Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani mbajti sot një takim virtual me zëvendës ndihmës sekretarin në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në DASH, Matthew Palmer. Me këtë rast, Palmer i përcolli urime Osmanit për rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke potencuar rëndësinë e themelimit të institucioneve duke reflektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, Osmani theksoi e quajti të rëndësishme konstituimin me kohë të institucioneve të reja, duke thënë se mos zvarritja e procesit të certifikimit të rezultateve është me rëndësi, në mënyrë që sa më parë të kemi institucione funksionale që urgjentisht merren me nevojat dhe kërkesat e ...
Komentet te Osmani takim virtual me Palmer: SHBA, aleat i përhershëm i popullit të Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjithkush ka një dëshirë të pëlqehet nga një person i veçantë, por nuk është gjithmonë kështu dhe ka shenja të dukshme që tregojnë qartë se dikush ju pëlqen. Për shembull, nëse ata janë duke luajtur me gjërat përreth tyre ndërsa flasin me ju, mund të ketë disa ndjenja. Ka shenja që dikush po ju pëlqen fshehurazi. 1. Ata i përgjigjen tingullit të zërit tuaj Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme. Njerëzit që tërhiqen nga dikush ndryshojnë tonin e zërit të tyre në përputhje me nivelin e tërheqjes që ata ndiejnë, thonë ekspertët. Për shembull, gratë përdorin tone më të larta ose tingëllojnë më të pasigurta kur ...
Komentet te Këto janë shenjat e sigurta se dikush ju pëlqen Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kërkon nga opinioni publik, por edhe nga media, që të mos bien pre e lajmeve të rreme që vijnë nga Serbia, në lidhje me pretendimet për gjoja gatishmërinë e disa shteteve për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. MPJD në një komunikatë për media thekson se rikthimi i debatit dhe propagandës së Beogradit, përmes lajmeve të rrejshme, duke shfrytëzuar konceptin e ashtuquajtur “çnjohje”, është ringjallur me qëllim të krijimit të konfuzionit në opinionin publik, në kohën kur Kosova po kalon në periudhë tranzicioni të konsolidimit institucional pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Megjithëkëtë, në lidhje me pretendimet se disa shtete mund të ...
Komentet te Ministria e Jashtme e Kosovës: Tërheqja e njohjeve, propagandë e Serbisë Janë të Mbyllura
Deri të dielën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston ...
Komentet te Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Hoti dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë COVID -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës. Hoti ka falënderuar Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtet-ndërtimit./KosovaPress ...
Komentet te Hoti falënderon Palmer për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën Janë të Mbyllura
Humoristi Rasim Thaçi – Cima është duke u përballur me virusin korona. Ai kishte nevojë për gjak, e për çka e bija e tij Adelina Thaçi-Meta ka kërkuar gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre. Por tanimë gjaku është siguruar, kështu bëri të ditur Thaçi-Meta. “Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar e bija e tij Thaçi-Meta në “Facebook”./KosovaPress ...
Komentet te Sigurohet gjaku i kërkuar për humoristin Cima Janë të Mbyllura
Në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit të enjten kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit. Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka ...
Komentet te Realizohen mbi 370 teste rapide në sheshin Janë të Mbyllura
Trupi ynë është i ekspozuar ndaj toksinave të ndryshme çdo ditë – nga ushqimi, uji dhe ajri. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni të bëni një jetë të shëndetshme, pas një kohe ka një grumbullim të toksinave në trup që rezulton në fryrje, pamje të keqe, mungesë energjie dhe ndryshime të papritura të humorit. Ne ju sjellim pesë shenja të sigurta që trupi ka nevojë për detoksifikim. Ndryshime të papritura të humorit Stresi është një “ngjitës” për toksinat që dobësojnë trupin në një masë të tillë që ka një rënie të energjisë në trup, e cila intensifikon ndjenjat e frikës, nervozizmit, zemërimit dhe xhelozisë. Këshillë: Mësoni të relaksoheni – ky është ...
Komentet te 5 shenja të qarta se keni nevojë për detoksifikim Janë të Mbyllura
Kur diçka nuk është në rregull me trupin tuaj, trupi juaj dërgon sinjale. Mund të jetë një dhimbje koke, dhimbje barku, ndryshime në peshë ose dëshirë për akull. Po, tingëllon e çuditshme. Këtu janë gjashtë shenja të pazakonta për të parë për shkak të shëndetit tuaj: Ndjesia e dobët e nuhatjes Ekspertët thonë se nëse keni një nuhatje më të dobët, kjo mund të jetë një nga shenjat e sëmundjes Alzheimer. Një studim i kryer mbi minjtë zbuloi një numër të rritur të qelizave nervore të dëmtuara në hundën e minjve me sëmundjen Alzheimer krahasuar me minjtë e tjerë. Mjekët sugjerojnë që është normale që nuhatja jonë të dobësohet pas ...
Komentet te 6 sinjale të pazakonta se nuk jeni mirë me shëndet Janë të Mbyllura
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të mbesin në fuqi masat antiCOVID të cilat u vendosën për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona. Vendimi për mbetjen e masave të njëjta në fuqi është marrë në takimin e sotëm që kishte kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani “Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19”, ka thënë Hoti. Hoti ndër tjera ...
Komentet te Mbesin në fuqi masat antiCOVID-19 Janë të Mbyllura