Më 18 mars fillon testimi i Inteligjencës për dhe Njohurive të Përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës. Ministria ka bërë të ditur se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme. “Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e Nato-së’ në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ...
Komentet te Testimi i Inteligjencës për rekrutët e FSK-së fillon me 18 mars Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri, analistët politikë e shohin Lumir Abdixhikun si ndryshimin brenda LDK-së për të sjellë reformat e duhura si lider i partisë. Ani pse vlerësohen për vlerat e tyre edhe dy pretedentët e tjerë, Lutfi Haziri dhe Anton Quni, Abdixhiku po konsiderohet se ka potencial për të sjellë frymë të re brenda LDK-së. Ndërkohë, në zyrtarizmin e kandidaturës për kryetar Haziri sot u zotua se do të sjellë ndryshimin dhe do të bëjë reformat e nevojshme brenda LDK-së. Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se është me ...
Komentet te Gara për kreun e LDK-së, analistët: Haziri ka përvojën por Abdixhiku përfaqëson frymën e re Janë të Mbyllura
Pas disa javëve shumë të vështira si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Brazili publikoi dje një numër rekord viktimash nga COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 1.972 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Rekordi i mëparshëm ishte 1.910 të vdekur të mërkurën e javës së kaluar, pas 1. 641 të vdekur një ditë më parë. Në total 268.370 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Brazil që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 70.764 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të infektime në vendin më të madh të Amerikës ...
Komentet te Brazil: Numër rekord viktimash si pasojë e COVID-19 Janë të Mbyllura
Andrea Pirlo zbulon se ai bisedoi me Andrea Agnellin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të Juventusit, por këmbëngul se ai nuk ka frikë se do të shkarkohet. Juventusi u eleminua në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve përballë Portos, pavarësisht një fitoreje me rezultat 3-2 në “Allianz Stadium”. Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri u shkarkuan nga “Zonja e Vjetër” në vitin 2019 dhe 2020 pasi u përballën me eliminimin nga kjo garë, por Pirlo nuk ka frikë se do të përfundojë si paraardhësit e tij, përcjellë KosovaPress. “Nuk e di pse u shkarkua Sarri. Unë jam trajneri i Juventusit, u solla për një qasje më të gjerë, një projekt ...
Komentet te Pirlo: Fola me Agnellin rreth të ardhmes sime Janë të Mbyllura
Komandanti i misionit të NATO-s në Irak deklaroi se organizata e tij do të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe konsulencë në Irak, por nuk do të marrë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për Asia TV, gjenerallejtënant Per Pugholm Olsen tha se NATO aktualisht ka një forcë prej mbi 300 vetë në Irak dhe takimet e ardhshme do të përcaktonin se cilat institucione do të marrin konsulencë dhe trajnim. Duke kujtuar një thirrje të Irakut për të rritur numrin e elementëve të vendosur të NATO-s në vend, ai vazhdoi të nënvizojë se NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së. Olsen gjithashtu tha se qeveria irakiane po ...
Komentet te NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së në Irak Janë të Mbyllura
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot ndërmori një aksion për inspektimin e te gjitha mishtoreve ne Ferizaj, në bashkëpunim me inspektorët komunal. Zëdhënësi i AUV-it Lamir Thaçi tha për KosovaPress se nga ky aksion u konfiskuan një sasi prej 700 kg mish dhe produkte mishi, e cila nuk i plotësonte kushtet ligjore për tregtim. “Produktet e mishit të konfiskuar ishin: mish i freskët, mish i grirë, suxhuk, virshlle, mish i terur. E gjithë̈ sasia u tërhoq nga shitja, u bllokua me urdhër të inspektorit. E gjithë̈ sasia e mishit të ndaluar do të asgjësohet në prani të inspektorëve kompetent. Shumica e mishtoreve posedonin kushte të mira higjienike, për hapësirat ...
Komentet te AUV konfiskon 700 kg mish në Ferizaj Janë të Mbyllura
Real Madridi është i gatshëm që të dëgjoj oferta për Raphael Varanen gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, ku vetë lojtari dëshiron që ta dëshmoj vetën me një aventurë tjetër në karrierën e tij, raporton “AS”. 27 vjeçari ka kontratë aktuale me gjigantin spanjoll deri në vitin 2022, kështu nëse Real-i nuk vendos ta shesë këtë sezon, sezonin e ardhshëm ai mund të largohet si lojtar me parametra zero, përcjell KosovaPress. Raportohet se klubi madrilen po shpreson që ta bind Varanen të nënshkruaj një kontratë të re, por nuk do ta pengojnë atë nëse ai vendos që të ndjekë dëshirën e tij që të filloj një aventurë të re, ...
Komentet te Real Madrid po pret oferta për Varanen Janë të Mbyllura
Kampioni gjerman dëshiron të largoj veteranin nga skuadra. Bayern Munich është i gatshëm që të shes mbrojtësin Jerome Boateng, raporton “Sport Bild”. Mbrojtësi gjerman si duket nuk është më në planet e trajnerit Flick, dhe me blerjen e mbrojtësit të RB Leipzig Dayot Upamecano, Boateng nuk do mund të garojë për një vend në formacionin bazë, përcjell KosovaPress. Chelsea dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e 32 vjeçarit, i cili momentalisht është i frustruar me rolin e tij tek Bayerni. Këtë sezon, Boateng ka arritur të bëjë 20-të paraqitje në Bundesligën gjermane, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një të tillë për skuadrën e ...
Komentet te Bayern dëshiron ta shes Boateng Janë të Mbyllura
Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Besën në kuadër të xhiros së 24. Edhe pse stadiumi “Fadil Vokrri” nuk ishte në kushtet më të mira për shkak të reshjeve të borës, skuadra nga kryeqyteti bëri një paraqitje shumë të mirë dhe me lehtësi more tre pikët e radhës, shkruan KosovaPress. Brenda 20 minutave të para Prishtina realizoi tre gola përmes Abazit, Krasniqit dhe Kryeziut, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Mankenda dhe Prapashtica Golin e vetëm për Besën e realizoi Sheqerolli në minutën e 48’. Me këtë fitore, Prishtina arrin në kuotën e 50 pikëve dhe merr ...
Komentet te Prishtina deklason Besën dhe merr kreun e tabelës Janë të Mbyllura
Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, (KGjK) e në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtareje të nominuar për anëtar të KGjK-së. Kandidate të nominuara për anëtare të KGjK-së nga Gjykata e Apelit ishin, Delushe Halimi, Drita Rexhaj dhe Frosina Sylejmani. Nëpërmjet komunikatës për media nga Këshilli Gjyqësor bëhet e ditur se me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGjK-së. Gjyqtarja Rexhaj mori 23 vota në raundin e dytë të votimit. E përzgjedhura nga radhët e Gjykatës së Apelit, konsiderohet si anëtare e KGjK-së, ndërsa ...
Komentet te Drita Rexhaj zgjidhet anëtare e KGjK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit Janë të Mbyllura