Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Zaev: Ballkani s’është më bombë e kurdisur, problemet të zgjidhen përmes miqësisë

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi se ai beson se Ballkani nuk është më një bombë e kurdisur, por se është një Ballkan evropian mbi të cilin po ndërtohen ura miqësie, ku zgjidhjet gjenden përmes dialogut dhe bisedave. “Unë jam i bindur se edhe ato zgjidhje që nuk janë gjetur ende, do të gjenden përmes dialogut,” tha Zaev për televizionin N1. I pyetur se si e shikon idenë e bashkimit Shqipëri-Kosovë, Zaev tha se mund të dokumentojë se e ardhmja e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës “nuk është e ardhmja për të cilën kërkojnë as qytetarët e Kosovës, as qytetarët e Shqipërisë, as qytetarët e të gjithë rajonit”, sepse, ...
Komentet te Zaev: Ballkani s’është më bombë e kurdisur, problemet të zgjidhen përmes miqësisë Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve, mbyllen 45 minutat e para të dy ndeshjeve

Sport
Borussia Dortmund – Sevilla si dhe Juventus – Porto janë dy ndeshjet kthyese të cilat po zhvillohen sonte. Në të dy këto sfida tashmë kanë përfunduar 45 minutat e para ku Dortmundi dhe Porto duken shumë më afër kalimit një hap më tutje në këtë garë, përcjellë KosovaPress. Erling Haaland i ka dhënë epërsinë Dortmundit në minutën e 35’ pasi u asistua nga Marco Reus, kurse Juventusi duke se po shkon drejt eliminimit pasi Porto është duke avancuar me rezultat 1-0 në “Alianz Arena” pas golit të realizuar nga penalltia në minutën e 19’ nga Sergio Oliveira./KosovaPress ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve, mbyllen 45 minutat e para të dy ndeshjeve Janë të Mbyllura

​Global Firepower: SHBA vazhdon të jetë forca kryesore ushtarake në botë

Rajoni dhe Bota
Çdo vit që nga 2006, faqja në internet Global Firepower publikon raportin e saj vjetor dhe listën e rangut të forcave të armatosura kombëtare, nga më e forta te më e dobëta. Global Firepower ka llogaritur një “Indeks të Fuqisë” specifik për secilin nga 139 vendet në listën e renditjes, një indeks i llogaritur bazuar në më shumë se 50 faktorë që përfshijnë jo vetëm fuqinë e rreptë ushtarake, por edhe situatën financiare, kapacitetin logjistik dhe kushtet gjeografike, ndër të tjera. Siç pritej, SHBA është ende në vendin e parë, me një Indeks të Fuqisë prej 0.0718 (sa më afër indeksit të jetë zero, aq më e lartë është forca ...
Komentet te ​Global Firepower: SHBA vazhdon të jetë forca kryesore ushtarake në botë Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: PDK ka pasur programin dhe ekipin më të mirë nga të gjitha partitë tjera

Lajme
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka folur rreth arsyeve që ndikuan që kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit të shënojë rënie të votave, pavarësisht se doli e dyta. Ai në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se rënia prej rreth 40.000 votave krahasuar me zgjedhjet 2019, do të merret seriozisht nga lidershipi i saj. “PDK në këto zgjedhje ka pritur shumë më shumë, por kundërshtarët e saj kanë menduar se do të kemi një rezultat me pasoja katastrofale. PDK-ja doli e dyta dhe ne do të bëjmë opozitën. Arsyet që kanë sjellë këtë rezultat janë të shumta, duke nisur nga situata e brendshme, ...
Komentet te ​Hoxhaj: PDK ka pasur programin dhe ekipin më të mirë nga të gjitha partitë tjera Janë të Mbyllura

Skandali i maskave në Gjermani: Dorëhiqet ligjvënësi i CDU që përfitoi 250.000 euro

Rajoni dhe Bota
Një skandal ka tronditur Unionin Kristiandemokrat, CDU të Angela Merkel, në atë që konsiderohet si vit kyç me zgjedhjet parlamentare të caktuara të mbahen në shtator dhe kancelaren që përgatitet të tërhiqet pas më shumë se 15 vjetësh në këtë post. Ligjvënësi i kësaj partie Nikolas Lobel dha dorëheqjen dhe kërkoi falje publike kolegëve të tij dhe qytetarëve. Largimi i tij erdhi pasi u mësua se firma e vet kishte fituar rreth 250 mijë euro nga shitja e maskave gjatë pandemisë pas rekomandimeve të bëra qeverisë federale dhe ndërmjetësimit mes kompanive si pjesë e një përpjekjeve për t`i nxitur të blinin më shumë maska. Ky zhvillim nuk mund të vinte ...
Komentet te Skandali i maskave në Gjermani: Dorëhiqet ligjvënësi i CDU që përfitoi 250.000 euro Janë të Mbyllura

Valbon Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

Lajme
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve. “Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së. Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos ...
Komentet te Valbon Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Athinë

Lajme
Një pjesëtar i policisë greke u plagos në kokë sonte, në përleshjet në periferi të Athinës ku në një protestë morën pjesë 5.000 njerëz kundër “dhunës policore”, njoftoi policia. AFP raporton se përplasja filloi kur një grup prej 200 personash u drejtuan për në një stacion policie në Sheshin “Nea Smyrni”, një periferi e qetë e Athinës, ku një pjesëtar policie rrahu një të ri me shkop të dielën për të kontrolluar masat epidemiologjike. Protestuesit e dhunshëm goditën stacionin e policisë me gurë dhe kokteje molotov dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji. Dhjetëra kontejnerë plehrash u dogjën, gjë që detyroi zjarrfikësit të ndërhyjnë. Pjesëtari i lënduar ...
Komentet te Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Athinë Janë të Mbyllura

​Elizabeth II, e trishtuar pasi mësoi përvojat e Harry dhe Meghan

Rajoni dhe Bota
Familja mbretërore britanike tha sot se ishin të pikëlluar kur mësuan për përvojat e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle, duke deklaruar se ata do të shqyrtonin çështjet në lidhje me racën, për të cilat çifti foli në një intervistë me Oprah Winfrey. E gjithë familja ishte e trishtuar kur mësuan plotësisht se sa e vështirë ka qenë për Harry dhe Meghan në vitet e fundit, njoftoi Pallati Buckingham, raporton Reuters. Çështjet e ngritura, veçanërisht ato rreth racës, janë shqetësuese, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ndërsa kujtimet e disa ngjarjeve mund të ndryshojnë, ato çështje merren shumë seriozisht dhe familja do t’i konsiderojë ato privatisht. Harry, Meghan ...
Komentet te ​Elizabeth II, e trishtuar pasi mësoi përvojat e Harry dhe Meghan Janë të Mbyllura

Turqi: Numër rekord i rasteve të reja COVID-19, më i larti që nga 6 janari

Rajoni dhe Bota
Një numër rekord i rasteve të reja të koronavirusit u regjistrua në Turqi sot – 13.755, më i larti që nga 6 janari, pak më shumë se një javë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi lehtësimin e masave kufizuese në vend. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar u rrit në 2.807.387, ndërsa 66 njerëz vdiqën nga virusi korona në 24 orët e fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 29.160, raporton Reuters. Javën e kaluar, të hënën, Erdogan njoftoi hapjen e pjesshme të kafeneve, restoranteve dhe shkollave, si dhe lehtësimin e “mbylljeve” gjatë fundjavës, si pjesë e masave që ai i quajti “normalizim i kontrolluar”./KosovaPress ...
Komentet te Turqi: Numër rekord i rasteve të reja COVID-19, më i larti që nga 6 janari Janë të Mbyllura

​“Marca” reagon pas përgjigjes së FFK-së: Spanja nuk i kërkoi FIFA-së përjashtimin e Kosovës, siç kanë bërë Serbia e Rusia

Sport
Gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka reaguar menjëher pas përgjigjes së Federatës së Futbollit të Kosovë për atë të Spanjës ku Kosova nuk u përmend si shtet por si “territor” “Federata e Kosovës ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se i është drejtuar Federatës Spanjolle të Futbollit për të tërhequr termin “territori i Kosovës” me të cilin lista që Luis Enrique do të publikojë të hënën për ndeshjet kundër Greqisë (25), Georgia 28) dhe Kosovës (31, në Sevilje).”, thuhet fillimisht në këtë shkrim të gazetës spanjolle. Kosova siguron që do të luajë lojën vetëm në kushte të barabarta në lidhje me simbolet (flamurin, himnin …) dhe se nëse ...
Komentet te ​“Marca” reagon pas përgjigjes së FFK-së: Spanja nuk i kërkoi FIFA-së përjashtimin e Kosovës, siç kanë bërë Serbia e Rusia Janë të Mbyllura