Në vazhdën e konsultave për formimin e institucioneve, fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë filluar takimet me komunitetet joshumicë. Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP). Ndërsa gjatë ditës, pritet të takojnë edhe parti tjera parlamentare të komuniteteve jo shumicë. Ndërkohë, nuk dihet a do të takojnë edhe përfaqësues të Listës Serbe./KP ...
Komentet te Kurti e Osmani fillojnë takimet me komunitetet joshumicë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Prizren është përuruar shtëpia për persona me aftësi të kufizuara, ku do të strehohen personat me ngecje në zhvillmi mendor e që janë të moshës së rritur dhe nuk kanë përkujdesje nga të afërmit apo familjet e tyre. Në përurimin e kësaj shtëpie që është e para në Prizren, mori pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, së bashku me përfaqësuesin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Mentor Morina. Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se kjo shtëpi rezidenciale, është ndërtuar në cilësinë e standardeve të larta dhe tani e tutje do të ofrojë 24 orë ...
Komentet te Në Prizren përurohet shtëpia për personat me aftësi të kufizuara Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund. Përmes një postimi në Twiter, ambasadori Rohde ka thënë se Kosova dhe njerëzit e saj tani meritojnë stabilitet, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e reja do të ishin gjëja e fundit që tani i duhet Kosovës. “Paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund – Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet tani! Shkuarja përsëri në zgjedhje do të ishte gjëja e fundit që Kosovës i duhet tani”, ka shkruar ambasadori gjerman./KP ...
Komentet te Ambasadori gjerman: Paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund Janë të Mbyllura
HANDIKOS sot ka prezantuar aktivitetet e personave me aftësi të kufizuara të realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha përmes punimit të këtyre strajcave që janë punuar nga personat me aftësi të kufizuara po ndikohet në mirëqenien e tyre por edhe në mjedis dhe shëndet. Përfituesi nga ky projekt Agon Caka tha se asnjëherë më parë nuk është marr me rrobaqepësi por fal këtij projekti ka mësuar edhe në këtë aspekt. Ai ftoi edhe persona të tjerë t’i bashkohen këtyre aktiviteteve. Eman Rrahmani, deputet ...
Komentet te HANDIKOS prezanton projektim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara Janë të Mbyllura
Treni ka goditur një veturë në Ferizaj, më konkretisht në fshatin Saraishtë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë raportuar se në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së hënës lëndime ka pësuar vozitësi i veturës. Vozitësi i veturës është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet edhe për dëme materiale. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një treni ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh./KP ...
Komentet te Treni godet një veturë në Ferizaj Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje po synon ta formojë qeverinë, posa të konstituohet javën e ardhshme legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Ani pse nuk u përmendën data, partia e Albin Kurtit është e gatshme të thërras seancën menjëherë kur mandatohet Kurti për kryeministër. Pas mbledhjes së kryesisë, ish-nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se nuk pret probleme për konstituimin e institucioneve, rrjedhimisht edhe presidentit. Për këtë arsye iu bëri thirrje partive parlamentare të reflektojnë dhe ta dëgjojnë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kuvend. Ndërkohë, anëtarja e kryesisë së LVV-së foli edhe për takimin e mundshëm të premten me kryetarin e LDK-së, Lumir ...
Komentet te LVV deklarohet për takimin me Abdixhikun Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar opozitën gjatë prezantimit të programit për shkollat dhe universitetet në planin e veprimit 2021-2025. Rama gjatë këtij prezantimi tha se 7 vite më parë, arsimi digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur, ndërsa sot theksoi ai hyrja në universitet është bazuar mbi meritokraci dhe transparencë. “Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, ...
Komentet te Programi për arsimin, Rama sulmon opozitën Janë të Mbyllura
Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin me të lartë të pacientëve të infektuar me koronavirus, por përkundër kësaj Qendrat Mjekësore Familjare në këtë komunë tash e tre muaj nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me barna e pajisje të listës esencial. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi i cili tha se këto mungesa në furnizim janë duke u munduar t’i mbulojnë me kontratat vetanake të Komunës. Por siç tha ai edhe ato kontrata tashmë pothuajse janë shpenzuar. Gashi: Tre muajt e fundit nuk jemi furnizuar me listën esenciale nga MSh Video 04\36 “Tre muajt e fundit kemi pasur disa probleme në furnizimin ...
Komentet te QKMF-të në Prishtinë tre muajt e fundit nuk janë furnizuar nga MSh-ja me listën esenciale Janë të Mbyllura
Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan. Ai është gjetur i vdekur paraditen e së hënës. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalur prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /KP ...
Komentet te Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Gjilan Janë të Mbyllura
Kërcënohet nga burri i saj, gruaja bashkë me djalin 8-vjeçar dërgohen në qendër strehimit Një grua bashkë me djalin e saj tetë vjeçar janë dërguar në qendër të strehimit të viktimave të dhunës në Prishtinë. Ajo u dërgua në këtë qendër pasi u kërcënua nga bashkëshorti i saj. Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “Raportohet se viktima femër kosovare për arsye të sigurisë dhe djalit të saj tetë vjeçar dërgohet në qendrën e strehimit të viktimave të dhunës për arsye se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të ...
Komentet te Kërcënohet nga burri i saj, gruaja bashkë me djalin 8-vjeçar dërgohen në qendër strehimi Janë të Mbyllura