Ylli amerikan mund të largohet nga Chelsea këtë verë. Liverpool dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e Christian Pulisic tek Chelsea, raporton “The Daily Mail”. Po ashtu edhe Bayern Munich raportohet se është i interesuar për amerikanin, i cili ende nuk ka startuar nga minuta e parë, për trajnerin e Thomas Tuchel, përcjell KosovaPress. Pulisic mund të kërkoj të largohet nga Chelsea gjatë verës, nëse vazhdon që të startoj nga banka rezervë, pavarësisht që ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij aktuale me “Blutë” e Londrës./KosovaPress ...
Komentet te Liverpool dhe Manchester United janë duke e monitoruar Pulisic Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë, që të shtyjë gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja. Në një postim në Facebook, Ambasada britanike ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut. “Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe kryeshefave ekzekutivë të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë ...
Komentet te Ambasada britanike kërkon nga Qeveria në detyrë të mos emërojë borde Janë të Mbyllura
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ra me 81 për qind krahasuar me periudhën një muaj më parë, raporton gazeta “Sun”. Në Britaninë e Madhe, 190 njerëz vdiqën nga virusi korona sot dhe 5.926 njerëz u infektuan, që është një rënie prej 54 për qind në krahasim me 10 shkurt, kur kishte 13.013 të infektuar. Shifrat janë më të ulëta se shtatë ditë më parë, kur kishte 6.385 pacientë dhe 315 vdekje./KosovaPress ...
Komentet te Britani: Numri i vdekjeve bie me 81 për qind në një muaj Janë të Mbyllura
Franca po transferon pacientë në zona të tjera dhe madje edhe në Belgjikën fqinje, për shkak të situatës së tensionuar COVID-19 në spitalet e disa rajoneve. “Situata në zonën më të madhe të Parisit, në rajonin e Hauts-de-France dhe në jug është shqetësuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi qeveritar të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron. Një numër i caktuar pacientësh do të transferohen në ditët në vijim, veçanërisht nga zona më e madhe e Parisit. Transferime të tilla tashmë po ndodhin edhe në rajone të tjera. Autoriteti Rajonal Shëndetësor i rajonit Hauts-de-France në veri të vendit njoftoi transferimin e pacientëve të kujdesit intensiv në spitalet ...
Komentet te COVID-19: Situatë e rëndë në spitale, Franca transferon pacientë Janë të Mbyllura
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës ka marrë vendim sot që të ndërpritet bojkoti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në përfaqësimet e avokatëve në Policinë e Kosovës sipas kompetencës së këtyre prokurorive. Ndërprerja e bojkotit është bërë pasi paraprakisht, kryetari i OAK-ut Behar Ejupi së bashku me nënkryetarin Naim Rudari, zhvilluan takime me Kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku dhe bashkëpunëtoret e tij, kështu duke arritur marrëveshje për eliminimin e pengesave të qasjes së avokatëve në objektet e sistemit prokurorial. Pas disa takimeve kryetari Ejupi së bashku me kryesuesin Maloku arritën dakordimin ashtu që KPK sot ka hartuar një udhëzim të veçantë për qasjen ...
Komentet te Avokatët ndërpresin bojkotin e punës Janë të Mbyllura
Ish-kongresisti amerikan, miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel ka përgëzuar Kosovën për bashkimin e saj në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar. “Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engel në një postim në Twitter. Kosova të martën dërgoi një njësit ushtarak në Kuvajt për të marrë pjesë në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të vendit, pas një kërkese nga Komanda Qendrore e SHBA-së. Trupat e saj do të jenë nën komandën e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Forca e Sigurisë së Kosovës me 3.400 trupa u shndërrua në një ushtri të rregullt dy vjet më parë, megjithëse emri i saj nuk është ...
Komentet te Engel uron Kosovën për misionin e saj të parë paqeruajtës ndërkombëtar Janë të Mbyllura
Humbja me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë në “Camp Nou” padyshim se ia bënë tejet të vështirë Barcelonës që ta eliminojë PSG-në dhe të vazhdojë më tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë që të përmbyset rezultati i ndeshjes së parë, por theksoi se nëse Lionl Messi do të jetë në formën e tij më të mirë, atëherë asgjë nuk është e pamundur, përcjell KosovaPress. Barça për këtë ndeshje nuk do të mund të mbështete tek shërbimet e lojtarëve si Coutinho, Roberto, Pique dhe Ansu Fati, të gjithë ...
Komentet te Misioni i përmbysjes, Koeman pritet t’i besojë këtij formacioni Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar me koronavirus 631 qytetarë, 17 persona të tjerë kanë vdekur dhe 714 janë shëruar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd etj. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen ...
Komentet te Shqipëri: 17 të vdekur nga COVID, 22-vjeç viktima me moshën më të re Janë të Mbyllura
Shqipëria u bë vendi i dytë në rajon që nisi vaksinimin kundër Covid-19 më 11 janar, 308 ditë pas identifikimit të dy rasteve të para me virusin Sars-Cov-2 dhe 15 ditë pas vendeve të Bashkimit Evropian. Atë ditë, në stadiumin “Air Albania”, u vaksinuan 48 mjekë që shërbejnë në spitalet Covid. Teksa kanë kaluar 58 ditë që nga nisja, në vend janë administruar 20911 vaksina në total, ose thënë ndryshe rreth 360 doza në ditë. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë të përditësuara deri më 9 mars tregojnë se 19 856 persona kanë marrë një dozë të vaksinës Pfizer ndërsa 1055 kanë marrë të dy dozat. Ndonëse në planin kombëtar ...
Komentet te Vaksinimi në Shqipëri: Për 58 ditë, 3308 persona mbi 80-vjeç dhe 1055 personel shëndetësor morën të dy dozat Janë të Mbyllura
Edhe pas vendimit të bujshëm të të birit për t’u shkëputur nga familja mbretërore, Princi Charles kishte vazhduar ta mbështeste Harryn, e këtu përfshihet edhe suporti financiar. “Ai i ka përkrahur që të dy, si Harryn ashtu edhe Meghanin më shumë nga ç’mund të thuhet me fjalë”, shprehen burime brenda pallatit mbretëror. Por pas intervistës së çiftit tek Oprah Winfrey, besimi i tij është gërryer krejtësisht. Burimet në fjalë, që janë shumë pranë Charlesit, pohuan për Evening Standard se “intervista bombë” e dyshes, në të cilën Meghan pohoi se ishte diskutuar ngjyra e lëkurës së djalit të tyre, ka shkaktuar dhimbje të madhe dhe përçarje. “Princi ndan bindjen e plotë ...
Komentet te Princi Charles i tronditur, burimet: Iu thye besimi te Harry e Meghan Janë të Mbyllura