Franca dhe Italia po përgatitën të heqin pezullimin e tyre të vaksinës AstraZeneca, pasi rregullatori europian tha se ishte plotësisht i bindur se përfitimet e kësj vaksine tejkalonin çdo rrezik, sipas thetimes.co.uk. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi thanë se ata do të rifillonin menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca nëse nesër do të merret miratimi nga Agjencia Europiane e Barnave, raporton ATSh. Një deklaratë nga EMA se nuk kishte asnjë shenjë që vaksinimi kishte shkaktuar mpiksje gjaku u përshkrua nga Macron dhe Draghi si inkurajuese. Shtatëmbëdhjetë vende europiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine gjatë ditëve të fundit. Në përgjigje të shqetësimit se pezullimi mund të ngadalësojë ...
Komentet te Evropa do të rinisë vaksinimin me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në ditën e tretë të detyrës prej kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur për vizitë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Abbott ka uruar Abdixhikun për detyrën e kryetarit të LDK-së. Abdixhiku e njoftoi ambasdorin për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës. “Unë i ofrova Lumirit urimet e mia me kafe këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, ka shkruar Abbott. Për takimin kanë njoftuar edhe nga LDK. “Kryetari ...
Komentet te Ambasadori Abbott takohet me Abdixhikun Janë të Mbyllura
Kryetari i partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha e ka quajtur konstruktiv takimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe pretendetën për presidente, Vjosa Osmani. Ani pse nuk foli për votën e tij, pro ose kundër, Hoxha tha se nuk e shohin bllokadën si metodë për zgjidhjen politike të problemeve. Derisa kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme për komunitetin goran. Hoxha: Nuk e shohim bllokadën si një metodë për zgjidhjen politike të problemi Video: “Sot kemi pasur një bisedë me Kryeministrin e ardhshëm dhe Presidentin e ardhshëm, biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive. Ne jemi përfaqësues të popullit goran, dhe mbështesim një shoqëri të sinqertë ...
Komentet te Deputeti goran pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Nuk e shohim bllokadën si metodë për zgjidhje Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Inicativës Rome, Gazmend Salieviq pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani nuk e ka garantuar votën karshi tyre. Ai tha se kishin një takim konstruktiv, por do të vazhdojnë takimet sërish për të vendosur. Salieviq: Do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë e ardhshme Video: “Do ta flasim prapë me zotëri Kurtin, kemi pas një takim konstruktiv dhe do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë e ardhshme”, tha ai. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Iniciativa Rome ende nuk ka votë për Kurtin e Osmanin Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen meqë regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave. Kurti nëpërmjet një video mesazhi ka kërkuar që secili qytetarë të regjistrohet duke theksuar se për të parën herë mërgata ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizoj nga vendi ku jeton. “Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë amvisërive dhe banesave, ai ka filluar me 3 mars dhe përfundon me 21 prill. Regjistrimi regjistrohet 20 vjet pas atij të vitit 2002 sepse ai i vitit 2011 u anulua për arsye ende të ...
Komentet te Kurti me video-mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni! Janë të Mbyllura
Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e organit legjislativ. Ndërkohë, më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës./E.Zeqiri,/KP ...
Komentet te Fillon regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës Janë të Mbyllura
Edhe sot kanë vazhduar takimet konsultuese të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani me partitë e komuniteteve jo shumicë. Mëngjesin e së mërkurës ata kanë pritur në takim kryetarin e partisë së Goranëve, Adem Hoxha. Ndërsa, pas këtij takimi pritet të diskutojnë edhe me deputetin e Iniciativës Rome. Prej fillimit të javës, dy fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë zhvilluar takime me partitë parlamentare në Kuvend me qëllim të konsultave për konstituimin e institucioneve./E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Kurti e Osmani vazhdojnë takimet me komunitetet joshumicë Janë të Mbyllura
Një djalë është zhdukur në Prizren të martën. Nëna e tij ka raportuar në Polici se ai është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë janë dukë vazhduar hetimet për zhdukjen e tij. “Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./KP ...
Komentet te Zhduket një djalë në Prizren Janë të Mbyllura
81 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 53 janë në oksigjenoterapi dhe 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “81 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, njofton spitali. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë ...
Komentet te 81 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme. Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50% të qirasë, pagesa e 170 eurove). Ky është reagimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit: Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sqaron opinion se ...
Komentet te Hoti kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, të kthejnë shërbimet për qytetarët Janë të Mbyllura