Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, shpërtheu revolta popullore kundër misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNMIK. Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë kosovare. Më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lumë. Kjo ngjalli ...
Komentet te 17 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Duke filluar nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tregoi të martën për KosovaPress se të mërkurën që në mëngjes do të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues të Shoqatës të Transportit Rrugor të Udhëtarëve për të hyrë në grevë përkatësisht në protestë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes për mbështetje apo subvencionim të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus. Sipas tij Qeveria në detyrë, ka pasur kohë të mjaftueshme ...
Komentet te Protestë, sot nuk do të ketë transport të udhëtarëve në Kosovë Janë të Mbyllura
Sukseset nuk kanë të ndalur as për artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orën. Bukuroshja, e cila numëron 16 milionë ndjekës në Instagram, tregon se është vlerësuar me tre disqe platini në Australi. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Twitter, e më pas edhe në rrjete të tjera sociale. Rita Ora (Foto: Instagram) “Falënderoj ekipin tim të mrekullueshëm të Warner Music Australia. ‘Multi platinum’. Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj meje”, ka shkruar ajo. “Warner Music Australia” ndërkohë është një kompani muzikore në Australi, e themeluar në vitin 1969. 30 vjeçarja theksojmë se kohëve të fundit është duke qëndruar në ...
Komentet te RITA ORA VLERËSOHET ME TRE DISQE PLATINI NGA “WARNER MUSIC AUSTRALIA” Janë të Mbyllura
Për shkak të përfshirjes së pretenduar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj Rusisë që nga java e ardhshme. Një raport i CNN, i cili i referohet një burimi anonim pranë qeverisë amerikane, thotë se duket se sanksione shtesë do të vendosen edhe ndaj Iranit, transmeton Reuters. Një zyrtar i komunitetit amerikan të inteligjencës konfirmoi se raporti i sotëm i inteligjencës thotë se presidenti rus Vladimir Putin dinte dhe me sa duket drejtoi aktivitetet e Rusisë që synonin të ndihmonin ish-presidentin Donald Trump për të dëmtuar kandidatin demokrat të presidencës me “pretendime të rreme dhe të pabazuara”, Joseph Biden. Administrata e Biden ...
Komentet te Putin deshi të ndihmojë Trumpin për president, SHBA planifikon sanksione kundër Rusisë Janë të Mbyllura
Kanë mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe dy ndeshje në mënyrë që të kompletohet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21. Manchester City dhe Real Madridi janë dy skuadrat që e kanë siguruar së fundi kalimin në këtë fazë, përcjellë KosovaPress. Deri më tani këto janë skuadrat që janë kualifikuar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve: Manchester City, Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool, Paris-Saint-Germain, Porto. Ndërkohë nesër do të zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit për t’u kompletuar kjo fazë ku do të ballafaqohen Bayern Munich – Lazio dhe Chelsea – Atletico Madrid./KP ...
Komentet te Liga e Kampionëve, këto janë skuadrat çerekfinaliste, nesër kompletohet kjo fazë Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca u është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të ri të LDK-së Lumir Abdixhiku se Albin Kurti ka ide të gabuara. “Besoj që idetë i ka të gabuara Kurti. Ka një frymë që i është dhënë një mundësi dhe kjo mundësi s’duhet ndalur. Për bindjet e mia idetë e majta janë thelbësisht të gabuara për Kosovën, në pjesën më të madhe të tyre. Idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thelbësisht të gabuara. Është platformë e tij politike dhe këtë e kemi të qartë po besoj”, ka thënë Abdixiku në Klan Kosova para disa ditësh. Konjufca ndërkaq ka reaguar duke thënë se Abdixhiku nuk ia ...
Komentet te Konjufca: Abdixhiku ia ka huqur me deklaratën se Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit Janë të Mbyllura
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera kthyese të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Manchester City – Borussia Monchengladbach si dhe Real Madridi me Atalantan. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi edhe në ndeshjen e dytë kundër skuadrës së Gasperinit me rezultat 2-0 dhe kështu e siguroi kalimin në fazën çerekfinale të kësaj gare. Golat për liderin aktual të Premier Ligës i realizuan Kevin De Bruyne në minutën e 12’ si dhe Ikay Gundogan në minutën e 18’, përcjellë KosovaPress. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Spanjë, Real Madridi ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Atalantas. Karin Benzema e hapi serinë e golave në minutën e 34’ dhe me këtë ...
Komentet te Man. City e Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sa i përket bindjeve dhe ideologjisë politike. Abdixhiku në Pressing në T7, ka thënë se Kurti nuk ka qenë asnjëherë i qartë rreth politikave, ndërkohë që LDK ka qenë gjithmonë e qartë në këtë drejtim. “Politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuara shumë, as të elaboruara shumë, por janë të thëna. Nuk ka orientim. Unë nuk jam i interesuar të di çka ndodh, çfarë ndodh kur të hiqet qeni topall në QKUK. Çfarë do të ...
Komentet te Abdixhiku: Idetë e LDK-së janë më të mira se ato të Kurtit Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosja e kërkon kandidaturën e tij për president, atëherë partia që ai drejton do ta pranojë. Haradinaj në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se AAK nuk ka nevojë për ta votuar Qeverinë Kurti, pasi ky i fundit ka votat e nevojshme. “Nëse Lëvizja Vetëvendose kërkon kandidaturën time në këtë rast edhe përkrahjen e Aleancës, ne pranojmë, nuk jemi kundër”, tha ai. Haradinaj ka treguar se më 18 mars AAK do të zgjedhë kryetarin e Grupit Parlamentar dhe në këtë pozitë do të emërohet Shemsedin Dreshaj, i cili u bë deputet pasi Daut Haradinaj hoqi dorë nga mandati i tij, ...
Komentet te Haradinaj: Nëse VV kërkon kandidaturën time për president, AAK e pranon Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet shpejt, por se interesi i përbashkët do të shpie në këtë drejtim. Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës tha se Shqipëria me Kosovën duhet të jetë në bashkëveprim të plotë për interesin e shqiptarëve në rajon, Evropë dhe botë. Por, ai tha se këtë mund ta arrijnë bashkë si dy shtete në një perspektivë afatgjate ku interesi shqiptar në Ballkan do ta diktojë këtë plan. “Politika dhe shtetet tona ekzistojnë për atë qëllim, jo në kuptimin ekskluzivisht dhe i përjashtojnë të gjitha qëllimet tjera. Ne do të shkojmë pashmangshëm në atë drejtim sepse politikanët janë ...
Komentet te Glauk Konjufca: Bashkimi kombëtar nuk bëhet me një ‘tik’ Janë të Mbyllura