Covid-19 mori jetën e një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë. Vdekjen e 16 vjeçarit i cili ishte duke u trajtuar për 10 ditë në Klinikën Infektive të Gjilanit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Hajrullahu bën të ditur se 16 vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe se gjendja e tij ishte e rëndë prej që ishte shtrirë për hospitalizim. Hajrullahu: Gjendja e tij ka qenë e rëndë, ka pas dhe sëmundje AUDIO “Gjendje të rëndë ka qenë që nga fillimi i trajtimit në repartin tonë. Paraprakisht ka qenë i sëmurë, ka qenë me ngecje psiko-motorik[…]Në spitalin sëmundje infektive ka qenë i ...
Komentet te COVID-19 merr jetën e një 16 vjeçari në Viti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kylian Mbappe ishte njeriu kryesor që solli eliminimin e Barcelonës na Liga e Kampionëve në këtë edicion. Katër golat e tij të realizuara në dy ndeshjet ndërmjet këtyre klubeve ishin vendimtare për eliminimin e skuadrës së Ronald Koeman. Por, sulmuesi francez në fund të ndeshjes të së mërkurës vendosi të mos kërkojë Lionel Messi për të ndërruar fanellat, përcjellë KosovaPress. Por Mbappe i befasoi të gjitha kur u pa duke mos u ofruar tek Leo Messi për fanellën e tij dhe në vend të kësaj kërkoi të riun e Barcelonës Pedri. Pedri luajti 78 minuta për Barcelona të mërkurën mbrëma para se të zëvendësohej nga Miralem Pjanic. Ai u kthye ...
Komentet te Nuk e konsideron Messin të rëndësishëm, veprimi i Mbappes pas ndeshjes i ka befasuar të gjithë Janë të Mbyllura
Instituti i Varshavës ka publikuar një material, i cili flet për emërimet e reja në njërit prej shërbimeve të inteligjencës ruse, dhe përfshirjen e tyre në raste të korrupsionit. Pas një boshllëku prej disa muajsh, drejtori i Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB), Aleksandar Bortnikov tashmë ka zëvendësin e tij. Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për emërimin e Sergey Korolev në postin e zëvendësdrejtorit të parë të FSB-së. Korolev deri më tani ka shërbyer si drejtor i Departamentit për Siguri Ekonomike të FSB-së, i njohur si SEB. Ngritja e Korolevit në këtë pozitë, e bënë atë që të futet në listën e ngushtë për t’u bërë në ...
Komentet te Putin emëron drejtuesit e FSB-së, të përfshirë në korrupsion Janë të Mbyllura
Demonstratat e vitit 1981 shënuan një kthesë të madhe për lirinë e Kosovës. Gjithçka kishte filluar në konviktin numër 3, ku disa studentë kishin planifikuar demonstratat, si përgjigje kundër dhunës që u përdor për të shtypur protestat nëpërmjet të cilave ata kërkonin trajtim dinjitoz dhe ushqim, në mensën e studentëve, më 4 mars të atij viti. Mbrëmjen e së mërkurës së 9 marsit të vitit 1981 një grup studentësh kishte planifikuar demonstratën e 11 marsit. 40 vjet më pas, flet njëri nga organizatorët e këtyre protestave, Januz Januzaj, që kujton për KosovaPress momentet si u organizuan dhe thotë se demonstratat e atij viti janë një frymë e identitetit kombëtar. Ai ...
Komentet te 40 vjet nga demonstratat e ‘81-shit, Januzaj: Shpërthim kundër shtypjes Janë të Mbyllura
Anthony Joshua është gati të vendosë titujt ËBA Super, IBF dhe ËBO në listën e trofeve të tij kundër mbretit të ËBC0-së Tyson Furyt në luftën e planifikuar që të zhvillohet gjatë verës për të kurorëzuar kampionin e padiskutueshëm të botës në pesha të rënda. Dhe ndërsa ai beson se Gypsy King, i pamposhtur, 32 vjeçarë, mund të jetë duke kërkuar të përfundojë karrierën e tij, Anthony Joshua këmbëngul që ky është vetëm fillimi i më shumë sfidave që do të vijnë, përcjellë KosovaPress. Duke folur për “JD Sports”, ai tha: “Ai mund të sjellë çfarë të dojë, nuk ka rëndësi për mua. Provokimet e konferencës për shtyp, ngacmimet e ...
Komentet te Joshua ndez luftën me Tyson Furyn: Ju jeni thjesht një akt ngrohjeje për mua Janë të Mbyllura
Të mërkurën një nënë në Podujevë rrahu fëmijën e saj në Podujevë. Pas rrahjes që iu bë nga e ëma, fëmija u dërgua për tretman mjekësor, fillimisht në emergjencën e Podujevës e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia njofton për tretman mjekësor u dërgua nga babai i saj. Ndërkohë që me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. “Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës ...
Komentet te Nëna rrah fëmijën në Podujevë, dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK Janë të Mbyllura
Masat e vendosura për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar ngritje. Në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se 6 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19 dhe 529 kanë rezultuar pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes. ...
Komentet te Shqiptohen 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Për herë të parë që nga edicioni 2004-05, as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk janë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke shënuar ndoshta fundin e një epoke të lavdishme. Juventusi u eliminua nga Porto duke iu falënderuar golave si mysafir pas vazhdimeve ndërsa Barcelona nuk arriti të përmbyste humbjen 4-1 të PSG-së në shtëpi. Messi shënoi një gol mahnitës në Paris, por gjithashtu e humbi penalltinë e cila u devijua nga portieri Keylor Navas, përcjellë KosovaPress. Në sezonin 2004-05, Messi bëri vetëm një paraqitje për Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në një humbje 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk më 7 dhjetor 2004. “Blaugranët” u ...
Komentet te Fundi i një epoke të lavdishme! Janë të Mbyllura
Ulja e temperaturave ka bërë që qarku i Korçës të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 metra. Temperaturat janë ulur deri në -4 gradë ndërsa trashësia e borës varion nga 2-10 cm në akset rrugore Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës. Sikurse raportohet, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve, shkruan A2. Ndërkaq në Pogradec, nuk ka probleme me qarkullimin por me furnizimin me energji elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet./KosovaPress ...
Komentet te Bora arrin deri në 10 cm në Korçë Janë të Mbyllura
Drita dhe Ballkani do të kërkojnë fitore sot në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bëjnë këtë. Rikthimi në kreun e tabelës është synimi i të dy këtyre skuadrave pas fitores së djeshme të Prishtinës ndaj Besës, shkruan KosovaPress. Në Gjilan zhvillohet derbi lokal Drita – Gjilani. Nuk do të jetë aspak punë e lehtë për Dritën pasi Gjilani në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, por ka katër barazime. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Ballkani ballafaqohet me Arbërinë e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë të rezultateve por ...
Komentet te Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë Janë të Mbyllura