Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK. Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga vet Sadiku që tha se pozitën e ka marrë zyrtarisht prej datës 9 mars. “Po, jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive. Zyrtarisht jam në detyrë prej ditës së djeshme”, deklaroi Sadiku për KosovaPress. Sadiku ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, si dhe drejtor i Qendrës së Karantinës që ishte emëruar Qendra e Studentëve për personat që vinin në Kosovë në periudhën pas shfaqjes së virusit në Kosovë. Klinika Infektive ka mbetur pa drejtor të emëruar nga viti i kaluar kur doktor Hamdi Ramadani u pensiunua. ...
Komentet te Dr. Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjyqtari Albert Zogaj nga Gjykata Supreme dhe gjyqtarja Teuta Ibrahimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas votimit të 28 gjyqtarëve të pranishëm, me të drejtë vote, 16 nga Gjykata Supreme dhe 12 nga DhPGjS. Nëpërmjet një komunikate për medie, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se “Para votimit, të gjithë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KGJK-së, patën mundësinë të prezantojnë para kolegëve, dhe Komisionit të KGJK-së, duke theksuar prioritetet dhe objektivat e tyre”. Gjyqtari Albert Zogaj mori 23 vota, ndërkaq gjyqtarja Teuta Ibrahimi 18. Procesi i votimit dhe zgjedhja e anëtarëve të KGJK-së nga Gjykata Supreme dhe DhPGjS u mbështet ...
Komentet te Albert Zogaj e Teuta Ibrahimi zgjedhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Janë të Mbyllura
Në Prishtinë janë raportuar dy raste të parave të falsifikuara. Një monedhë 100 euro dhe dy monedha tjera nga 500 euro janë raportuar të jenë të falsifikuara. Policia njofton se monedha 100 euro e falsifikuar është raportuar në Rrugën “B”. Ndërsa monedhat e 500 eurove janë raportuar në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Për të dyja rastet policia thotë të kenë nisur hetimet. /KosovaPress ...
Komentet te Para të falsifikuara në Prishtinë Janë të Mbyllura
Tri gra dhe një burrë janë arrestuar në Prishtinë me dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dyshuarve iu janë gjetur sprej, një boksa hekurit, një thikë, 100 euro dhe katër telefon, e të cilat u konfiskuan nga policia. Me vendim të prorkurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt. “Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona. Me vendim ...
Komentet te Arrestohen tri gra dhe një burrë për prostitucion në Prishtinë, konfiskohen para, telefona e boks hekuri Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit. Kështu thuhet në një postim në faqen e PDK-së në Facebook. Hoxhaj takimet i ka filluar në Skënderaj dhe Drenas, ku ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve, me të cilët ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje. “Kryetari Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pa ndalur për PDK-në dhe për Kosovën.”, thuhet në postimin e PDK-së./KosovaPress ...
Komentet te Hoxhaj takon degët e PDK-së në Skënderaj dhe Drenas, i falënderon për angazhimin Janë të Mbyllura
Me rritjen e numrit të të vdekurve dhe rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovës, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti po kritikon sërish partitë politike për mosrespektim të masave antiCOVID-19 gjatë fushatës zgjedhore. Ai thotë se kush do të japë përgjegjësi për numrin e vdekjeve nga COVID-19. “Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fuka shatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates. Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë ...
Komentet te Ahmeti politikanëve: A ka fije përgjegjësie nga dikush për vdekjet nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Policia ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë përshkak të reshjeve të mëdha të borës. “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës. /KosovaPress ...
Komentet te Policia: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe ngrica Janë të Mbyllura
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 326 raste aktive, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14076 mostra, 4016 kanë rezultuar pozitivë, 3578 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 326 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat./KosovaPress ...
Komentet te 326 raste aktive me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura
Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi
Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës. Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmërinë. Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” theksoi se në periudhën e pandemisë tash e një vit, ka pësuar cilësia në arsim, dhe tërë zinxhir ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës. Ai tha se ndër sektorët më të prekur mbetet sektori i gastronomisë. Florian Aliu gjatë prezantimit ...
Komentet te Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi Janë të Mbyllura
Komuniteti i biznesit kërkon që qeveria e re të formohet sa më shpejtë pasi që vendi po vazhdon të përballet me vështirësi të shumta ekonomike për shkak të pandemisë. Drejtues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës presin nga qeveria e re të mbështesë sektorin e prodhimit në vazhdimësi më anë të subvencionimit të eksporteve dhe të adresohen barrierat institucionale me të cilat ballafaqohen bizneset. Sekretari gjeneral në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani thotë se bizneset vazhdojnë të përballen me burokraci të ndryshme, siç thekson ai me korrupsion, për lëshimin e lejeve dhe licencave. Osmani: Qeveria të formohet shpejt dhe të vazhdojnë investimet kapitale Video “Ne shpresojmë ...
Komentet te Klubi i Prodhuesve: Qeveria e re të mbështesë sektorin e prodhimit, barrierë edhe korrupsioni Janë të Mbyllura