Brezovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo ka pësuar lëndime ku pas pranimit të ndihmës së parë është dërguar në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë. “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga Ski lifti nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjtë pas pranimit te ndihmës se parë – është transportuar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm mjekësor” , thuhet në raportin 24 orësh. /KosovaPress ...
Komentet te ​Një grua ka rënë nga teleferiku në Brezovicë Janë të Mbyllura