Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake në zyrat e FRD

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg. “Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar. Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar. Ndërkohë në një deklaratë për mediat Sali Shehu kreu i FRD ...
Komentet te ​Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake në zyrat e FRD Janë të Mbyllura

​Klinika Infektive e mbushur me pacientë, 80 përqind e tyre me oksigjenoterapi

Lajme
Në Klinikën Infektive janë të mbushura të gjitha kapacitet spitalore dhe aktualisht janë të shtrirë 112 pacientë dhe 80 përqind prej tyre janë me oksigjenoterapi. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, i cili deklaroi se në këtë klinik tashmë janë të shtrirë 112 pacientë. Ai tha se një pacientë i cili ka qenë i intubuar është dërguar në Mjekimin Intensiv për shkak të disa punimeve që janë duke u zhvilluar për të finalizuar shtretërit e Infektivës në sistemin qendror të oksigjenit. Sadiku: Klinika Infektive i ka të mbushura kapacitetet Video “Ne i kemi të gjitha kapacitetet e mbushura i kemi gjithsej ...
Komentet te ​Klinika Infektive e mbushur me pacientë, 80 përqind e tyre me oksigjenoterapi Janë të Mbyllura

​Ronaldo në kontakt me Beckham, portugezi mund të kalojë në Amerikë

Sport
Ylli i Juventus-it mund të largohet drejt Ligës së Amerikës. Cristiano Ronaldo është në kontakte të vazhdueshme me David Beckham, rreth një transferimi të mundshëm tek Inter Miami, raporton “ Todofichajes”. Kohëve të fundit, shumë pyetje janë bërë rreth së ardhmes së portugezit tek Juventus-i, pasi që është duke iu afruar vitit të fundit të kontratës aktuale me “Zonjën e Vjetër”, përcjell KosovaPress. Juventus e kishte transferuar Ronaldon me qëllim që ai ta ndihmonte që ta ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve, por deri tani ky plan ka dështuar, kështu duke e lënë të hapur mundësinë rreth largimit nga Serie A, për të vazhduar drejt Ligës Amerikane (MLS)./KosovaPress ...
Komentet te ​Ronaldo në kontakt me Beckham, portugezi mund të kalojë në Amerikë Janë të Mbyllura

​Messi duhet të bindet nga Laporta që të vazhdojë të ardhmen me Barçën

Sport
Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet rreth nënshkrimit të një kontrate të re me skuadrën e tij. Lionel Messi duhet të bindet nga vizioni i presidentit Joan Laporta për Barcelonën, para se të nënshkruajë një kontratë të re, raporton “The Sun”. Argjentinasi vazhdimisht është duke u lidhur me një transferim larg Barcelonës, dhe dëshiron të shoh se kë dëshirojnë “Blaugranët” ta transferojnë, para se ai të merr vendim rreth së ardhmes së tij, përcjell KosovaPress. Messi ka kontratë aktuale me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, dhe skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e 33 vjeçarit janë Paris Saint-Germain, Inter dhe Manchester City./KosovaPress ...
Komentet te ​Messi duhet të bindet nga Laporta që të vazhdojë të ardhmen me Barçën Janë të Mbyllura

​Keqpërdorimi me subvencionet në Bujqësi, kërkohet paraburgim për një zyrtar në Gjilan

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve Z.P. dhe B.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Mashtrimi me subvencione’’. Sipas kërkesës, i pandehuri Z.P., që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm ...
Komentet te ​Keqpërdorimi me subvencionet në Bujqësi, kërkohet paraburgim për një zyrtar në Gjilan Janë të Mbyllura

​Prokuroria tregon për arrestimin e Dejanovic

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e kryetarit të Komunës së Kllokotit Bozhidar Dejanovic me dyshimin për manipulim me vota. “Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’). Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi ...
Komentet te ​Prokuroria tregon për arrestimin e Dejanovic Janë të Mbyllura

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit

Lajme
Është arrestuar kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviç. KosovaPress mëson se kryetari i Kllokotit u arrestua sot e që ka të bëjë me aksionin për keqpërdorimin e subvencioneve. Ndërkohë që të enjten për po të njëjtën vepër në u arrestua një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë së Komunës së Gjilanit që është i komitetit serb dhe po ashtu është arrestuar një fermer komitet serb nga fshati Ponesh. /KosovaPress ...
Komentet te Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit Janë të Mbyllura

​Programi i ndeshjeve të sotme në Top 5 ligat evropiane

Sport
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, futbolli rikthehet me disa ndeshje interesante në Top 5 ligat më të mira evropiane. Premier Liga angleze, Bundesliga gjermane, Serie A italiane, La Liga spanjolle dhe Liga 1 e Francës do të rikthehen sot me ndeshje interesante, në kuadër të programit të ditës së premte, përcjell KosovaPress. Programin e plotë të ndeshjeve në Top 5 ligat më të mëdha evropiane e gjeni të bashkangjitur më poshtë. Premier Liga angleze 21:00 Newcastle (16) – Aston Villa (9) (Stadiumi St. James Park) Bundesliga gjermane 20:30 Augsburg (13) – Borussia Monchengladbach (10) (Stadiumi Augsburg Arena) La Liga spanjolle 21:00 Levante (11) – Valencia (12) (Stadiumi Ciutat de Valencia) ...
Komentet te ​Programi i ndeshjeve të sotme në Top 5 ligat evropiane Janë të Mbyllura

Komuna e Gjilanit deklarohen për arrestimet për subvencione

Lajme
Nga Komuna e Gjilanit janë deklaruar lidhur me arrestimin e një zyrtari të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë dhe një fermeri në fshatin Ponesh. Nga komuna nëpërmjet një komunikate për media thonë se bëhet fjalë për një rast ë izoluar në fshatin Ponesh dhe se janë në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë për më pas do të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjet në fuqi. Po ashtu bëhet e ditur se zyrtari dhe fermeri janë të komunitetit serb. “Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se ...
Komentet te Komuna e Gjilanit deklarohen për arrestimet për subvencione Janë të Mbyllura

Një 13 vjeçar theret me thikë në Prishtinë

Lajme
Një i mitur është arrestuar dje në mesditë në Prishtinë, pasi për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë kishte ther në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç. Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Një 13 vjeçar theret me thikë në Prishtinë Janë të Mbyllura