Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Verratti pas fitores ndaj Barçës: Jam i zhgënjyer për një arsye tjetër

Sport
Paris – Saint – Germain ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Njëri nga protagonistët e këtij triumfi të PSG-së ishte edhe mesfushori italian Marco Verratti, përcjellë KosovaPress. “Ndihem i rëndësishëm këtu, për shokët e mi të skuadrës, trajnerin dhe klubin. Unë e di që shokët e mi të skuadrës kanë besim tek unë dhe kjo më lejon të jap më shumë, ”tha reprezentuesi italian për “Sky Sport Italia”. “Ne po flisnim sot, kur fiton ndeshjen e parë 4-1, ndeshja e dytë është gjithmonë pak e çuditshme. Ju dëshironi të mbroheni mirë, por ...
Komentet te Verratti pas fitores ndaj Barçës: Jam i zhgënjyer për një arsye tjetër Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 11 mars (Video)

Lajme
Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” organizojnë konferencë ndërkombëtare me temën “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 09:00) Do të ketë video Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, mban konferencë për media. (OEK, ora 10:00) Do të ketë video – LIVE   Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do të hapë ekspozitën “Vullkani” i Republikës. (Mensa e Studentëve, Prishtinë, ora 11:00) Do të ketë video   Intervistë: Januz Januzaj, një nga organiatorët e demonstratave të ’81-shit, rreth 40-vjetorit të demonstratave (Video)   Temë: ...
Komentet te Ngjarjet e datës 11 mars (Video) Janë të Mbyllura

67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Lajme
Në Spitalin e Pejës po vazhdojnë të trajtohen 67 pacientët e infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 11 nga pacientët e infektuar me virusin korona janë në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa 47 janë në oksigjenoterapi. “Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, kanë marrë trajtim emergjent 236 pacientë, 20 prej tyre ...
Komentet te 67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat studentore të 1981-ës. Haradinaj thotë se 40 vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive dhe kundër shtypjes së shfrytëzimit. Po ashtu Haradinaj thotë se 11 marsi i 1981 ishte dita që nisi një proces të pakthim dhe se me 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës. “Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve”, ka shkruar Haradinaj. ...
Komentet te Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës Janë të Mbyllura

​Para një viti COVID-19 u shpall pandemi

Lajme
Më 11 mars të viti të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin corona si pandemi globale. Në një konferencë për media, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i shqetësuar për përmasat që virusi SARS-COV-2 kishte marrë. Deri atë ditë, zyrtarisht ishin regjistruar mbi 118.000 raste me COVID në 115 vende, ndërsa kishin humbur jetën 4291 njerëz. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit. Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhshme numri mund të rritet”, deklaroi si sot një vit më parë kreu i OBSH-së. Tedros dha alarmin dhe kërkoi ...
Komentet te ​Para një viti COVID-19 u shpall pandemi Janë të Mbyllura

78-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë Veriore

Rajoni dhe Bota
Sot shënohet 78-vjetori i deportimit dhe holokaustit të 7.144 hebrenjve të Maqedonisë Veriore në kampin e përqendrimit, Treblinka. Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm. Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj. Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ...
Komentet te 78-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë Veriore Janë të Mbyllura

​Llojet e intervistave të punës

Lajme
Punëdhënësit kryejnë lloje të ndryshme të intervistave të punës. Këto intervista zakonisht bëhen dhe janë të rëndësishme kur kërkohet punë, mirëpo nuk përfundon me kaq. Ka intervista të tjera të cilat mund t’i përjetoni gjatë gjithë karrierës tuaj. Akademi Pune ju njofton me llojet më të shpeshta të intervistave. Intervistat e sjelljes Intervistuesit i përdorin intervistat e bazuara në sjellje për të përcaktuar se si punonjësit kanë trajtuar situata të ndryshme gjatë së kaluarës në punë. Ideja e kësaj është që punëdhënësit të kuptojnë se si sjellja juaj në të kaluarën ju bën që të veproni në punën e re. Kjo intervistë nuk parashikon përgjigje me “po” ose “jo”, por ...
Komentet te ​Llojet e intervistave të punës Janë të Mbyllura

22 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu. Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg. Në këtë ditë, vepra e të ndjerit kujtohet nga familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë mitrovicas./KosovaPress ...
Komentet te 22 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit

Lajme
Edhe sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë reshje shiu dhe bore sikurse gjatë së mërkurës. Meteorologët parashohin gjatë ditës së sotme të ketë edhe intervale me diell Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura

​Demonstrata studentore e 11 marsit

Lajme
Sot bëhen 40 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave. Më 4 mars 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981. Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur. Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, dhe në tërë territorin u vendos ...
Komentet te ​Demonstrata studentore e 11 marsit Janë të Mbyllura