Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gerrard flet rreth spekulimeve për zëvendësimin e Klopp

Sport
Pas lajmit që Joachim Low nuk do të jetë më trajner i Gjermanisë pas EURO 2020, janë rritur spekulimet se atë mund ta zëvendësoj Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it. Në anën tjetër, pas rezultateve jo të mira që është duke kaluar Liverpooli, ka pasur spekulime se Klopp mund të jetë pranë shkarkimit, dhe se zëvendësimi ideal i tij është legjenda e “Të Kuqve”, Steven Gerrard, përcjell KosovaPress. Këtyre spekulimeve i është përgjigjur menjëherë Gerrard, ku tregoi respektin që e ka për Klopp, dhe u shpreh se mund të mos jetë i gatshëm për këtë detyrë. “Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner i klubit, ata duan që ...
Komentet te ​Gerrard flet rreth spekulimeve për zëvendësimin e Klopp Janë të Mbyllura

AAK kërkon rinumërim të plotë, kundërshton LVV, Daka: Ja kur mund të ndodhë

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon rinumërim të plotë të gjitha vendvotimeve në zgjedhjet e 14 shkurtit. Megjithatë kjo kërkesë ka hasur në kundërshtim të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka treguar se kur mund të ndodhë një skenar i tillë. Përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Ibrahim Selmonaj, tha se ka pasur parregullsi edhe në mes të partive politike të tjera. Sipas tij, vetëm një rinumërim i plotë do të pastronte të gjithë procesin zgjedhor. “Në këtë rast bëhet fjalë për AAK-në që është e apostrofuar, por e vërteta është se ka edhe në mes të kandidatëve të tjerë të partive të tjera politike. Prapë ...
Komentet te AAK kërkon rinumërim të plotë, kundërshton LVV, Daka: Ja kur mund të ndodhë Janë të Mbyllura

​Mbyllen dy ndeshje të Superligës, nuk ka fitues në asnjërën

Sport
Kanë përfunduar tashmë dy ndeshjet e xhiros së 24 të Superligës së Kosovës ku u ballafaquan Llapi me Drenicën si dhe Trepça 89’ me Feronikelin. Në asnjërën prej të dy ndeshjeve nuk pati fitues, shkruan KosovaPress. Llapi dhe Drenica barazuan pran rezultatit 3-3, kurse në ndeshjen tjetër Trepça 89’ – Feronikeli nuk pati gola të shënuara pas 90 minutave lojë./KosovaPress ...
Komentet te ​Mbyllen dy ndeshje të Superligës, nuk ka fitues në asnjërën Janë të Mbyllura

Lutfi Haziri i përgjigjet Tahirit: Me kë bëhet Xhafa, ai humb

Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë se për këtë pozitë nuk po garon me rival politik por me bashkëpunëtorë. Derisa shpalli kandidaturën sot, Haziri ka thënë nuk pajtohet që të bëhet tifo për asnjërin nga kandidatët brenda partisë. Kur është pyetur rreth deklaratës së bashkëpartiakut të tij, kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili dje deklaroi për KosovaPress se si degë e mbështesin Lumir Abdixhikun për kryetar, Haziri ka thënë se “në LDK thuhet me kënd bëhet Xhafa humb ai”. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë që është e rëndësishme që delegatët e LDK-së të votojnë lirshëm dhe ...
Komentet te Lutfi Haziri i përgjigjet Tahirit: Me kë bëhet Xhafa, ai humb Janë të Mbyllura

6 të vdekur dhe 529 raste të reja me COVID-19

Lajme
6 të vdekur dhe 529 raste të reja me koronavirus janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Komuna e Prishtinës sërish ka më së shumti raste pozitive. Njoftimi i plotë i IKShPK:së 333 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste ...
Komentet te 6 të vdekur dhe 529 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Arrestohet një 21 vjeçar për vjedhje të rëndë në Pejë

Lajme
Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, ka njoftuar se E.H është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje të rëndë”. Tentim vjedhja kishte ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar në rrugën “Bukureshti” në Pejë. “Stacioni Policor në Pejë, me datë 21.11.2020, është informuar se në rrugën ‘Bukureshti’ në Pejë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë. Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, ka depërtuar rrethojat e oborrit në shtëpinë e viktimës me qellim të kryej vjedhje, pasi që është vërejtur nga pronari i shtëpisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë ...
Komentet te Arrestohet një 21 vjeçar për vjedhje të rëndë në Pejë Janë të Mbyllura

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e kalueshme, kujdes në vozitje

Lajme
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se edhe përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. “Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave. Edhe rrugët në viset malore si Bajgorë, Kullë, Bogë e Prevallë, janë të hapura për qarkullim të automjeteve”, thuhet në reagimin e MI-së. Megjithëkëtë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët ...
Komentet te Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e kalueshme, kujdes në vozitje Janë të Mbyllura

Hoxhaj përfshihet në debatin e ndeshjes Spanjë-Kosovë, kërkon të njihet realiteti i ri

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qasjes Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila i është referuar Kosovës si territor e jo si shtet. Hoxhaj ka shkruar në Twitter se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ai ka thënë se ky është fakt dhe nuk mund të tjetërsohet. Hoxhaj ka kërkuar nga UEFA që të reagojë ndaj kësaj sjellje të Federatës së Futbollit të Spanjës. Postimi i plotë i Hoxhajt në Twitter: I zhgënjyer me sjelljen destruktive të #Spanjës ndaj #Kosovës edhe kur bëhet fjalë për sportet. Kjo sjellje nuk e zhbën faktin që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Pres nga @UEFA.com ...
Komentet te Hoxhaj përfshihet në debatin e ndeshjes Spanjë-Kosovë, kërkon të njihet realiteti i ri Janë të Mbyllura

​OHTK reagon për ndërhyrjen e policisë në një restorant në Prishtinë

Lajme
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka reaguar për ndërhyrjen e policisë së një restorant në Prishtinë. Nëpërmjet reagimi OHTK thotë se ka dëshmi që ndërhyrja e policisë ishte brutale dhe është kaluar çdo kompetencë. “Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës reagon ashpër për rastin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të policisë, me datë 8.03.2021 në ora 22:02 minuta bashkë me pjesëtarë të tjerë nga Inspektorati në restaurant Extra Fish Prishtinë. Sipas informacioneve, pikërisht nga deklaratat e pronarëve kemi dëshmi reale që ndërhyrja ka qenë brutale dhe është kaluar çdo kompetencë! Edhe pse klientët kanë qenë duke i kryer pagesat dhe duke e liruar lokalin, në Restaurant Extra ...
Komentet te ​OHTK reagon për ndërhyrjen e policisë në një restorant në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Hasani: Supremja mund të vendosë për rinumërim total

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani po e sheh të mundshëm rinumërimin total të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa i kanë mbetur edhe dy ditë Supremes për vendimmarrje të ankesave, Hasani thotë se nëse argumentohen pretendimet, do të ishte e udhës të largohen të gjitha dilemat se në QNR ka pasur orkestrim dhe manipulim të votave. Në një intervistë për KosovaPress, Hasani thotë se edhe votat për iniciativën e Adriana Hoxhiqit dhe Iniciativën Rome në vendbanimet me shumicë serbe janë legjitime. Ai thotë se kjo çështje është shkelje kushtetuese dhe jo ligjore. Hasani: Nëse ka prova, Supremja të urdhërojë rinumërimin e votave   Video ...
Komentet te ​Hasani: Supremja mund të vendosë për rinumërim total Janë të Mbyllura