Stili juaj i udhëheqjes varet nga detyra, aftësitë dhe njohuritë e ekipit, koha dhe mjetet në dispozicion, përvoja e anëtarëve të ekipit për të bërë projekte të ngjashme si dhe rezultatet e dëshiruara. Si mbikëqyrës apo udhëheqës i ekipit, ju merrni vendime vazhdimisht në lidhje me stilin e duhur të udhëheqjes, për ta përdorur në secilën situatë. Kur jeni në një pozitë të tillë kërkohet që ta nxisni përfshirjen dhe fuqizimin e secilit anëtarë, për ta bërë të jap më të mirën nga vetja. Suksesi në vendet e punës është i ndërthurur. Suksesi i secilës pozitë në hierarkitë e kompanive varet nga suksesi i pozitës me të ultë. Kështu që ...
Komentet te Disa mënyra se si t’i delegoni detyrat në ekipin tuaj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lutfi Haziri sot do të shpall kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Haziri sot në ora 13:00 nëpërmjet një konference për media do të shpallë kandidaturën në selinë e LDK-së në Gjilan. Kështu kanë njoftuar nga Dega e LDK-së në Gjilan. “Ju njoftojmë se kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, më 10 mars në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftimin për media. Ndryshe, përpos Hazirit, LDK ka konfirmuar se në garë për të parin e partisë janë edhe ministri në detarë i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe anëtari i kryesisë, ...
Komentet te Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura
“Letra të gjelbra”- kështu ishin quajtur për shkak të ngjyrës kartëmonedhat e para të SHBA-së. Ishte 10 marsi i vitit 1862 kur qeveria e Shteteve të Bashkuara nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre. Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë. Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe ...
Komentet te Para 159 vitesh SHBA lëshoi për herë të parë në qarkullim dollarin Janë të Mbyllura
Para 11 vjetësh në Kosovë ndodhi një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale. Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës njoftoi se në orën 14:38, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër 7 ballë sipas MCS – 64 thellësia 5.2 km. Tërmetin u ndje në tërë territorin e Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e ...
Komentet te 11 vjet nga tërmeti në Istog Janë të Mbyllura
Kur intervistuesit ju bëjnë pyetje në lidhje me gjërat që do t’i bënit ndryshe në punë, ata duan të marrin njohuri për dobësitë tuaja që keni në punë. Përveç kësaj, ata duan të dinë se si i përgjigjeni dështimit dhe nëse mund t’i adresoni dhe rregulloni të metat që keni gjatë gjithë kohës. Nëse do të mendoni rreth kësaj pyetje që bëhet në intervistat e punës, do të përgatiteni, kështu që nuk do të jeni duke u orvatur të gjeni një përgjigje të duhur kur jeni përpara tyre. Kështu që Akademi Pune ju mëson se si të mos krijoni përshtypje të keqe në këtë pyetje. Si ta përgatitni përgjigjen? Kur ...
Komentet te Si të përgjigjeni në pyetjen: Çfarë do të bëje ndryshe në punë? Janë të Mbyllura
Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje. Të pranishëm ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe të Serbisë, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën./KosovaPress ...
Komentet te 14 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e sotme, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell. Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. ...
Komentet te Moti, rikthehet bora dhe i ftohti Janë të Mbyllura
Nuk kishte se si këtë 8 Mars të mungonte edhe një urim nga këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata. Ajo spikat si gjithmonë për idetë e saj tepër origjinale. Mirëpo, këtë herë Elvana është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë. Krah fotove të realizuara në perfeksion, këngëtarja ka shkruar: “Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”.RTK ...
Komentet te “PËR TË GJITHA FEMRAT QË MË INSPIRUAN MUA”, ELVANA BËN URIMIN MË TË BUKUR Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Adele, është emëruar artistja britanike më fitimprurëse e shekullit 21, dhe albumi i saj me titull “21” është shpallur albumi më i shitur. Superylli nga Londra e ka mbajtur titullin e artistes më fitimprurëse nga viti 2000, duke i mundur këngëtaret e njohura, si Pink, Madonna, Beyonce, Britney Spears, Lady Gaga, Dido, Amy Winehouse, Rihanna Kylie Minogue, të cilat renditen në topdhjetëshen e kësaj liste. Prej fillimit të këtij mijëvjeçari, artistet e dhjetëshes së parë të kësaj liste kanë arritur që së bashku, t’i shesin 72 milionë albume në Britani të Madhe. Ylli i hitit “Hello”, Adele, e prekë edhe suksesin ...
Komentet te ADELE ËSHTË VËRTETË MBRETËRESHË E MUZIKËS Janë të Mbyllura
Gjuha e trupit mund të zbulojë shumë për ndjenjat tona dhe kjo është arsyeja pse nuk është aq e vështirë të kuptohet nëse ai është i dashuruar apo jo. Shenjat se ai është i dashuruar: 1. Të shikon në sy Nëse ju tërheq, kontakti intensiv me sy mund të jetë një tregues se është i interesuar për ju. Ai sinjalizon se dëshiron t’ju kushtojë gjithë vëmendjen e tij. 2. Prek buzët Nëse ai vazhdon të prekë gojën gjatë bisedës, kjo mund të jetë një shenjë se ai po luan me idenë e puthjes me ju. Nuk ka rëndësi nëse ai prek buzët me gjuhën e tij apo me duart e ...
Komentet te Zbuloni: Shenjat se është i dashuruar me ju Janë të Mbyllura