Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vendos Kryesia e Kuvendit: Seanca konstituive më 22 mars

Lajme
Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars. Ish-nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci nuk dha datë tjetër për formimin e qeverisë, por u shpreh optimiste se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë. Derisa për zërat se ajo do të jetë kryeparlamentare e re, Nagavci tha se ende nuk është diskutuar për pozicione më Lëvizjen Vetëvendosje. Lidhur me takimet e djeshme me partitë tjera parlamentare për konstituimin e institucioneve, Nagavci tha se populli ka folur qartë edhe për zgjedhjen e presidentit./ KP ...
Komentet te ​Vendos Kryesia e Kuvendit: Seanca konstituive më 22 mars Janë të Mbyllura

Britania e Madhe rrit ndjeshëm vaksinimin me AstraZeneca

Britania e Madhe rrit ndjeshëm vaksinimin me AstraZeneca
Ekspertët britanikë thonë se do të ketë një rritje të madhe të britanikëve që do të vaksinohen me AstraZeneca, pas mbërritjes nga India të kësaj vaksine, që prodhohen nga instituti indian i mjekësisë ”Serum”, sipas BBC. Numri i vaksinimeve këtë javë pritet të arrijë në 4 milionë, gati dyfishi i asaj që është arritur kohët e fundit, thonë burimet e Shërbimit Kombëtar britanik të Shëndetit (NHS). Rritja e numrit të vaksinimeve është bërë e mundur nga një dërgesë e madhe e vaksinës Oxford-AstraZeneca nga instituti ”Serum” në Indi, i cili ka mbërritur dhe ka kaluar kontrollet e sigurisë. Deri më tani më shumë se 24 milionë njerëz kanë marrë tashmë ...
Komentet te Britania e Madhe rrit ndjeshëm vaksinimin me AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Lajme
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku do të caktohet data për mbajtjen e seancës konstituive. Të zgjedhurit e popullit, në zgjedhjet parlamentare te 14 shkurtit pritet të betohen të hënën e javës së ardhshme, kur edhe pritet te konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Në mbledhje po marrin pjesë kryesia e vjetër e Kuvendit, e kryesuar nga ish-kryeparlamentarja, njëherësh ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani./E.Zeqiri  /KP ...
Komentet te ​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit Janë të Mbyllura

Ekspertët e sigurisë së OBSH mblidhen sot për të rishikuar vaksinën AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë takohen sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca, pasi disa vende evropiane ndaluan dozat e tyre. Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut që zhvillohen pas administrimit të vaksinës. Por ekspertët thonë se numri i incidenteve përputhet me normën e raportuar zakonisht në popullatën e përgjithshme. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të zhvillojë gjithashtu një mbledhje sot, ku pritet të japë vendimin mbi përdorimin e vazhdueshëm të vaksinimit me Oxford-AstraZeneca të enjten, raporton A2. Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 ...
Komentet te Ekspertët e sigurisë së OBSH mblidhen sot për të rishikuar vaksinën AstraZeneca Janë të Mbyllura

Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës

Lajme
Shtyhet sërish përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, dhe kështu ky institucion i rëndësishëm për mbushjen e arkës së shtetit, vazhdon të udhëhiqet tash e një vit me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka dhe aktualisht nga Bajram Rexha. Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave, raporton KosovaPress. Ani pse për procesin e drejtorit të doganës, konkursi dhe rekrutimi për listën e ngushtë finale ishte proceduar nga Ministria e Financave e drejtuar deri disa ditë më parë nga ish-ministrja Hykmete Bajrami, megjithëse me rekomandim të kompanisë të angazhuar nga Ambasada Britanike që ...
Komentet te Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës Janë të Mbyllura

​Ngjarjet me video të datës 16 mars

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 09:00) Do të ketë VIDEO-LIVE Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutim virtual mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë, me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Graçanicës, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe përfaqësuesi nga sektori privat. (Faqja e AmCham në Facebook, ora 10:00) Do të ketë VIDEO Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 11:00) Do të ketë VIDEO Handikos prezanton aktivitetet e personave me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në ...
Komentet te ​Ngjarjet me video të datës 16 mars Janë të Mbyllura

​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri

Rajoni dhe Bota
Tri organizata për të drejtat e njeriut kanë paraqitur ankesa ndaj grupit paramilitar Wagner për torturat që i kanë bërë ndaj të burgosurve në Siri. Kjo ankesë kundër Wagner është vazhdimësi e disa çështjeve të hapura në Evropë që lidhen me torturat e zyrtarëve të regjimit sirian, pas ndërhyrjes ushtarake të Moskës në vitin 2015. Wagner udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, i njohur si “Kuzhinieri i Vladimir Putinit”, për shkak të kontratave për furnizim me ushqim të Kremlinit. Prigozhin, 59-vjeç, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me këtë grup mercenar. “Kjo ankesë është e rëndësishme sepse nuk kemi të bëjmë me një krim të vetëm. ...
Komentet te ​Organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin ankesë ndaj grupit mercenar rus Wagner për krimet e kryera në Siri Janë të Mbyllura

​Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier

Shqipëri
Fillon sot procesi i vaksinimit të mësuesve në qarqet e Durrësit dhe Fierit në Shqipëri. Teksa vaksina po ruhet në kushtet e duhura, mjediset e përzgjedhura do të jenë palestra e salla të mëdha, të shpërndarë në të gjithë territorin, bazuar kjo edhe në protokollet e ministrisë së Shëndetësisë. Por para marrjes së saj, shumë mësues janë shprehur skeptikë pas vendimit të disa shteteve evropiane për pezullim të procesit në lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut te disa persona. Vetë kompania, nëpërmjet një deklarate pohoi se rastet në fjalë nuk lidhen me vaksinën e saj./KosovaPress ...
Komentet te ​Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier Janë të Mbyllura

​Vdes disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer polici i trafikut në Itali

Rajoni dhe Bota
Një polic trafiku ka humbur jetën në Itali pak orë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari nga Salerno pati një gjendje të keqe shëndetësore, e cila i shkaktoi vdekjen e papritur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që disa orë më parë atij i ishte injektuar një dozë e vaksinën kundër koronavirusit Pfizer, në spitalin Sapri. “Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Për momentin nuk është e mundur të konstatohet një lidhje midis vdekjes dhe administrimit të vaksinës”, thotë Rocco Calabrese, drejtori shëndetësor i spitalit Sapri, raporton A2. Sipas tij, “duket se pacienti vuante nga sëmundjet ...
Komentet te ​Vdes disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer polici i trafikut në Itali Janë të Mbyllura

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Lajme
77 mijë e 827 qytetarë në Kosovë janë prekur nga virusi korona prej 13 marsit 2020-të kur edhe ishin paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus. COVID-19 prej atëherë e deri tash mori jetën e 1 mijë e 715 personave, në mesin e tyre edhe një 16 vjeçar nga Komuna e Vitisë. Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 11 mijë e 58 raste pozitive me COVID-19. Më së shumti raste së fundmi po rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Komunë e Prishtinës. vetëm në raportin e fundit raportohet për 233 raste. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e ...
Komentet te Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura