8 të vdekur dhe 632 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 397 TË SHËRUAR DHE 632 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj ...
Komentet te 8 të vdekur dhe 632 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Juventus thuhet se po planifikon të rindërtojë ekipin dhe do të diskutojë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij. “Tuttosport” raporton se e ardhmja e yllit portugez në Juventus është në dyshim pas një sezoni të vështirë, pasi Andrea Pirlo vazhdon të jetë i ngarkuar me një projekt rinovimi në “Allianz Stadium”. 36-vjeçari ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje në Serie A dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, përcjellë KosovaPress. Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Bianconerët” do të ulen me sulmuesin veteran dhe do të diskutojnë për të ardhmen, duke sugjeruar se ka një mundësi që ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit ...
Komentet te Sezon i vështirë për Juventusin, planifikohet shitja e Cristiano Ronaldos Janë të Mbyllura
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar demonstratat studentore të 11 marsit 1981. Limaj thotë se demonstratat studentore shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit për liri e pavarësi. “Sot u bën 40 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981, ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si dhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë. Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e ...
Komentet te Limaj: Demonstrata studentore shënuan kthesën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi Janë të Mbyllura
Më 23 nëntor të vitit 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm nga i cili mbetën të shkatërruara shumë shtëpi banimi si dhe pati pasoja të mëdha me humbje në njerëz. Me këtë rast Shqipëria mori mbështetje morale dhe materiale nga shumë vende të botës dhe në mesin e atyre që dhanë ndihmën e tyre ishin edhe komuniteti i sportit, përcjellë KosovaPress. Federatat e Futbollit si ajo e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe e Italisë kontribuuan me ofrimin e mjeteve për ndërtimin e disa shtëpive nga themili i tyre. Sot, për të parë nga afër ecurinë e punimeve, në fshatin Bubq për vizitë ishin Presidenti i Federatës së ...
Komentet te Duka dhe Ademi së bashku me homologët e tyre nga Italia dhe Maqedonia e Veriut vizitojnë shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të kryesisë. Përmes një deklarate për medie, AAK ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin ndaj të gjithë manipuluesve. “Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim. AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e AAK-së. Deklarata e ...
Komentet te AAK: Të rinumërohen votat e të gjitha partive politike Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se demonstratat e vitit 1981 ishin pikënisje për të drejtat e shqiptarëve që kërkonin status të Republikës për Kosovën. Pasi mori pjesë në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demonstratave, Kurti tha se e veçanta e saj, ishte se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë për të kërkuar liri dhe barazi kushtetuese sikur popujt tjerë. Kurti: Studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë Video “Sot më 11 mars shënojmë 40-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore në ballë të së cilave, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. ...
Komentet te Kurti kujton demonstratat e ‘81-shit: Nuk kërkohej thjesht liria, por edhe barazia kushtetuese Janë të Mbyllura
40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e Kosovës, shënoi fillimin e demonstratave, të cilat ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë, kështu e kujton demonstratën studentore presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani shkruan se revolta e “bukës” u shndërruar në lëvizje për rezistencë për të drejtat përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. “Kjo revoltë “e bukës”, u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Prej këtu, thirrja për Republikë u shndërrua në kauzë ...
Komentet te Osmani për demonstratat studentore: Ishin kthesë historike Janë të Mbyllura
“Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi, vetëm mbi bazën e supozimeve se mund të ketë pasur manipulime – pa prova konkrete, do t’a dëmtonte seriozisht integritetin e procesit zgjedhor dhe do t’a minonte besimin e publikut në këto zgjedhje”, kështu thotë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Kjo deklaratë e Cakollit vie pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj të enjten pas mbledhjes që kishte me nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave të kësaj partie deklaroi se kërkon rinumërim të plotë të votave përshkak të keqpërdorimit me vota. Por rinumërimi i tërësishëm i votave, sipas Cakollit do të duhet të ndodhte vetëm në ...
Komentet te Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave me supozime se ka pasur manipulime, dëmton integritetin zgjedhor Janë të Mbyllura
Qeveria e Spanjës do të lejojë që Kosova të shfaqë flamurin dhe himnin e saj në ndeshjen kualifikuese të futbollit për botërorin Katar 2022 që do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin “La Cartuja në Sevilje”, shkruan gazeta spanjolle “El Confidencial. Ky është një hap vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pasi Spanja, e cila udhëheq grupin evropian të përbërë nga vetëm pesë vende, refuzon të njohë sovranitetin e territorit të Ballkanit. Përkundër faktit se Ministria e Jashtme i tregon kësaj gazete se “politikisht kjo nuk e ndryshon pozicionin e Spanjës për Kosovën asnjë centimetër”, është e qartë se Spanja po relakson veton që mbajti fort deri në ...
Komentet te Përjashtimi nga garat e frikësoi Spanjën, përfundimisht dorëzohet para Kosovës Janë të Mbyllura
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar në mbledhjen e sotme që të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se “kërkohet nga qytetarët të vazhdojnë të kenë një sjellje të kontrolluar, të vijojnë të mbeten të detyrueshme maskat, higjiena dhe distanca”. Lidhur me numrin e infektimeve Manastirliu tha se “kemi një tendencë të uljes së qëndrueshme të rasteve të infektimeve. Prej datës 1 mars vihet re një trend i uljes së qëndrueshme, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteve si ...
Komentet te Konfirmohen rastet me variantin britanik të COVID në Shqipëri Janë të Mbyllura