Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi që të bëhet rinumërim i plotë i votave. Por Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash. “Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedure. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj. Miftaraj thotë se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë. “Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo ...
Komentet te Miftaraj reagon pas kërkesës së Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kërkojnë rinumërim të plotë të votave derisa i ka quajtur kriminelë ata që keqpërdorën votën në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai sot ka mbledhë nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave, takim pas së cilit, kreu i AAK-së ka thënë se duhet të përfundojnë në burg të gjithë keqpërdoruesit e votës. Pas rreth një orë takim në selinë e AAK-së në Prishtinë, lideri i kësaj partie ka theksuar rinumërimi i plotë i votave duhet të bëhet në prezencë të policisë dhe hetuesisë. Haradinaj: Kriminelët e votës të përfundojnë në burg Video “Kërkojmë nga organet e ...
Komentet te Haradinaj: Kriminelët e votës të përfundojnë në burg Janë të Mbyllura
Nga dita e mërkurë më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Këtë protestë e ka paralajmëruar kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj pas takimit me këshillin drejtues. Kurtishaj theksoi se ky sektor ka pasur humbjet më të mëdha në aspektin ekonomik për shkak të vendimeve të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Kurtishaj: Jemi i vetmi sektor që kemi pasur humbjet më të mëdha Video “Me keq ardhje dua t’i njoftoj të gjithë opinionin ...
Komentet te Nga 17 marsi nuk do të ketë transport të udhëtarëve në Kosovë Janë të Mbyllura
Dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota sot dolën para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’iu caktohet masa e paraburgimit. Mbrojtja e dy të dyshuarve A.K dhe S.M e ka kundërshtuar masën e paraburgimit. Pas seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i A.K,. Arben Geci tha se mbrojtja e ka kundërshtuar masën e paraburgimit për klientin e tij dhe pret që ndaj tij të vazhdohet masat për procedurë të rregullt. Ai tha se personi që mbron ai, dyshohet për bartje të votave. Geci: ...
Komentet te Mbrojtja kundërshton masën e paraburgimit për dy të dyshuarit për mashtrim me vota Janë të Mbyllura
15 ankesa kundër vendimet të PZAP-së ka pranuar Gjykata Supreme, por që deri më tani ka vendosur vetëm për 9 prej tyre, të cilat i ka refuzuar. Ndërkaq në proces janë edhe gjashtë të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh. Sjellim listën e plotë të vendimeve të Supremes: Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar) Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar) Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021 Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021 Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. ...
Komentet te Supremja refuzon 9 ankesa kundër vendimit të PZAP-së Janë të Mbyllura
Demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Kosovë ishin parathënie e krijimit të identitetit të republikës në kuadër të ish-federatës jugosllave, pasi ishin pikënisje e një lëvizjeje erozive për shpërbërjen e Jugosllavisë federale dhe të një fryme nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”, të organizuar nga Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”. Aty vëmendje e madhe iu kushtua edhe gjenocidit dhe krimeve serbo-jugosllave në Kosovë. Drejtoresha e Institutit Shkencor Kosovaro-Suedez, Salihe Salihu tha se se këto demonstrata ishin të nevojshme për ...
Komentet te Demonstratat e vitit 1981 – parathënie e krijimit të identitetit të republikës në kuadër të ish-federatës jugosllave Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbledhur sot nënkryetarët e partisë e kryetaret e komunave nga radhët e kësaj partie për të diskutuar rreth procesit zgjedhor, nga i cili ditë më parë dolën keqpërdorime me vota. Pas mbledhje, kryetari Haradinaj tha se edhe ata janë shqetësuar ndaj keqpërdorimeve që kanë ndodhë në disa raste nga kmisionerët dhe vëzhguesit, duke i quajtur të papërgjegjshëm. Ndaj, Haradinaj kërkoi që siç tha ai, kriminelët e votës të përfundojnë në burg dhe të bëhet rinumërimi i votave, dhe prezentë të jenë hetuesit dhe policia. “Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet qe kanë ndodh në disa raste nga disa ...
Komentet te Haradinaj: Kriminelët e votave të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë Janë të Mbyllura
Për më shumë se një vit nuk ishte mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane, edhe sot dështoi seanca gjyqësore e cila nisi rishtazi pasi kishte ndryshuar trupi gjykues. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 30 mars nga ora 13:15. Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani. Seanca dështoi pasi avokati, Besnik Berisha i cili e mbron të akuzuarin Izet Beqirin, ishte i caktuar në një seancë tjetër dhe kërkoi që të vazhdojë në rastin tjetër. Berisha: Kërkoj të ndërpritet seanca pasi jam në një rast tjetër ...
Komentet te Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për rastin e vizave, e radhës më 30 mars Janë të Mbyllura
Në kuadër të xhiros së 24 të Superligës së Kosovës sot zhvillohet derbi i madh lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. Drita kërkon fitore në këtë përballje për të qëndruar në hap me rivalët si Prishtina e Ballkani në luftën për titull, shkruan KosovaPress. Të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare derisa ndeshja starton nga ora 13:00. Drita: Maloku, Blakqori, Cuculi, Arago, Limani, Shabani, Fazliu, Namani, Ajzeraj, Haxhimusa, Xh.Shabani Gjilani: Koliçi, Rapa, Kastrati, Hila, Keita Aziz, Keita Razak, Nikaç, Useini, Veliu, Fustar, Progni/KosovaPress ...
Komentet te Drita – Gjilani, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Iniciativa Rome është vënë në qendër të akuzave se fitoi vota falë ndihmës së Listës Serbe. Komunitetet pakicë joserbe u ankuan në PZAP, e më pas edhe në Supreme, se Lista Serbe orkestroi vota për këtë subjekt në mënyrë që të sigurojë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për romët. Mirëpo, përfaqësues të kësaj iniciative, e mohojnë kategorikisht këtë akuzë. Sunaj Garipi deklaroi për KosovaPress se vendimi për të anuluar votat e tyre në disa komuna të Kosovës vetëm pse aty ka më pak qytetarë nga komuniteti rom sesa vota që morën, është antikushtetues dhe racizëm. Garipi deklaroi se në bazë të afateve kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ...
Komentet te PZAP ia anuloi votat, Iniciativa Rome: Vendim antikushtetues, s’bashkëpunojmë me Listën Serbe Janë të Mbyllura