Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me 16 vjet burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, A.R. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Mustaf Tahir i akuzuari tjetër A.R.1 është shpall fajtor dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, edhe F.R. është shpall fajtor dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet; të pandehurit A.R.2. gjykata i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj dhe të pandehurin D.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 ...
Komentet te Vrasja për borxhin 60 mijë euro në Ferizaj, të akuzuarit dënohen me burg dhe gjobë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-lojtari i Chelseat dhe i Bregut të Filidishtë Didier Drogba pa dyshim se është njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm që ka njohur bota e futbollit deri më tani. I lindur më 11 mars 1978, sot, ish-numri 11 i “Bluve” të Londrës feston ditëlindjen e tij të 43-të, përcjellë KosovaPress. Në karrierën e tij Drogba ka luajtur edhe për skuadra të tjera si Marselle e Galatasaray, derisa me Chelsean ka fituar katër tituj të Premier Ligës, katër FA Cup dhe një herë Ligën e Kampionëve në sezonin 2011/12, kurse me Galatasarayn ka fituar një titull kampioni ne Turqi, një herë Kupën e Turqisë dhe një herë Superkupën e Turqisë./KosovaPress Këto ...
Komentet te Drogba feston sot ditëlindjen, këto janë 10 golat më të bukur të tij Janë të Mbyllura
Nga dita e mërkurë, më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së transportit të udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor. Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor Ruzhdi Kurtishaj tha se sot Këshilli drejtues vendosi të mbaj protestë prej ditës së mërkurë të javës së ardhshme. “Me keq ardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 mars ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi nië sektori që kemi humbur mjaft në pandemi ...
Komentet te Protestë, nga dita e mërkurë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend Janë të Mbyllura
Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Nëpërmjet një komunikate për medie, MPB bën të ditur se “Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër”. Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund ...
Komentet te Kufizohen shërbimet në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura
Vazhdon edhe më tutje të jetë e pa qartë e ardhmja e Davide Alabas pasi Bayern Munich nuk ka shprehur gatishmëri për t’ia vazhduar kontratën. Mbrojtësi austriak ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha duke përfshirë edhe dy gjigantët spanjolle Barcelona dhe Real Madrid, përcjellë KosovaPress. Mediat disa herë kanë shkruar se lojtari do t’i bashkohet Real Madridit, por kishte edhe lajme se ai mund të transferohet edhe në “Camp Nou” te Barcelona. Tani, është agjenti i tij, Pini Zahavi ai i cili e ka sqaruar të gjithë situatën e tij duke konfirmuar se Alaba ka një marrëveshje verbale me skuadrën e Zinedine Zidane. “Nuk ka marrëveshje verbale me ...
Komentet te Barça apo Reali, agjenti i Alabas tregon se me cilin klub është arritur marrëveshja Janë të Mbyllura
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj emërimit të Bordit të Infrako-s. Nitaj përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrje me arsyetimin se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje. “Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nuk kam pranuar që të procedoj me rinominimin e bordeve të përkohshme, në kohen kur veç procesi i zgjedhjes së bordeve të rregullta është në fazën përfundimtare. Edhe për ato ndërmarrje ku ka përfunduar procesi i intervistimit ...
Komentet te Nitaj reagon për emërimin e Bordit të Infrako-s, kërkon të pezullohet përzgjedhja e kryeshefit Janë të Mbyllura
Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve po mban mbledhjen e saj për të diskutuar për moszbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj fillimisht tha se Qeveria në detyrë ka anashkaluar shoqatë për mos përkrahje në kohë pandemie. “Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm nën hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë më 24 janar për ndarjen e ...
Komentet te Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria në detyrë për subvencionimin e transportuesve Janë të Mbyllura
Michael Owen beson se Manchester United do të shënojë një fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e tyre në Europa League sot në mbrëmje. “Djajtë e Kuq” po përgatiten të ballafaqohen me skuadrën e Serie A në ndeshjen e parë të tyre në fazën 1/16 të kësaj gare. Manchester United shkon në lojë i freskët nga fitorja e tyre mbresëlënëse 2-0 ndaj liderëve të Premier League dhe rivalëve të Manchester Cityt në “Etihad” gjatë fundjavës, përcjellë KosovaPress. Ish-ylli i Manchester United, Owen thotë se “Djajtë e Kuq” do të shënojnë fitore me rezultat minimal në “Old Trafford” “Manchester United dhe AC Milan kanë ndarë mjaft ndeshje të paharrueshme ...
Komentet te Michael Owen parashikon rezultatin e ndeshjes Manchester United – Milan Janë të Mbyllura
Në Departamentin për Krime të Rënda me të nisur rishtazi seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova djali i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ajo dështoi përsëri pasi që avokati mbrojtës, Besnik Berisha kërkoi të shkoj në një rast tjerë. Seanca e radhës u njoftua për 30 mars në orën 13:15. Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit. ...
Komentet te Rasti viza- Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve Janë të Mbyllura
Së fundmi janë shtuar zërat se duhet të ketë një rinumërim të plotë të votave pasi dyshimeve që ka pasur manipulime, kryesisht brenda partive, ku një kandidat i ka marrë një tjetri vota duke e dëmtuar dhe duke e lënë jashtë Kuvendit. Kjo do të shtynte afatin e certifikimit e rrjedhimisht edhe të formimit të institucioneve të reja. Në zgjedhjet e 2019 rreth 90% të vendvotimeve u rinumëruan dhe kjo bëri që procesi nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të përmbyllet brenda 53 ditëve. Monitoruesit e procesit zgjedhor kanë shfaqur qëndrime të ndryshme rreth vonesave që mund të shfaqen në certifikimin e rezultateve të 14 shkurtit. Në Institutin ...
Komentet te A është i nevojshëm rinumërimi i plotë? Monitoruesit të ndarë, KQZ pret Supremen Janë të Mbyllura