Porto ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin edhe pas humbjes 3-2 në “Alianz Arena” dhe duke u kualifikuar falë fitores me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në “Dragao” Goli i parë i ndeshjes u realizua pas 19 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Alianz Arena” kur Porto kaloi në avantazh me golin e realizuar nga Sergio Oliveira dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim. Pjesa e dytë filloi furishëm për vendasit. Federico Chiesa shënoi dy gola të shpejtë në minutat 49’ dhe 63, ndërkohë në minutën e 54 Porto mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Teremit. Me rezultat 2-1 ...
Komentet te Mbyllet drama në “Alianz Arena”, Porto e eliminon Juventusin na Liga e Kampionëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kathy Gillcrist e dinte që ajo ishte birësuar, por ajo nuk e kishte idenë se kërkimi për prindërit e saj biologjikë do ta çonte atë në listën e kriminelëve më të kërkuar të FBI-së. Në vitin 2017, 63-vjeçarja Kathy vendosi të bënte një test të ADN-së në shtëpi dhe të kërkonte të afërmit e saj. Kërkimet e çuan te kushëriri Suan Gillmor, i cili vendosi ta ndihmonte të gjente prindërit e saj biologjikë. Nëna biologjike e Kathy, e cila e dha atë për birësim në vitin 1957, u gjet relativisht shpejt, por ishte më e vështirë që të arrinin babanë e tyre, raporton CNN. Megjithatë, pas disa vitesh hulumtimi, ata ...
Komentet te Duke kërkuar prindërit e saj biologjikë, mëson se babai i saj ishte një vrasës brutal në arrati Janë të Mbyllura
Kur jeni naivë, njerëzit ju marrin për të mirëqenë, ju përdorin dhe manipulojnë, gjë që ju bën jashtëzakonisht të prekshëm. Katër shenja të zodiakut janë shumë më të lehta për t’u “manipuluar” sesa shenjat e tjera, shkruan Pinkville. Gaforrja Gaforret janë tepër të ndjeshme. Ata simpatizojnë me këdo që takojnë dhe presin të njëjtën lloj mbështetjeje dhe ndjeshmërie. Besojnë se gjithsecilit mund dhe duhet t’i besohet. Shigjetari Harkëtarët supozojnë se të gjithë njerëzit kanë një zemër të mirë. Ata e shohin botën përmes syzeve rozë dhe nuk do të mendojnë dy herë nëse një person e meriton besimin e tyre apo jo. Bricjapi Bricjapët, pa marrë parasysh sa i kanë ...
Komentet te Këto janë shenjat më naive të zodiakut Janë të Mbyllura
Ka përfunduar koha e rregulla e dy ndeshjeve kthyese të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka kaluar në fazën tjetër të kësaj gare pasi e ka barazuar me Sevillan në ndeshjen kthyese me rezultat 2-2 me dy golat e realizuara nga sulmuesi në top-formë Erling Haaland në minutat 35’ dhe 54’, ndërsa për Sevillan të dy golat i realizoi En Nesyri përcjellë KosovaPress. Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Juventusit dhe Portos që po zhvillohet në stadiumin “Alianz Arena” në Torino ka shkuan në vazhdime pasi rezultati pas 90 minutave ishte 2-1, indentik me atë të lojës së parë në Portugali. Për Porton shënoi Oliveira, kurse për Juventusin të dy ...
Komentet te Liga e Kampionëve, Dortmundi vazhdon tutje, Juventus – Porto shkon në vazhdime Janë të Mbyllura
Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin armen sot, duke kërkuar përsëri dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan. Për muaj me radhë, Pashinyan refuzoi të jepte dorëheqjen për shkak të marrëveshjes së paqes që ai arriti me Azerbajxhanin në nëntor, duke i dhënë fund luftës mbi rajonin e Nagorno-Karabakut, zyrtarisht territor i Azerbajxhanit, i kontrolluar nga separatistët armenë. Tensionet politike u përshkallëzuan muajin e kaluar kur shtabi i përgjithshëm i ushtrisë armene kërkoi dorëheqjen e Pashinyan dhe kryeministri u përgjigj duke shkarkuar Onik Gasparyan. Opozita rriti presionin mbi Pashinyan sot, duke u bërë thirrje mbështetësve të bllokojnë parlamentin. Në thirrje, mijëra protestues rrethuan ndërtesën e parlamentit, me përleshje të herëpashershme me policinë. ...
Komentet te Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin e Armenisë Janë të Mbyllura
Administrata amerikane e presidentit Joe Biden, e cila dëshiron ta kthejë vendin në një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit, vendosi sanksionet e para ndaj zyrtarëve iranianë sot për shkeljen e të drejtave të njeriut. Në veçanti, këto janë masa të vogla: dy anëtarë të Gardianëve të Revolucionit, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit, janë ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të rolit të tyre në marrjen në pyetje brutale të të burgosurve. “Sot, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, ne kemi bërë të qartë shqetësimin tonë në lidhje me abuzimin e qytetarëve për të cilën qeveria iraniane është përgjegjëse, veçanërisht për ndalimin ...
Komentet te SHBA vendos sanksionet e para ndaj Iranit gjatë mandatit të Biden Janë të Mbyllura
Parlamenti Evropian (PE) miratoi sot programin “BE për shëndetin” si përgjigje kundër pandemisë COVID-19, me një buxhet 5.1 miliardë euro për periudhën 2021-2027. Në seancën plenare, anëtarët e Parlamentit Evropian mbështetën marrëveshjen e përkohshme me Këshillin mbi programin “BE për shëndetin” me 631 vota pro, 32 kundër dhe 34 abstenime, raporton agjencia e lajmeve Hina. Qëllimet kryesore të programit janë forcimi i sistemeve shëndetësore duke mbështetur vendet anëtare në koordinimin e ndërsjellë dhe ndarjen e të dhënave, si dhe disponueshmëri më të madhe të ilaçeve dhe produkteve mjekësore me çmime më të volitshme. Pandemia COVID-19 ka treguar se koordinimi më i madh është i nevojshëm midis shteteve anëtare gjatë krizave ...
Komentet te PE miraton programin “BE për shëndetin”, buxheti 5.1 miliardë euro Janë të Mbyllura
BE nuk përdor vaksina për qëllime propagandistike, ndryshe nga Moska ose Pekini dhe nuk zbaton “nacionalizmin e vaksinave”, tha sot presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke dënuar “ndalimet e eksportit” të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe – të cilat është Londra, megjithatë mohohet. “Ne nuk e lejojmë veten të mashtrohemi nga Kina dhe Rusia – regjime me vlera më pak të lakmueshme se tonat, kur ata kryejnë” operacione “shumë të kufizuara, por të përhapura për furnizimin e vaksinave në vendet e tjera, veçanërisht në zhvillim,” tha Michel në një tekst të botuar në internet. Për shkak të fushatës së ngadaltë të vaksinimit në BE, disa shtete anëtare ...
Komentet te BE akuzon Moskën dhe Pekinin për propagandë vaksinash Janë të Mbyllura
Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 22 të vdekur dhe 872 të infektuar me koronavirus, shifra këto më të lartat në tre muajt e fundit, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup. Viktimat janë, nëntë në Shkup, katër në Prilen, dy në Gjevgjeli dhe nga një në Tetovë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kocani, Dellçevë dhe Strumicë. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup gjithsej 459 persona, ndërsa rastet e tjera në 32 qytete të ndryshme të vendit. Të shëruar janë evidentuar 412 persona nga analizat e bëra pas testimit të 3,394 mostrave në laboratorët e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të rritjes ...
Komentet te Maqedonia Veriore regjistron 22 viktima dhe 872 të infektuar me koronavirus Janë të Mbyllura
Pas “Marcas”, tashmë edhe gazeta tjetër e madhe spanjolle “AS” ka shkruar në lidhje me reagimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës i cili erdhi si reagim ndaj Federatës Së Futbollit të Spanjës e cila iu referuar Kosovës si “territor” dhe jo si shtet. Në artikullin e saj “AS” shkruan se skuadra e Kosovës ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Federatës Spanjolle të Futbollit në të cilën kërcënon të mos luajë ndeshjet kualifikuese për Kupën Botërore të Katarit. Çështja vjen si rezultat i një cicërimi të publikuar nga llogaria zyrtare e Kombëtares së Spanjës në të cilën ata i referohen Kosovës si “territori i Kosovës”, në prezantimin e ...
Komentet te Gazeta spanjolle “AS”: Kosova kërcënon Spanjën me mos zhvillim të ndeshjes Janë të Mbyllura