Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​ASK publikon Statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e katërt 2020

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e katërt 2020, ku krahasuar me tremujorin paraprak, rritje më të madhe ka shënuar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 41.5 për qind. Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara ka shënuar rritje 34.4 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 29.2 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 28.6 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 24.7 për qind etj. Në tremujorin e ...
Komentet te ​ASK publikon Statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e katërt 2020 Janë të Mbyllura

​Mësimi në bankat shkollore apo online, SBASHK-u pajtohet për të dyja variantet

Lajme
Të mërkurën pritet që qeveria të marrë vendimin për shkuarjen më 22 mars në pushim të parakohshëm për të gjitha nivelet arsimore në vend, në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit për dy javët e ardhshme. Kjo pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit janë dakorduar të shkojnë në pushim, në mënyrë që gjatë javës që do të pushojnë, të shikohen mundësitë për nisjen e mësimit në formë online. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media tha në mësimin online do të përfshihen të ...
Komentet te ​Mësimi në bankat shkollore apo online, SBASHK-u pajtohet për të dyja variantet Janë të Mbyllura

​Në Belgjikë arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së, pritet transferimi i tij në Hagë

Lajme
Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, njofton Gjykata Speciale në Hagë. Në një komunikatë për media thuhet se Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike ...
Komentet te ​Në Belgjikë arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së, pritet transferimi i tij në Hagë Janë të Mbyllura

​Zemaj: Situata me COVID-19 nën kontroll

Shëndetësi
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe përkundër shifrave të larta të rasteve të të infektuara me COVID-19 ka deklaruar se gjendja me pandeminë në Kosovë është e menaxhueshme dhe nën kontroll. Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi në ministrinë e Arsimit ku u rekomandua për pushim një javor për të nivelet e arsimit, duke mos përfshirë atë parashkollor dhe çerdhe. Zemaj tha se do të ndërmarrin masa kufizuese çdo herë kur e shohin se mund të rrezikohemi nga përhapja e koronavirusit. Zemaj: Situata është e menaxhueshme Video “Situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll të plotë rastet spitalore kanë qenë të rritura, janë të ...
Komentet te ​Zemaj: Situata me COVID-19 nën kontroll Janë të Mbyllura

​Dhjetëra fragmente të rralla me vargje nga Bibla të gjetura në Shpellën e Tmerreve

Lajme
Besohet se vargjet në papirus janë shkruar nga hebrenjtë ndërsa ishin fshehur nga romakët. Fragmente në pergamena me vargje nga Bibla dhe relikte të tjera u gjetën në një shpellë të shkretëtirës në Izrael dhe zyrtarët e quajtën këtë zbulim “historik”, shkruan BBC. Dhjetëra fragmente të pergamenave janë shkruar në gjuhën greke dhe vetëm emri i Zotit shfaqet në Hebraisht. Studiuesit besojnë se ata i përkisnin rebelëve hebrenj, të cilët erdhën në këto kodra pas revoltës kundër romakëve në shekullin e dytë pas Krishtit. Pergamenat u gjetën ndërsa siguronin shpellat në këtë zonë nga grabitësit e mundshëm. Ky është zbulimi i parë i tillë që nga vitet 1960, kur fragmente ...
Komentet te ​Dhjetëra fragmente të rralla me vargje nga Bibla të gjetura në Shpellën e Tmerreve Janë të Mbyllura

Handikos prezanton strajcat që synojnë mbrojtjen e ambientit dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuar

Lajme
Handikos sot ka prezantuar aktivitetet e personave me aftësi të kufizuara të realizuara në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se këtë projekt e ka cilësuar si arritje e qëndrueshmërisë që do ndikoj jo vetëm tek kjo kategori në nevojë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Maliqi derisa i ka renditur disa kërkesa për qeverinë e ardhshme të Kosovës tha se përmes këtyre kërkesave ndikohet në tejkalimin e sfidave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Maliqi: Kërkojmë të shpallet viti 2022 vit ...
Komentet te Handikos prezanton strajcat që synojnë mbrojtjen e ambientit dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuar Janë të Mbyllura

Abdixhiku nga Prekazi: Nderuam themelet e lirisë, sakrifica e Jasharajve motiv për të punuar drejt

Lajme
Në ditën e dytë prej kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me bashkëpunëtorë të tij dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Abdixhiku nga aty u shpreh se bëri homazhe për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës dhe për kujtuar sakrificën e familjes Jashari. Ai tha edhe se si klasë politike do të nderojnë jo vetëm sakrificën e Jasharajve dhe motivin e tyre por edhe kontributin e dhënë për Kosovën. Abdixhiku: Jemi ardh për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës VIDEO “Jemi ardh për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit ...
Komentet te Abdixhiku nga Prekazi: Nderuam themelet e lirisë, sakrifica e Jasharajve motiv për të punuar drejt Janë të Mbyllura

Turqit nuk pengojnë konstituimin e institucioneve, por s’garantojnë votën për Kurtin

Lajme
Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP) ka deklaruar se nuk do të pengojnë konstituimin e institucioneve, por nuk kanë garantuar votë për qeverinë Kurti, pas sipas tij ende do të vazhdojnë Ndërsa tha se do të qëndrojnë në sallë në momentin e zgjedhjes së presidentit. “Për krijimin e institucioneve do të qëndrojmë të sallë. Deri më tani nuk kemi pas kushte, por kërkesa. Do të vazhdojmë për ato kërkesa. Sot e kemi pasur vetëm një takim, do të vazhdojnë bisedat. Votat për presidente do të jenë”, tha ai. Ndërsa sa i përket çështjes së ambasadës së Jerusalemit, Damka tha se këtë çështje shkurt e kanë biseduar./KP ...
Komentet te Turqit nuk pengojnë konstituimin e institucioneve, por s’garantojnë votën për Kurtin Janë të Mbyllura

Abdixhiku tregon se kur do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të premten do të takohet me ushtruesen e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këto deklarata Abdixhiku i bëri kur u pyet lidhur me atë se kur pritet të formohen institucionet e reja. Abdixhiku: Të premten takohemi me Osmanin e Kurtin VIDEO “Besojmë që gjatë javës do të kemi konsolidimin e gjitha organeve drejtuese të LDK dhe më pas do të zhvillojmë dhe konsultimet tona të brendshme dhe zhvillimet politike në vend. Ajo çfarë mund të them se takimin e radhës e kemi të konfirmuar me ushtruesen e detyrës së presidentit dhe kryeartin ...
Komentet te Abdixhiku tregon se kur do të takohet me Osmanin dhe Kurtin Janë të Mbyllura

​Rekomandohet që nga 22 marsi të fillojë mësimi online në të gjitha nivelet e arsimit

Lajme
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka njoftuar se pas takimit me institucionet shëndetësore dhe arsimore, kanë shqyrtuar mundësinë e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së , IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve. Ndërsa masat tjera antiCovid do të mbesin ashtu siç janë deri më tani. Ky është njoftimi i plotë i Hotit: Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi dhe zëvendës Ministrin e Arsimit Xhavit ...
Komentet te ​Rekomandohet që nga 22 marsi të fillojë mësimi online në të gjitha nivelet e arsimit Janë të Mbyllura