Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

EFEKTET ‘MAGJIBËRËSE’ TË UTHULLËS NË PASTRIM

Lifestyle
Uthulla e bardhë dhe soda e bukës mund të gjenden në shumicën e familjeve. Përveçse si produkte ushqimore, këto dy produkte mund të kombinohen për të hequr edhe njollat më të vështira.   Soda e bukës përdoret tradicionalisht në pjekje, për fryrjen e ëmbëlsirave, megjithatë, përbërja e saj kimike e bën ideale për pastrim dhe të heqë dhe yndyrë me lehtësi. Uthulla e bardhë është gjithashtu një produkt pastrimi i nënvlerësuar, i aftë të lërë pas një shkëlqim pa vija në disa sipërfaqe Lavamanët e kuzhinës sonë mund të bllokohen lehtë, nëse ndonjë ushqim i mbetur do të zbresë në kulluese. Për të luftuar vendet e bllokuara, përzieni gjysmë filxhani ...
Komentet te EFEKTET ‘MAGJIBËRËSE’ TË UTHULLËS NË PASTRIM Janë të Mbyllura

​Besim Hasani kandidon edhe për një mandat në krye të KOK-ut

Sport
Presidenti i tanishëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Lëvizjes Olimpike në Kosovë. Kandidaturën e Hasanit për president e ka dorëzuar sot Federata e Kërlingut e Kosovës, në të cilën është rizgjedhur president në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur javë më parë. Nën drejtimin e Hasanit, Komiteti Olimpik i Kosovës, më 9 dhjetor 2014, u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke thyer izolimin shumëvjeçar të sportit të Kosovës. Për pozitën e presidentit të KOK-ut kanë kandiduar edhe Linda Shala nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës. Shala është nënkryetare e ...
Komentet te ​Besim Hasani kandidon edhe për një mandat në krye të KOK-ut Janë të Mbyllura

Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës

Lajme
Të enjten e kaluar, saktësisht me 4 mars, rreth orës 16:00 ishte raportuar një rast vjedhjeje në objektin e kultit fetar e njohur si Teqeja e Sheh Ruzhdisë në rrugën “Ismail Qemaili” në Gjakovë. Pas veprimeve operativo – hetimore, policia ka arritur të identifikojë kryesin dhe sot rreth orës 13:00 është realizuar arrestimi i tij. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj konfirmoi për KosovaPress se i ndaluari është një 18-vjeçar shtetas i Libisë që është në ndalim 24 orësh. “I dyshuari R.S i lindur ne vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkueseve ne fshatin Magure – Lipjan. I dyshuari është intervistuar ...
Komentet te Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës Janë të Mbyllura

​Hoxhiq pas vendimit të Supremes: Do t’i drejtohem Kushtetueses

Lajme
Kryetarja e iniciativës Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq, ka kritikuar Kosovën për qasje jo të barabartë ligjore për komunitetet në Kosovë. Gjykata Supreme vendosi sot që të hedhë poshtë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Iniciativës Rome, Partisë Liberale Egjiptiane, Partisë së Ashkalive për Integrim, Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Iniciativës Qytetare Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq dhe Unionit Socialdemokrat (SDU). Hoxhiq, e cila i ishte drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe, tha se luftën e saj do ta vazhdojë në Kushtetuese. Vendim i Supremes ...
Komentet te ​Hoxhiq pas vendimit të Supremes: Do t’i drejtohem Kushtetueses Janë të Mbyllura

Balje: Do ta votoj Kurtin për kryeministër dhe Osmanin për presidente

Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë të premten pjesën e mbetur të ankesave të dërguara në këtë institucion kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një ditë më parë, ky trup ka hedhur poshtë nëntë ankesa tjera të lidhura me kërkesa për rinumërim apo manipulim me vota. Në vendimin e së premtes, gjykata ka hedhur poshtë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Iniciativës Rome, Partisë Liberale Egjiptiane, Partisë së Ashkalive për Integrim, Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Iniciativës Qytetare Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq dhe Unionit Socialdemokrat (SDU). Adrijana Hoxhiq i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ...
Komentet te Balje: Do ta votoj Kurtin për kryeministër dhe Osmanin për presidente Janë të Mbyllura

​AAK pa vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet Osmani si presidente

Lajme
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, konfirmoi se të hënën do të jenë në takimin që është ftuar nga kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe pretenduesja për presidente Vjosa Osmani. Mirëpo, tha se nuk kanë vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet presidenti. Pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës që është mbajtur ditën e sotme, Gjini tha se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të Vetëvendosjes. Gjini: Do të jemi në takimin e së hënës me Kurtin   VIDEO   “Sot kemi pasur konsulta të kryesisë edhe kryetari Haradinaj dhe Aleanca do t’i përgjigjen ftesës së z. Kurti dhe do të marrim ...
Komentet te ​AAK pa vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet Osmani si presidente Janë të Mbyllura

16 të vdekur dhe 681 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 681 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 116,123 të infektuar që prej fillimit të pandemisë. 16 persona kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 942 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 23,635 vaksinime për personelin ...
Komentet te 16 të vdekur dhe 681 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

15 viktima dhe 868 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Rajoni dhe Bota
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 3.654 teste të kryera janë regjistruar 868 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 355 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse 3.280 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 10.872./KosovaPress/ Diellinews ...
Komentet te 15 viktima dhe 868 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura

Varhej: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia jo

Rajoni dhe Bota
Komisioni Evropian konstaton se janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë por jo edhe me Maqedoninë e Veriut. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi lavdëroi Shqipërinë për reformat e realizuara, ndërsa i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të gjejë zgjidhje për kontestet me fqinjin lindor. “Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një ritëm të qëndrueshëm në zbatimin e reformave për në BE, në veçanti në sferën e të drejtave themelore. Është e rëndësishme që sa më shpejtë të gjenden zgjidhje të pranueshme për çështjet e pazgjidhura midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë” Euro-komesari komentet i bëri gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës i cili u realizua online, ...
Komentet te Varhej: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia jo Janë të Mbyllura

Lejet e drejtimit të shqiptarëve nga sot njihen si dokument zyrtar në Itali

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Rama ka shkruar në Facebook se tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë./KosovaPress ...
Komentet te Lejet e drejtimit të shqiptarëve nga sot njihen si dokument zyrtar në Itali Janë të Mbyllura