Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PLE: Vendimi i Supremes i papranueshëm, do të ankohemi në Kushtetuese

Lajme
Partia Liberale Egjiptiane e ka vlerësuar si të papranueshëm vendimin e Gjykatës Supreme për të mos ia anuluar votat subjektit Romani Iniciativa në Graçanicë, Mitrovicë e Veriut dhe Kamenicë. Sipas tyre, Supremja ia ka refuzuar ankesën subjektit Romani Iniciativa që pretendon se nuk ka pasur orkestrim të votave ndërsa ka refuzuar edhe Liberalët Egjiptianë të cilët pretendojnë se ka pasur orkestrim të votave e sipas tyre kjo nuk ka kuptim. PLE vlerëson se nëse në një çështje, objekti i lëndës është i njëjtë dhe pretendimet janë të kundërta atëherë njërës nga këto palë të përfshira do të duhej t’i miratohej ankesa dhe tjetrës t’i refuzohej, ndërsa në çështjen në fjalë ...
Komentet te PLE: Vendimi i Supremes i papranueshëm, do të ankohemi në Kushtetuese Janë të Mbyllura

​Rama: Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës

Lajme
Kanë mbërritur 38.400 dozat e AstraZenecamë Shqipëri. Siç është bërë e ditur nga autoritetet në Tiranë, nesër do të vaksinohen mësuesit, ndërsa Rama tha se mjekët e Kosovës do t’i marrin dozat në Kukës. “Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill”, njoftoi Rama. Ai gjithashtu tha se janë gati të organizohen edhe me Kosovën në mënyrë që të nisë sa më parë vaksinimi i stafit shëndetësor. ...
Komentet te ​Rama: Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës Janë të Mbyllura

​Policia arreston një nga grabitësit e pompës së derivateve në Suharekë

Lajme
Policia ka arrestuar të dyshuarin S.H., i lindur në vitin 1978, si i përfshirë në rastin e grabitjes së një pompe të derivateve në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë javën e kaluar. Më 3 mars, dy persona të dyshuar më maska antiCovid dhe me armë në dorë në këtë pompë të derivateve duke e kërcënuar punëtorin i kanë kërkuar para, dhe më këtë rast sipas deklaratës së viktimës, të dyshimtit kishin arritur t’i marrin para në vlerë 2500 euro. Ndaj personit të arrestuar është ngritur edhe kallëzim penal për grabitje. Policia thotë se është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast./KosovaPress ...
Komentet te ​Policia arreston një nga grabitësit e pompës së derivateve në Suharekë Janë të Mbyllura

ÇFARË NDODH ME TRUPIN TUAJ NËSE FILLONI TË PINI LËNG KAROTE

Shëndetësi
Kur mendoni për lëngjet, lëngu i karotës me siguri është i fundit që ju vjen në mendje. Lëngjet e portokallit, mollës, ananasit dhe rrushit janë më të popullarizuara. Sidoqoftë, nëse nuk e preferoni karotën në gatim, pirja e lëngut të saj mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore.   Më poshtë abcnews.al ju ka sjelle disa nga përfitimet që mund të keni nëse pini  lëng karote. 1. Mund të rrisë metabolizmin tuaj Vitaminat B në lëngun e karotës ndihmojnë trupin tuaj të ndajë yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet dhe t’i shndërrojë ato në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën tuaj. 2. Është i ...
Komentet te ÇFARË NDODH ME TRUPIN TUAJ NËSE FILLONI TË PINI LËNG KAROTE Janë të Mbyllura

PESË EFEKTET ANËSORE TË QUMËSHTIT NGA KONSUMIMI I TEPËRT

Shëndetësi
Nuk mund të mohohet se qumështi është një pije shumë e shëndetshme.   A jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin. Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, qumështi vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet. Duke u bazuar në shumë studime, në vazhdim janë disa mënyra mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit. Mund të keni probleme me tretjen Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në ...
Komentet te PESË EFEKTET ANËSORE TË QUMËSHTIT NGA KONSUMIMI I TEPËRT Janë të Mbyllura

PESË PROBLEME QË BANANET I ZGJIDHIN MË MIRË SE ILAÇET

Shëndetësi
Bananet janë një prej ushqimeve më të konsumuara dhe më të shëndetshme në botë.   Bananet janë fruta tropikale që bashkojnë energjinë, mineralet dhe vitaminat, të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, përfshirë edhe ato për humbje peshe. Shpesh njerëzit përpiqen t’i evitojnë bananet, sidomos në dietat për humbje peshe. Kjo për shkak të reputacionit negativ të tyre, që konsiderohen si frut me më shumë kalori se avokadot. Megjithatë, një banane përmban vetëm 90 kalori për 100 gramë, kështu që në sasi të moderuara nuk është e dëmshme, përkundrazi mund të merrni benefite në shumë mënyra. Ato janë një burim i madh sheqernash, mineralesh të ndryshme si kaliumi, magnezi, ...
Komentet te PESË PROBLEME QË BANANET I ZGJIDHIN MË MIRË SE ILAÇET Janë të Mbyllura

MINERALET THELBËSORE PËR METABOLIZËM TË SHËNDETSHËM

Lifestyle
Bakri dhe zinku janë dy minerale thelbësore për shëndetin e organizmit tonë. Bakri ndihmon flokët dhe lëkurën duke nxitur organizmin të prodhojë melaninë. Melanina është shumë e nevojshme në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.   Nga ana tjetër zinku ndihmon qelizat që të komunikojnë më njëra tjetrën për të rregulluar nivelet e hormoneve. Kur të dy këto minerale bashkëpunojnë i vijnë në ndihmë metabolizmit, duke nxitur shumë reaksione kimike që ndihmojnë funksionet e organizmit. Efektet e zinkut Zinku aktivizon më shumë se 100 enzima, duke përfshirë këtu një numër të madh proteinash të çilat përmirësojnë metabolizmin. Kur merrni sasitë e nevojshëm të zinkut, organizmi juaj prodhon ...
Komentet te MINERALET THELBËSORE PËR METABOLIZËM TË SHËNDETSHËM Janë të Mbyllura

ÇAJI ME XHENXHEFIL DHE MJALTË, PESË PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË TIJ

Shëndetësi
Rezulton se kombinimi i xhenxhefilit me mjaltë ka veti shëruese për trupin tonë. Ky është gjithashtu edhe kombinimi më efikas që mund të bëni me xhenxherfilin. Përmbjatja e lartë e antioksidantëve që gjenden tek këto dy përbërës ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut.   Në fakt, xhenxhefili nuk është vetëm në gjendje të lehtësojë simptomat e ftohjes, por ka aftësi të ndihmojë trupin të luftojë bakteret e dëmshme. Ai mund të ndihmojë duke zvogëluar gazrat në stomak,duke ulur presionin e gjakut e shumë më shumë se kaq. Për më shumë njohuri, AgroWeb.org ka renditur më poshtë disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse e konsumoni rregullisht ...
Komentet te ÇAJI ME XHENXHEFIL DHE MJALTË, PESË PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË TIJ Janë të Mbyllura

USHQIMET QË PËRMIRËSOJNË OSE DËMTOJNË FUNKSIONIN E VESHKAVE

Shëndetësi
Sot më 11 mars është Dita Botërore e Veshkave, të cilat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit tonë. Veshkat kontrollojnë nivelin e substancave në gjak, rujanë ujin e trupit dhe e mbajnë atë në nivel konstant për vijimin normal të funksioneve të organizmit.   Më poshtë po rendisim disa produkte që ndihmojnë në përmirësimin e veshkave dhe detoksifikimin e tyre: Në këtë listë ekzistojnë barëra të cilat mund të jenë të rrezikshme për gratë shtatzëna. Sigurohuni që të konsultoheni me një mjek para se t’i përdorni. Boronica Boronicat janë përdorur zakonisht për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar (UTIs). Nëse nuk trajtohet, këto infeksione mund të arrijnë edhe ...
Komentet te USHQIMET QË PËRMIRËSOJNË OSE DËMTOJNË FUNKSIONIN E VESHKAVE Janë të Mbyllura

SI TË KEMI THONJ TË SHËNDETSHËM E QË RRITEN MË SHPEJT

Lifestyle
Thonjtë janë ndër fiksimet e femrave, të shumta janë ato që i duan të bukura por që asnjëherë nuk arrijnë ti rrisin sepse kanë probleme të ndryshme. Thyhen shpejt, janë të butë, çahen, nuk kanë shkëlqim…   Një gjë është e rëndësishme, duhet ti njohim mirë thonjtë tanë. Po, sepse ekzistojnë pesë lloje thonjsh, dhe të zbuloni se cilës kategori i takoni, ju ndihmon në hapat e mëtejshëm për zgjatjen e tyre. Thonj të thatë Përdorni vajin e ullirit të paktën dy herë në javë, duke i masazhuar me kujdes secilin thua. Kjo ndihmon në forcimin e tyre. Thonj të brishtë Kanë nevojë për shumë hidratim. Thonjtë e brishtë duhen ...
Komentet te SI TË KEMI THONJ TË SHËNDETSHËM E QË RRITEN MË SHPEJT Janë të Mbyllura