Prokuroria Speciale ka ndaluar dy persona me dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënien apo marrjen e ryshfetit në lidhje me votimi. Prokuroria ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.K dhe S.M të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit ...
Komentet te Dyshimet për keqpërdorim të votës, Prokuroria ndalon dy persona Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nga sot në Maqedoni fillon ora policore. Qeveria mori vendim pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me qëllim që të pengohet rritja e mëtejme e numrave të të prekurve nga Covid-19. Ora policore fillon në ora 22:00 dhe zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë që lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim. Ora policore që do të filloj sot sipas vendimit të Qeverisë do të zgjas deri në 22 mars./KosovaPress ...
Komentet te Në Maqedoni sonte fillon ora policore Janë të Mbyllura
Tre persona janë lënduar në aksident trafikun që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se në aksident janë përfshirë dy vetura. Me rastin po merren njësiti i trafikut. “Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregoi Ahmeti për KosovaPress. Ndërkohë që pothuajse gjitha rrugët janë mbuluar nga reshjet e borës që po bien pa ndërpre qysh në orët ...
Komentet te Tre persona lëndohen në aksidentin në Lupq të Podujevës Janë të Mbyllura
Zgjidhja e kontesteve të punës në Kosovë kryesisht bëhet përmes gjykatës, derisa gjyqtarët civil janë të mbingarkuar me raste të ndryshme, të cilat nuk janë të profilizuara domosdoshmërisht vetëm në konteste të punës, duke shkaktuar kështu vonesa në zgjidhjen e rasteve përkatëse. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual për të diskutuar temën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në vend të punës, ku pjesë e panelit të diskutimit ishin përfaqësues nga sektori privat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme. Në komunikatën e lëshuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), thuhet se gjatë këtij forumi, drejtori i departamentit ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Astrit Hoti, foli mbi ...
Komentet te Ndërmjetësimi mund të shërbejë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kontesteve të punës Janë të Mbyllura
I gjithë territori i qarkut të Kukësit, është përfshirë nga reshje bore që në orët e para të ditës së sotme. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht ndërsa lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë qarkun ndërsa nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Përjashtim bëjnë fshati Bushtricë në Kukës, Tropoja e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj në Bashkinë Tropojë dhe fshati Zarisht në Has, raporton A2./KosovaPress ...
Komentet te Bora mbulon sërish Kukësin, disa zona pa energji elektrike Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në mëngjesin e së mërkurës. Aksidenti ndodhi më saktësisht në fshatin Lupq të Podujevës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërkohë që thuajse të gjitha rrugët janë të mbuluar me borë, meqë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke rënë borë. /KosovaPress ...
Komentet te Aksident trafiku në Lupq të Podujevës Janë të Mbyllura
Një gjykatë në shtetin amerikan të Ajovas do të dëgjojë për të dytën ditë argumentet në çështjen e një gazetareje që u arrestua kur ajo mbulonte një protestë në qytetin Des Moines në maj të vitit të kaluar. Andrea Sahouri, e gazetës “Des Moines Register”, u spërkat me lëndë irrituese dhe u ndalua përkohësisht gjatë kohës që policia dhe protestuesit u përplasën gjatë protestës për vdekjen e George Floydit në Minneapolis të shtetit Minesota. Një avokat mbrojtës i tha jurisë të hënën se Sahouri u arrestua pa të drejtë ndërsa punonte si gazetare. Gjatë protestës së 31 majit, disa protestues hodhën shishe uji dhe gurë ndaj policisë. Disa thyen vitrina ...
Komentet te Gjyqi në ShBA ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin Janë të Mbyllura
Instituti Paragon organizon tryezë me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë” (Hotel “Sirius”, 10:00) Do të ketë video Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 13:00) Do të ketë video – LIVE Intervistë: Vllaznim Osmani, nga Klubi i Prodhuesve, vështirësitë e bizneseve në kohën e pandemisë dhe krijimit të institucioneve të reja (Video) /KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 10 mars (Video) Janë të Mbyllura
67 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 51 janë në okisgjenoterapi. Ndërsa 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ...
Komentet te 67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Muaji mars erdhi me numër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me COVID-19. IKSHPK thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID. Vetëm në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji janë regjistruar 69 të vdekur. Dita me më së shumti viktima ishte marta e 9 marsit me 13 humbje jete, ndërsa nuk janë regjistruar më pak se 4 në asnjë ditë. Në total, numri i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761. Autoritetet vazhdojnë të ...
Komentet te 69 të vdekur vetëm këtë muaj, mbi 9700 raste aktive me COVID Janë të Mbyllura