Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Mbappe imagjinon veten duke luajtur me Messin, ja fjalët e tij

Sport
Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka folur për Lionel Messin, ku shprehu admirimin për yllin argjentinas, duke përmendur mundësinë që ta sheh përkrah tij si shok skuadre, përcjell KosovaPress. “Kam luajtur kundër Messi-t tre herë, ai eci përkrah meje tre herë, Lionel Messi është tejet profesional dhe ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Domethënë do të isha tejmase i gëzuar nëse ai do të vendoste që të bashkohej me PSG sezonin e ardhshëm”, tha Mbappe. “Prioriteti numër një është që të ndaj zhveshtoren me të, dhe të m’i tregojë të gjitha sekretet drejt suksesit. Në histori nuk është asnjë lojtar me 6 topa të artë, dhe të ...
Komentet te Mbappe imagjinon veten duke luajtur me Messin, ja fjalët e tij Janë të Mbyllura

Ahmeti: Gjenerata e ’81-shit kurrë nuk e humbi vazhdimësinë deri në organizimin e luftës çlirimtare

Lajme
Në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u organizua konferencë me rastin e shënimit të 40-vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë, të cilat dhe sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me këtë rast ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor të pranishëm ka dhe shumë bashkëveprimtarë dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981, si Fadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki e shumë të tjerë. Ahmeti para të pranishmëve gjithashtu ka thënë se gjenerata e vitit 1981 është gjeneratë më me fat pasi që kurrë nuk e humbi kontinuitetin deri ...
Komentet te Ahmeti: Gjenerata e ’81-shit kurrë nuk e humbi vazhdimësinë deri në organizimin e luftës çlirimtare Janë të Mbyllura

Hoxhaj: Demonstratat e ’81-shit i hapën rrugë luftës për çlirimin e Kosovës

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përkujtuar 40-vjetorin e demonstratave studentore, si një moment kthese në historinë e Kosovës, duke i hapur rrugë luftës për çlirimin e vendit nga okupimi represiv serb dhe të drejtën për pavarësi. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pranvera e vitit 1981 shënoi moment kthese në historinë e Kosovës. “Demonstratat e nisura në mars të 1981-ës i hapën rrugë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupimi represiv serb dhe të drejtën për pavarësi. Për të gjithë studentët dhe pjesëmarrësit në këtë demonstratë që përshpejtoi rënien e ish-Jugosllavisë shpreh respektin, mirënjohjen dhe konsideratën më të ...
Komentet te Hoxhaj: Demonstratat e ’81-shit i hapën rrugë luftës për çlirimin e Kosovës Janë të Mbyllura

Kurti: Demonstratat e ’81-shit filluan fundin e një federate të padrejtë

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka përkujtuar demonstratat studentore të vitit 1981, me kërkesën për liri e barazi, duke tronditur kështu Jugosllavinë e atëhershme që po shtypte pa mëshirë popullin liridashës shqiptar në Kosovë. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore. Mirëpo, përveçse kërkesë kundër shtypjes ishte edhe kërkesë kundër shfrytëzimit. “Pasuritë e Kosovës po përdoreshin si lëndë e parë për fabrika përpunuese e produkte finale nëpër republika të ish Jugosllavisë. Në vitin më të ‘mirë’ të ish Jugosllavisë, 1979, standardi mesatar i jetesës në Kosovë ishte shtatë herë ...
Komentet te Kurti: Demonstratat e ’81-shit filluan fundin e një federate të padrejtë Janë të Mbyllura

​BE dhe UNDP, 75 milionë euro për rindërtimin e tri shkollave në Laknas dhe Durrës

Rajoni dhe Bota
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Shqipëri, Limya Eltayeb, vizituan sot kantieret e tre shkollave në Laknas dhe Durrës të rindërtuara falë programit EU4Schools me vlerë 75 milionë euro të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. Duke filluar nga java e ardhshme, më shumë se 150 fëmijë dhe mësuesit e tyre do të kthehen në klasat e reja të kopshtit “1 Qershori”, të rindërtuara në standardet më të mira evropiane, me mjedise të reja moderne dhe infrastrukturë të qëndrueshme. 300 fëmijë të tjerë do të kenë mjedise të reja në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri” dhe kopshtin e ...
Komentet te ​BE dhe UNDP, 75 milionë euro për rindërtimin e tri shkollave në Laknas dhe Durrës Janë të Mbyllura

​Policia e Kosovës mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor

Lajme
Policia e Kosovës do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona. Kështu u tha sot në një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u diskutua gjendja e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa më efikas të trafikut në vendin tonë. Në këtë takim u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore. ...
Komentet te ​Policia e Kosovës mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor Janë të Mbyllura

​Disa shtete “nga kujdesi” ndalojnë përdorimin e AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Danimarka, Norvegjia, Italia dhe Islanda të enjten “nga kujdesi” pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për dyshimin e shkaktimit të mpiksjes së gjakut, pavarësisht deklaratave nga prodhuesit dhe rregullatorët evropianë që pretendojnë se vaksina është e sigurt. “Informacioni që kemi tregon se numri i incidenteve tromboembolike në njerëzit që kanë marrë vaksinën nuk është më i lartë se në popullatën e përgjithshme,” tha dje Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Midis tre milionë njerëzve të vaksinuar me AstraZeneca ishin 22 incidente të tilla deri më 9 mars, sipas EMA. Të dhënat i referohen të gjithë Bashkimit Evropian, Islandës dhe Norvegjisë. Danimarka njoftoi më herët sot se po pezullonte përkohësisht vaksinimin ...
Komentet te ​Disa shtete “nga kujdesi” ndalojnë përdorimin e AstraZeneca Janë të Mbyllura

SHBA, bie numri i të papunëve që kërkojnë ndihmë shtetërore

Rajoni dhe Bota
Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa të reja për përfitimet e papunësisë shtetërore ra në nivelin më të ulët në katër muajt e fundit javën e kaluar, sepse ambienti i përmirësuar i shëndetit publik mundëson rihapjen e segmenteve ekonomike të bronzit dhe kthimin e punëtorëve në punë. Numri i atyre që aplikuan për herë të parë për përfitimet e papunësisë shtetërore ra me 42.000, sipas të dhënave të rregulluara sezonale, në 712.000 njerëz në javën që përfundon më 6 mars, niveli më i ulët që nga fillimi i nëntorit 2020, njoftoi Departamenti i Punës i SHBA-së./KosovaPress ...
Komentet te SHBA, bie numri i të papunëve që kërkojnë ndihmë shtetërore Janë të Mbyllura

​Manchester United-AC Milan, formacionet zyrtare

Sport
Dy gjigantët evropianë do të ndeshen sot në “Old Trafford”, ku Manchester United pret në shtëpi skuadrën italiane AC Milan, në kuadër të kualifikimeve për në çerekfinale të Ligës së Evropës. United do të jetë në këtë ndeshje me shumë mungesa, ku nuk do të paraqiten Phil Jones, Juan Mata, Paul Pogba, Marcus Rashford, Donny van de Beek dhe portieri David de Gea. Në anën tjetër, trajneri i Milan-it Pioli, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bennacer, Calhanoglu, Maldini, Mandzukic, Rebic dhe në sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, përcjell KosovaPress. Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë. Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Alex ...
Komentet te ​Manchester United-AC Milan, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Shqipëri, 16 të vdekur nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Shqipëria vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të viktimave si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë konfirmuar 16 të vdekur. Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 602 raste të reja nga 3077 teste të kryera dhe 761 të shëruar, përderisa janë kryer 1080 vaksinime antiCOVID ose 22.693 që nga fillimi i vaksinimit. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 243, pasuar nga Korça me 29, Durrësi dhe Fieri me nga 28 raste, Shkodra 27 etj. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 620 ...
Komentet te Shqipëri, 16 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura