Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Palmer: Të formohet Qeveria e Kosovës pa pengesa politike

Lajme
Gjatë ditës së enjte, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett kanë mbajtura takime virtuale me politikanët e Kosovës. Pas takimit Palmer nëpërmjet një komunikate ka theksuar nevojën për formimin e qeverisë pa pengesa politike. “Në takimet virtuale të ditës së djeshme, Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në njoftim për media. /KosovaPress ...
Komentet te ​Palmer: Të formohet Qeveria e Kosovës pa pengesa politike Janë të Mbyllura

​559 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 559 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Ndërkohë, Policia ka shqiptuar edhe 1725 tiketa trafiku. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve, kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente trafiku me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te ​559 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura

​Hoti: Nuk kemi hyrë në lojëra që të sjellim vaksinë të paçertifikuar nga vendet e Lindjes

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se kritikat që i janë drejtuar Qeverisë në detyrë rreth mos-sigurimit të vaksinës anti-covid, janë të pabazuara. Ai tha se nuk kanë dashur të sjellin në Kosovë vaksina të paçertifikuara që vinë nga vendet e Lindjes. Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, Hoti shtoi se së shpejti do të arrijnë vaksinat në Kosovë dhe do të fillojë imunizimi i grup moshave të caktuara. Kryeministri në detyrë ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku tha se është rregulluar furnizimi me oksigjen në spitale dhe klinika, duke shtuar se janë shumëfishuar testimet. Hoti: Nuk kemi siguruar ...
Komentet te ​Hoti: Nuk kemi hyrë në lojëra që të sjellim vaksinë të paçertifikuar nga vendet e Lindjes Janë të Mbyllura

​Mjekja: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend njoftoi se në Shqipëri aktualisht po qarkullon varianti britanik i SarsCov2. Situata është delikate, u shprehën ekspertët, pasi numri si i infektimeve dhe i humbjeve të jetës vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që shqetësues mbetet fakti se ka një rritje të ndjeshme edhe të numrit të fëmijëve të prekur nga virusi SarsCoV2. E ftuar në “Wake Up”, mjekja pediatre pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, Valbona Shahinaj tha se numri i fëmijëve të prekur nga Covid është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tani. “Ne kemi pas gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar ...
Komentet te ​Mjekja: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen në Shqipëri Janë të Mbyllura

“Subvencionet 2021”, arrestohet një zyrtar i Gjilanit dhe një fermer

Lajme
Është arrestuar një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer. KosovaPress merr vesh se Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar dy të lartcekurit me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve. KosovaPress mëson se të arrestuar janë Z.P dhe një fermerë nga fshati Ponesh, B.T. Arrestimi i të dy personave është në kuadër të aksionit “Subvencioni 2021”. /Sh.Ahmeti/KosovaPress ...
Komentet te “Subvencionet 2021”, arrestohet një zyrtar i Gjilanit dhe një fermer Janë të Mbyllura

​Policia njofton për devijim të komunikacionit në hyrje të Ferizajt

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot prej orës 08:00, kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N2–segmenti, hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj, konkretisht nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez. Sipas Policisë, për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj. “Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te ​Policia njofton për devijim të komunikacionit në hyrje të Ferizajt Janë të Mbyllura

Hoti: Vaksinat antiCOVID-19 çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se për disa javë pritet që të arrijmë në Kosovë vaksinat anti-Covid, teksa ka shtuar se si qeveri ia kanë dal që me sukses te menaxhojnë me pandeminë. Ai tha se përkundër kritikave që kanë marrë nga oponentët politikë për vaksinat, si qeveri janë angazhuar që në vend të sjellin vetëm vaksina të certifikuara nga BE, dhe jo me prejardhje të dyshimtë, sikurse që bënë vendet e rajonit. “Informatat që mora nga drejtori i Institutit është se janë duke u bërë përgatitjet. Jemi kritikuar edhe për vaksinën, por ne kemi dashur të sjellim vetëm vaksinë të certifikuar dhe nuk kemi pranuar të ...
Komentet te Hoti: Vaksinat antiCOVID-19 çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë Janë të Mbyllura

66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Lajme
66 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 46 pacientë janë në oksigjenoterapi. “66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, njofton spitali. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 240 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe ...
Komentet te 66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura

​Sot mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Sot do të mbërrijnë në Shqipëri 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca. Lajmin për ardhjen e mbi 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca e ka bërë të ditur dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama këtë e ka quajtur lajm të mirë duke thënë se menjëherë do të filloj vaksinimi i mësuesve. “LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve😍”, shkroi Rama të mërkurën. Të mërkurën deklaratë dha edhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Ajo deklaroi se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin. Ndërkohë ...
Komentet te ​Sot mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca Janë të Mbyllura

2 të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca, Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës

Rajoni dhe Bota
Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë përkohësisht ndalimin e përdorimit të vaksinës. Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy viktimat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vdiq nga një sulm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit. Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemorragji të trurit. Kjo masë e marrë nga ...
Komentet te 2 të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca, Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës Janë të Mbyllura