“Qytetasit” dëshirojnë ta mbajnë në skuadër yllin belg. Manchester City i ka ofruar një kontratë të re më të mirë, mesfushorit Kevin De Bruyne, raporton “The Times”. Belgu e kishte refuzuar kontratën e parë nga klubi, por tani detaje të reja janë përmirësuar, me qëllim që ta bindin atë të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Etihad”, përcjell KosovaPress. De Bruyne, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2023, këtë sezon ka 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në 11-të prej tyre, për skuadrën e Manchester City-t./KosovaPress ...
Komentet te Manchester City me kontratë të re për De Bruynen Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një vizitë të parë të këtij lloji të bërë ndonjëherë nga një udhëheqës izraelit, gjashtë muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Sipas mediave të ndryshme të lajmeve, Netanyahu ka planifikuar të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, gjatë vizitës. Udhëtimi thuhet se ishte planifikuar prej kohësh, por u shty disa herë. Zyra e kryeministrit nuk dha komente për raportet mediatike. Kjo do të ishte vizita e parë nga një lider i shtetit izraelit në vendin e Gjirit. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan krijimin e marrëdhënieve ...
Komentet te Netanyahu viziton nesër Emiratet e Bashkuara Arabe Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkoi rinumërim të plotë të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kërkesë kjo që nuk gjeti mbështetje edhe nga anëtarët e tjerë të KQZ-së. Kërkesa e AAK-së vjen pas dyshimeve për manipulim të votave, e që me kërkesë të PZAP-së janë rinumëruar votat për disa nga kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj, tha se ka pasur parregullsi edhe në mes të partive politike të tjera. Sipas tij, vetëm një rinumërim i plotë do të pastronte të gjithë procesi zgjedhor. Selmanaj: Kërkoj rinumërimin e plotë në mënyrë ...
Komentet te AAK kërkon rinumërim të plotë të votave, partitë tjera nuk pajtohen Janë të Mbyllura
Skandal kulturor, punëdhënësit e sporteve kanë harruar të drejtat themelore të njeriut, me këto fjalë mediat italiane shkruajnë për rastin e volejbollistes profesioniste Lara Lulla nga Pordenone, në veri të Italisë. Lara mbeti shtatzënë në moshën 41-vjeç dhe i kërkoi klubit të saj ta paguante për kohën sa luante, dhe klubi jo vetëm që refuzoi, por e paditi dhe kërkoi dëmshpërblim. “Kjo iniciativë e paskrupullt fsheh skandalin e vërtetë kulturor të vendit tonë, i cili ka arritur në një pikë ku ndërgjegjja e punëdhënësve të sporteve është mjegulluar deri në atë masë sa ata harrojnë të drejtat themelore të njerëzve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të Atletëve. “Kjo çështje ...
Komentet te Itali: Volejbollistja mbeti shtatzënë, klubi e padit Janë të Mbyllura
Ish -presidenti i Juventusit Giovanni Cobolli Gigli beson se “Zonja e Vjetër” gaboi kur nënshkroi me Cristiano Ronaldon dhe godet dyshen Pavel Nedved dhe Fabio Paratici. Juventus u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën 1/16 nga Porto të martën. “Ronaldo ishte një nënshkrim i gabuar, absolutisht,” tha ish Presidenti i Juventusit për “Radio Punto Nuovo”. “Unë e kisha thënë atë në ditën e tij të parë në Juventus. Ai është një kampion i madh, por është shumë i shtrenjtë.” “Tani i takon Juventusit. Ata e kanë paguar atë 1 milion euro për gol. Agnelli duhet të jetë autokritik, por nuk ka bashkëpunëtorë të shkëlqyeshëm.” “Nuk e vë fajin Pirlos. ...
Komentet te Ish-presidenti i Juventusit: Shiteni Ronaldon dhe largojeni Paraticin Janë të Mbyllura
Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR). Përfundimin e numërimit të votave e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. “Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, tregoi Elezi. Ai për KosovaPress tha se tani janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. Ndërkohë thekson që KQZ do të veproje në përputhje me vendimet që dalin në mënyrë që të procedojnë për certifikimin e rezultateve përfundimtare. “Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ...
Komentet te Përfundon rinumërimi i votave në QNR, KQZ në pritje të Supremes Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) realizoi Sesion Informues me ndërmarrjet e licencuara për furnizim me energjinë elektrike dhe bizneset anëtare. Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për hapjen e tregut të energjisë elektrike, e cila është bërë sipas Ligjit 05/L-085. Sipas nenit 37, paragrafi 2 të këtij ligji theksohet që “Të drejtën e furnizimit si shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë se 10 milionë euro, ose jo më shumë se 50 punonjës”. Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi falënderoi anëtarët dhe ndërmarrjet e licencuara për furnizim me energji elektrike që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ...
Komentet te OAK realizoi sesion informues me furnitorët e energjisë elektrike Janë të Mbyllura
Kanë kaluar 16 vjet që nga hera e fundit kur sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve. Në vitin 2005, 20-vjeçari i atëhershëm nuk shënoi në fazat e nokautit për Manchester United, të cilët u eliminuan nga Milani. Që atëherë, 36-vjeçari nuk kishte dalë kurrë nga Liga e Kampionëve pa shënuar në fazat e 1/16, deri të martën kur u eliminuan nga Porto, përcjellë KosovaPress. Ishte Federico Chiesa ai që shënoi tre gola në të dyja përballjet, ndërsa ylli portugez nuk bindi dhe ishte gjithashtu fajtor kur ia ktheu kurrizin topit kur Sergio Oliveira shënoi golin vendimtar nga një goditje ...
Komentet te Ronaldos i ndodhi ajo që nuk i ndodhte prej 16 Janë të Mbyllura
Gara për kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës sa vjen e bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Pas Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut, kandidaturën për pasuesin e Isa Mustafës e ka shpallur edhe ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa. Ai ka thënë se LDK-ja ka nevojë për reformim dhe udhëheqja partiake duhet t’i kalojë gjeneratës së re politike, në kuptimin e ideve, mendimeve dhe veprimeve që përkojnë me rrethanat politike të 10 vjetëve të ardhshme. “Kandidat vetëm dhe vetëm në kuti, pa matematika. Këto 15 vjet, që kulmuan me debaklin e 14 shkurtit, LDK ka humbur shkëlqimin dhe madhështinë e saj. Është koha t’ia kthejmë. Me ...
Komentet te Besian Mustafa shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura
Sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë arritur marrëveshje për lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje është arritur pas takimeve të zhvilluara nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi. Lidhur me lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive është përgatitur një udhëzues, i cili parasheh lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive. Kushtet dhe lehtësirat e krijuara për qasjen e avokatëve brenda objekteve të prokurorive të Kosovës janë në harmoni me aktet juridike, të cilat rregullojnë sigurimin, ruajtjen, qasjen, ...
Komentet te Sistemi prokurorial lehtëson qasjen e avokatëve në objektet e prokurorive Janë të Mbyllura