Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Transporti publik fillon grevën, paralajmërohen masa tjera nëse Qeveria s’plotëson kërkesat e tyre

Lajme
Nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa kanë paralajmëruar edhe forma të tjera të protestës. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha për KosovaPress se Qeveria e Kosovës e ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të reflektuar për të përmbushur këtë marrëveshje. Në rast të mungesës së një përgjigjeje nga ana e qeverisë, Kurtishaj paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke nisur mbi 1 mijë autobusë drejt objektit të qeverisë. “Sot ...
Komentet te Transporti publik fillon grevën, paralajmërohen masa tjera nëse Qeveria s’plotëson kërkesat e tyre Janë të Mbyllura

Rrahje mes motrash në Prishtinë

Lajme
Një rrahje mes motrash është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë të martën. Njëra nga to raportohet ta ketë rrahur motrën e saj për çka është arrestuar nga policia. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Rrahje mes motrash në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kaçanik. Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion “Është raportuar se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik Janë të Mbyllura

​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kaçanik. Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion “Është raportuar se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik Janë të Mbyllura

Ngjarje me VIDEO

Lajme
Protesta e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve (Stacioni i autobusëve Prishtinë, ora 08:10) Do të ketë VIDEO-LIVE ps. do të ketë njoftime shtesë/KP DN ...
Komentet te Ngjarje me VIDEO Janë të Mbyllura

8 viktima nga sulmet në 3 qendra masazhi në Atlanta, arrestohet një i dyshuar

Rajoni dhe Bota
Tetë persona u vranë dhe një person u plagos në sulmet që ndodhën në 3 qendrat e masazhit në Atalanta. Mediat amerikane raportojnë se policia ka arrestuar personin që dyshohej se ishte autori i tre sulmeve. Ai është 21 vjeçari Robert Long, i cili ndodhet në paraburgim. “Pamjet në video tregojnë se ka shumë të ngjarë që i njëjti person të jetë përgjegjës për tre sulmet vdekjeprurëse të martën në qendrat e masazhit në zonën e metrosë në Atlanta, në Xhorxha”, tha policia të martën, raporton A2. Dy nga të sulmet ndodhën në dy qendra masazhi në verilindje të Atlantës dhe tjetri ndodhi rreth 30 milje larg në Cherokee County ...
Komentet te 8 viktima nga sulmet në 3 qendra masazhi në Atlanta, arrestohet një i dyshuar Janë të Mbyllura

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Lajme
78 mijë e 380 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit që lamë pas kur edhe u shfaqën dy raste e para pozitive me këtë virus. Ky virus vdekjeprurës mori edhe jetën e 1 mijë e 723 personave, në mesin e tyre edhe një 16 vjeçar. Ndërkohë që në vend janë 11 mijë e 63 raste aktive me koronavirus. Kështu thuhet në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej ...
Komentet te Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

29 vjet nga fillimi i vitit akademik në shtëpi

Lajme
Pas rreth 20 vjetëve punë të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë. Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, një figurë ultranacionaliste e politikës serbomadhe, i cili nxiti kundër shqiptarëve politika nacional-shoviniste, së pari në mesin e serbëve të Kosovës, më pastaj edhe në Serbi e më gjerë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të mëdha që çuan deri në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip. Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. Gjendja në universitet erdhi ...
Komentet te 29 vjet nga fillimi i vitit akademik në shtëpi Janë të Mbyllura

86 vjet nga vdekja e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Shqipëri
  Iljaz Vrioni u lind në Berat në vitin 1882 dhe vdiq në Paris, më 17 mars 1932. Ai ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Legion d’Honneur. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në kryeqytetin e perandorisë, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të ...
Komentet te 86 vjet nga vdekja e ish-kryeministrit të Shqipërisë Janë të Mbyllura

Mot me shi e reshje bore

Lajme
Mot i vranët e me reshje të dobëta shiu dhe bore do të mbajë sot dhe nesër në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK./KP ...
Komentet te Mot me shi e reshje bore Janë të Mbyllura