Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Supremja refuzon ankesat e partive jo serbe dhe Vetëvendosjes

Lajme
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat e partive politike jo serbe dhe Vetëvendosjes. Kështu ka njoftuar Gjykata Supreme nëpërmjet një komunikate për media. Në komunikatë thuhet se “Katër ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesat e subjekteve politike; Romani Iniciativa (AA.nr29/2021), Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia e Ashkalive për Integrim (AA.nr.35/2021) dhe Lëvizja Përparimtare e Romeve të Kosovës (AA.nr.36/2021), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.736/2021 të dt.07.03.2021, dhe ankesës së dytë, e pranuar sot, e subjektit politik Romani Iniciativa (AA.nr.39/2021), e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.736/2021, datës 10.03.2021. Me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që ...
Komentet te Supremja refuzon ankesat e partive jo serbe dhe Vetëvendosjes Janë të Mbyllura

Wijnaldum synim i Inter-it

Sport
Ylli i Liverpool-it vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga “Anfield Road”. Mesfushori i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum vazhdon të jetë nën radarin e gjigantit italian Inter, raporton “CalcioMercato”. “Nerazzurët” kanë mbajtur bisedime të vazhdueshme me agjentin e Wijnaldum, por së fundmi është raportuar se bisedimet kanë stagnuar, përcjell KosovaPress. Momentalisht, Interi është duke eksploruar rreth mundësive të tjera që ka nevojë për t’i transferuar, por interesimi kryesor mbetet tek Wijnaldum. Për mesfushorin holandez, interesim serioz ka shprehur edhe gjiganti katalunas Barcelona, ku trajneri Ronald Koeman është admirues i madh i bashkëkombësit të tij./KosovaPress ...
Komentet te Wijnaldum synim i Inter-it Janë të Mbyllura

​Lutfi Haziri nderohet me titullin “Anëtar Nderi” i Fondacionit “Papa Clementi XI-Albani”

Lajme
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar nga Fondacioni ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani” me titullin “Anëtar Nderi” i këtij Fondacioni. Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, Haziri e ka pranuar këtë mirënjohje me urdhër të presidentit të Fondacionit, Zef Bushati, të cilin ia ka dorëzuar dr. Rabit Sadiku, me motivacionin për kontributin e veçantë për paqen dhe sigurinë në regjion. Kryetari Haziri e ka falënderuar presidentin e Fondacionit ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani”, Zef Bushati për vlerësimin e lartë që i kanë bërë figurës së tij. Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice veri 10.03.2021 – 19:30. Dy ankues meshkuj kosovarë kane raportuar se në një pompë të derivateve të naftës kanë shkarkuar ...
Komentet te ​Lutfi Haziri nderohet me titullin “Anëtar Nderi” i Fondacionit “Papa Clementi XI-Albani” Janë të Mbyllura

Ali Morina kërkohet nga Policia

Lajme
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Ali Mehmet Morinës, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Sipas Policisë, Ali (Mehmet) Morina i lindur me 04.08.1993 nё fshatin Dresnik- Klinë, kërkohet për veprat penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor. “Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, ka thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Ali Morina kërkohet nga Policia Janë të Mbyllura

​AAK i përgjigjet ftesës së Kurtit dhe Osmanit për takim

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK), ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e Presidentit Vjosa Osmani. “Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /KosovaPres ...
Komentet te ​AAK i përgjigjet ftesës së Kurtit dhe Osmanit për takim Janë të Mbyllura

​Një pjesë e Rahovecit dhe fshati Brestovc mbesin pa ujë të pijes

Lajme
Pa ujë të pijes ka mbetur një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. KRU “Gjakova” njofton pa furnizim me ujë kanë mbetur përshkak të një defekti të gypit kryesor në njësinë e Rahovecit e në të cilin gyp është dashur të intervenohet. “Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 200 në njësinë e Rahovecit! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, mbesin pa furnizim me ujë të pijes një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që të rikthejnë sa më parë furnizimin ...
Komentet te ​Një pjesë e Rahovecit dhe fshati Brestovc mbesin pa ujë të pijes Janë të Mbyllura

Ronaldo dhe Ramsey mund të largohen nga Juventusi

Sport
Dyshja si duket nuk do të jetë më në planet e skuadrës nga Torino. Cristiano Ronaldo dhe Aaron Ramsey mund të jenë drejt largimit nga Juventusi, pasi që ky i fundit po shikon që të rindërtojë skuadrën, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Si duket Ronaldo do të mbajë bisedime me Juventu-in mbi të ardhmen e tij, ndërsa Ramsey besohet që nuk është më në planet e Andrea Pirlos për të ardhmen, përcjell KosovaPress. “Zonja e Vjetër” po shikon të rindërtojë skuadrën rreth lojtarëve të rinj si Federico Chiesa, Weston McKennie dhe Matthijs de Ligt, kështu duke filluar spastrimin dhe lirimin e vendeve për transferime të tjera brenda klubit./KosovaPress ...
Komentet te Ronaldo dhe Ramsey mund të largohen nga Juventusi Janë të Mbyllura

​Hoxhiq: Sërish propagandë kundër kandidimit tim

Lajme
Në lidhje me disa shkrime në mediat serbe se një punëtor i komunës së Ranillugut, Bojan Markoviq, është përjashtuar nga puna për shkak se ka refuzuar të votojë Listën ‘Komuniteti i bashkuar’, Adriana Hoxhiq, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, thotë se kjo është prapë një propagandë e re kundër kandidimit të saj për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, e gjithë kjo zhurmë po bëhet me qëllime të caktuara, duke mos e kuptuar frikën e madhe që po krijohet në publik kundër saj dhe Listës ‘Komuniteti i bashkuar’, të cilën ajo e udhëheqë. Hoxhiq i ka kërkuar personit nga Ranillugu që t’i drejtohet menjëherë organeve të drejtësisë, ndërsa e ...
Komentet te ​Hoxhiq: Sërish propagandë kundër kandidimit tim Janë të Mbyllura

​Liverpool i impresionuar me Mbemban

Sport
Paraqitja e shkëlqyer e mbrojtësit të Porto-s, Chancel Mbemba kundër Juventus-it në Ligën e Kampionëve, e ka impresionuar gjigantin anglez Liverpool, ku po konsiderohet si synim për t’u transferuar në “Anfield Road”, raporton “Tuttomercatoweb”. Në të kaluarën, Mbemba si 20 vjeçar ishte pjesë e Premier Ligës, ku kishte bërë 33 paraqitje për skuadrën e Newcastle në sezonin 2015/16, por ishte dërguar përsëri në Portugali, pasi që e kishte humbur vendin në formacionin bazë, përcjell KosovaPress. Klubi i tij aktual e vlerëson kartonin e Mbembas rreth 15 milionë euro, kështu që klubet e interesuara për të, duhet ta paguajnë atë dëmshpërblim nëse dëshirojnë ta transferojnë 26 vjeçarin./KosovaPress ...
Komentet te ​Liverpool i impresionuar me Mbemban Janë të Mbyllura

​PDK do të merr pjesë në takimin me Kurtin e Osmanin

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për konsultime, lidhur me konstituimin e institucioneve. Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, PDK-ja do t’ia bëjë të ditura qëndrimet të hënën rreth formimit të institucioneve. Këtë për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi. “PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, tha ai. KosovaPress gjatë ditës ka komunikuar edhe me kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK-ja gjithnjë do të jetë të hapur për biseda dhe dialog./E.Zeqiri/ KosovaPress ...
Komentet te ​PDK do të merr pjesë në takimin me Kurtin e Osmanin Janë të Mbyllura