Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kurti-qeverisë Hoti: Ndalni rekrutimet dhe keqshpenzimet e parasë publike

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar qeverinë Hoti, duke thënë se u tregua shumë aktive në keqshpënzimin e buzhetit dhe emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin. Kurti ka shkruar në Facebook se Qeveria Hoti u tregua shumë aktive në keqshpenzimin e buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. “Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende, ndërsa nuk dihet koha e fillimit të vaksinimit as sot e kësaj dite, një vit pas shpalljes së pandemisë, ndërkohë që kanë vazhduar me miratim të shpronësimeve për autostrada! Do t’i mungojnë buxhetit ...
Komentet te Kurti-qeverisë Hoti: Ndalni rekrutimet dhe keqshpenzimet e parasë publike Janë të Mbyllura

​Osmani: Zvicra e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, ku u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve. Me këtë rast, Osmani e falënderoi Ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje të thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional. “U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë ...
Komentet te ​Osmani: Zvicra e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave Janë të Mbyllura

​Krizë për vaksina, Kosova nuk pranon vaksinat ruse dhe kineze

Lajme
Kosova nuk do të pranojë vaksina të dyshimta megjithëse është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka vaksinën anti-Covid. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk kanë hyrë në lojëra politike për të sjellë vaksina nga vendet e lindjes. Edhe ekspertët e sigurisë bëjnë thirrje që vaksina të tilla të mos pranohen. Duke aluduar për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, Hoti tha sot se do të pranojnë vetëm vaksina të certifikuara, për të cilat shtoi se do të vijnë për disa javë. Hoti: Nuk hyjmë në lojëra për vaksinat ruse dhe kineze Video “Edhe për vaksinën jemi kritikuar, por ne kemi bërë të gjitha ...
Komentet te ​Krizë për vaksina, Kosova nuk pranon vaksinat ruse dhe kineze Janë të Mbyllura

​ShSKUK furnizohet me pajisje të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, aparaturë e dorës së fundit, shumë e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me Oksigjen, me set të pajisje përcjellëse. “Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, në përputhje me kërkesat. Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi ...
Komentet te ​ShSKUK furnizohet me pajisje të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19 Janë të Mbyllura

West Ham mëson çmimin e Lingard-it

Sport
Anglezi është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë tek skuadra londineze. Gjiganti anglez Manchester United ka vendosur çmimin prej 25 milionë eurosh për Jesse Lingard, raporton “Eurosport”. Mesfushori anglez ka zhvilluar paraqitje tejet të mira tek “Çekanët”, ku është i huazuar deri në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress. Lingard thuhet se e dëshiron me çdo kusht kalimin tek West Ham, ku brenda gjashtë paraqitjeve këtë sezon, ka katër gola dhe dy asistime për skuadrën londineze/KosovaPress ...
Komentet te West Ham mëson çmimin e Lingard-it Janë të Mbyllura

​Kategorizimi i ri, 15 komuna në zonën e kuqe

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Sipas njoftimit të MSh-së, nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna. “Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani. Në zonën e verdhë janë 12 komuna:Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku. Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu ...
Komentet te ​Kategorizimi i ri, 15 komuna në zonën e kuqe Janë të Mbyllura

​ASK: Ngritët kosto ne ndërtimit

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e katërt të viti që lamë pas, ku thuhet se kishte rritje për 1.1% në krahasim me tremujorin e tretë të 2020. Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishin materialet me 2.2%, energjia 1.6%, makineritë 0.6% etj. “Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%). Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%). Ngritja ...
Komentet te ​ASK: Ngritët kosto ne ndërtimit Janë të Mbyllura

​6 të vdekur dhe 730 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar ...
Komentet te ​6 të vdekur dhe 730 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

​KQZ-ja mblidhet nesër për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi. Ky lajm nga KQZ-ja vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave në këtë institucion, ku ka hedhur poshtë shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve të ndryshëm./KosovaPress ...
Komentet te ​KQZ-ja mblidhet nesër për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit Janë të Mbyllura

​Prezantohen tri projekte ideore për Sallën Koncertale

Lajme
Komuna e Prishtinës ka prezantuar tri projektet ideore, të cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Sallës Koncertale. Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti i quajti zgjidhje fenomenale që të trija, por tha se juria, e cila përbëhet edhe nga profesorë ndërkombëtar, do të vendosë për më të mirën. Ahemeti tha se ideja është që të ruhet identiteti dhe memorja e ndërtesës së ish Gërmisë. Derisa tha se deri javën e ardhshme do të dihet se cili projekt do të përzgjidhet. /KosovaPress ...
Komentet te ​Prezantohen tri projekte ideore për Sallën Koncertale Janë të Mbyllura