Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Liverpool – Leipzig, formacionet zyrtare

Sport
Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, Liverpooli kërkon që ta sigurojë kualifikimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke mos lejuar ndonjë befasi të pakëndshme në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës gjermane RB Leipzig. Krizën të cilën po e kalon skuadra e Jurgen Klopp në Premier Ligë ka bërë që fokusi në Ligën e Kampionëve të jetë shumë më i madh me qëllimin për të mos e përfunduar këtë edicion me zero trofe, përcjellë KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Liverpool: Alisson, Arnold, Philips, Kabak, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Thiago, Mane, Salah, Jota RB Leipzig:Gulasci, Upamecao, Sabitzer, Poulsen, Forsberg, Adams, Klostermann, Nkunku, Mukiele, Olmo, Kampl./KosovaPress ...
Komentet te Liverpool – Leipzig, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

“Beteja” PSG – Barcelona, Pochettino dhe Koeman shpalosin formacionet zyrtare

Sport
Pritjes i erdhi fundit. Pas pak në “Parkun e Princave” zbresin Paris – Saint Germain dhe Barcelona për ta zhvilluar betejën kryesore nga ku do të mësohet skuadra e cila do ta kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Ronald Koeman ndodhet para një misioni të komplikuar pasi ka pësuar disfatë me rezultat 4-1 në “Camp Nou” dhe iu nevojitet një paraqitje e fuqishme për t’i kthyer gjërat në favorin e tyre, përcjellë KosovaPress. Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe tashmë të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare: PSG:Keylor; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Paredes, Gueye, Verratti; Draxler, Icardi and Mbappé. Barcelona: Ter Stegen, Dest, Sergio, Griezmann, Messi, ...
Komentet te “Beteja” PSG – Barcelona, Pochettino dhe Koeman shpalosin formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Sulm i ri ndaj parlamentit norvegjez – vidhen të dhënat

Rajoni dhe Bota
Parlamenti i Norvegjisë u vu përsëri në shënjestër të hakerëve, gjashtë muaj pasi sistemi IT ishte rrezikuar për shkak të sulmit, tha kreu i administratës, Mariana Andreasen. “Ne e dimë që të dhënat janë nxjerrë, por ende nuk kemi informacion të plotë në lidhje me situatën,” deklaroi ajo, raporton RT. Sulmi ka të bëjë me informacionin e mëparshëm në lidhje me “cenueshmërinë” e platformës së postës elektronike Microsoft Exchange, për të cilën gjigandi i teknologjisë nuk ishte në dijeni dhe hakerët mund ta kishin përdorur atë. Andreasen tha se shkalla e dëmit nuk dihet ende, si dhe fajtorët, por parlamenti ka marrë masat e nevojshme “gjithëpërfshirëse” në bashkëpunim me shërbimet ...
Komentet te ​Sulm i ri ndaj parlamentit norvegjez – vidhen të dhënat Janë të Mbyllura

​Pak para ndeshjes me Barçën, babai i Neymar lëshon mesazhin e tij motivues

Sport
Paris Saint-Germain është në prag të ndeshjes kthyese kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, faza 1/16. Para ndeshjes, babai i Neymar Jr, Neymar Santos Sr., ndau mesazhin e tij për skuadrën e klubit kryeqytetas, pavarësisht se djali i tij nuk është në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. “Sot është dita për të ndërtuar një kapitull tjetër në historinë e PSG-së në Ligën e Kampionëve! Një histori e mbushur me momente të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme që vetëm bashkimi dhe lumturia që ekzistojnë midis lojtarëve të kësaj skuadre e shpjegojnë, ”deklaroi Neymar Sr. Gjigandët francezë janë 90 minuta larg nga kalimi në çerekfinale për të dytin vit radhazi. Pas ...
Komentet te ​Pak para ndeshjes me Barçën, babai i Neymar lëshon mesazhin e tij motivues Janë të Mbyllura

​10 vjet luftë në Siri: Rreth 12.000 fëmijë u vranë ose u plagosën

Rajoni dhe Bota
Pothuajse 12 mijë fëmijë u vranë ose u plagosën në luftën civile siriane 10-vjeçare dhe miliona braktisën shkollën, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Statistikat e zymta u botuan në një raport të UNICEF në prag të 10-vjetorit të fillimit të konfliktit në Siri, i cili filloi në mes të marsit 2011. Lufta vrau gati gjysmë milion njerëz, plagosi më shumë se një milion dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë, ndërsa më shumë se pesë milionë kanë statusin e refugjatit. Raporti thekson se numri i fëmijëve që shfaqin simptoma të vuajtjes psiko-sociale u dyfishua në vitin 2020, pasi ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, shokut dhe traumës kishte një ndikim ...
Komentet te ​10 vjet luftë në Siri: Rreth 12.000 fëmijë u vranë ose u plagosën Janë të Mbyllura

​Itali: 22.409 raste dhe 332 viktima nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Në Itali u raportuan sot 22.409 raste pozitive me COVID-19 dhe 332 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Shkalla e rasteve pozitive gjithashtu u rrit me rreth 0.5 për qind duke shkuar në 6.2 për qind nga 5.7 për qind që ishte një ditë më parë. Aktualisht, ka 253 shtrime të reja në kujdesin intensiv (ICU) për COVID-19 në 24 orët e fundit. Në total, tani janë 2 827 pacientë në ICU. Bilanci midis pranimeve dhe daljeve është 71 pacientë më shumë. Në pavijonet e zakonshme, pacientët u rritën me 489 njësi krahasuar me dje, duke e çuar totalin e tyre në 22.882./Atsh/KosovaPress ...
Komentet te ​Itali: 22.409 raste dhe 332 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Hakimi mund ta zëvendësoj Bellerinin tek Arsenali

Sport
“Topçinjtë” po eksplorojnë opsione për ta zëvendësuar mbrojtësi spanjoll. Klubi londinez Arsenal dëshiron që ta transferojë mbrojtësin e krahut të Inter-it Achraf Hakimi, si zëvendësim të Hector Bellerin, ku ky i fundit mund të largohet nga Londra gjatë verës, raporton “Telegraph”. 22 vjeçari Hakimi, i cili është tre vjet më i ri se Bellerin, është duke kaluar nëpër momente fantastike me skuadrën e Inter-it këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar në katër prej tyre, për skuadrën nga Serie A, përcjell KosovaPress. Aftësitë e tij sulmuese do t’i jepnin “Topçinjëve” shumë opsione se si ta përdorin Hakimin në formacion, por nëse Bellerin largohet, dhe Arsenal transferon marokenin, me ...
Komentet te ​Hakimi mund ta zëvendësoj Bellerinin tek Arsenali Janë të Mbyllura

COVID-19: Portugalia miraton vaksinën “AstraZeneca” për mbi 65-vjeçarët

Rajoni dhe Bota
Portugalia ka ndjekur një numër vendesh të tjera evropiane duke miratuar vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca për personat e moshës 65 vjeç e lart, njoftoi Autoriteti Kombëtar Shëndetësor. “Ky vendim merr parasysh të dhënat e botuara ditët e fundit, që tregojnë se vaksina AstraZeneca/Oxford është efikas për personat mbi moshën 65-vjeç”, tha autoriteti në një deklaratë. Vaksina u miratua fillimisht për të gjithë personat mbi 18 vjeç, por “mundësisht” deri nën moshën 65-vjeç. Qeveria synon të vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në verë. Në bllokim që nga mesi i janarit, Portugalia ka regjistruar një rënie të mprehtë në numrin e infektimeve të reja, pas një kulmi prej gati 16.500 ...
Komentet te COVID-19: Portugalia miraton vaksinën “AstraZeneca” për mbi 65-vjeçarët Janë të Mbyllura

Rama: Pasnesër arrijnë 38.400 dozat e para nga AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Ditën e premte do të mbërrijnë 38.400 dozat e para të vaksinë AstraZeneca. Lajmin e mirë e ka dhënë Kryeministri, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook thekson se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve. “Lajm i mirë. Pasnesër mbërrijnë 38.400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21.613 vaksinime, në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve. ...
Komentet te Rama: Pasnesër arrijnë 38.400 dozat e para nga AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Rritet numri i pacientëve në Amerikën Latine

Rajoni dhe Bota
Numri i të infektuarve të ri me virusin korona është ende në rënie në Amerikën e Veriut, por në Amerikën Latine ai është në rritje, veçanërisht në Brazil, ku një numër rekord i vdekjeve u regjistruan të martën (1.972), njoftoi sot Organizata Pan American Health (PAHO) me seli në Uashington. “Ne jemi të shqetësuar për situatën në Brazil. Është një kujtesë e rrezikshme për ne që numri i pacientëve mund të rritet çdo orë,” tha drejtoresha e PAHO, Sarisa Etienne. Ajo shtoi se numri i pacientëve po rritet në pothuajse çdo shtet federal brazilian./KosovaPress ...
Komentet te ​Rritet numri i pacientëve në Amerikën Latine Janë të Mbyllura