Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Zgjidhet problemi i dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin si shtetas serbë në Suedi

Lajme
Shtetasit e Kosovës që jetojnë në Suedi tash e një kohë po regjistroheshin si shtetas serbë. Problem ky që tashmë është zgjidhur, kështu bëhet e ditur nga Ambasada e Kosovës në Stokholm nëpërmjet një komunikate. Nga ambasada thonë se, tash e tutje, në dokumentet e shtetasve kosovarë do të figurojë vetëm shteti i Kosovës meqë Agjencia Suedeze e Taksave ka ndryshuar politikën e saj dhe nuk do të regjistrojë më shtetasit kosovarë si shtetas serbë në Regjistrin Suedez të Popullsisë. Njoftimi i plotë nga Ambasada: NJOFTIM I RËNDËSISHËM Të nderuar bashkatdhetarë, Kemi nderin dhe kënqësinë të ndajmë me ju lajmin e mirë dhe të shumëpritur lidhur me problematikën e kahmotshme ...
Komentet te ​Zgjidhet problemi i dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin si shtetas serbë në Suedi Janë të Mbyllura

​IKD dhe RrGGK: Prokuroria dhe Policia neglizhuan rastin e Sebahate Sopit

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto të fundit nuk kanë përmbushur obligimet ligjore ne rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale te dhunës në familje. Sebahate Sopi dyshohet se me 14 mars vra nga bashkëshorti i saj. L.S dyshohet poashtu se në lagjen Emshir në Prishtinë me armë zjarri ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, e më pas e ka vrarë edhe vetën. Në një konferencë për media, IKD dhe (RrKK), kanë publikuar gjetjet preliminare të ...
Komentet te ​IKD dhe RrGGK: Prokuroria dhe Policia neglizhuan rastin e Sebahate Sopit Janë të Mbyllura

Bayern – Lazio, a do të luaj Muriqi nga minuta e parë sonte?

Sport
Lazio e Vedat Muriqit sonte do të dal para një misioni “të pamundur” ku do të ballafaqohet me gjigantin bavarez Bayern Munich në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve. Konsiderohet si mision i pamundur për shkak se skuadra e Inzagit ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përcjellë KosovaPress. Dje u raportua se sulmuesi kryesor i Lazio Ciro Immobile kishte pësuar një lëndim të lehtë dhe se prania e tij në “Allianz Arena” ishte në dyshim, por kjo nuk është vërtetuar dhe se italiani është i gatshëm për lojë. Ky fakt nënkupton se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet të jetë ...
Komentet te Bayern – Lazio, a do të luaj Muriqi nga minuta e parë sonte? Janë të Mbyllura

​Zemaj takim virtual me homologun izraelit, do të bisedojnë për të siguruar vaksinat antiCovid-19

Lajme
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Takimi do të mbahet për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit për të siguruar vaksinat antiCOVID për Kosovën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se takimi do të mbahet sot në ora 16:00 në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Izrael. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, z.Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit ...
Komentet te ​Zemaj takim virtual me homologun izraelit, do të bisedojnë për të siguruar vaksinat antiCovid-19 Janë të Mbyllura

Bulliqi: Në 100 ditëshin e qeverisjes kemi avancuar shërbimet shëndetësore në Llap

Lajme
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi sot para mediave ka prezantuar rezultatet e qeverisjes 100 ditëshe të ekzekutivit të komunës. Kryetari Bulliqi theksoi se po vazhdojnë me një qeverisje të ndershme dhe transparente në Llap, ndërsa potencoi se sektori i shëndetësisë ka qenë një ndër prioritet e tij në qeverisjen lokale, siç tha ai për të krijuar rend dhe rregull. Bulliqi tha se në këtë periudhë është arrit të bëhet zgjerim i hapësirave për trajtimin e të prekurve me Covid19 dhe shumë shërbime të tjera në QKMF, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë funksionale. Bulliqi: Shëndetësia ka qenë njëri ndër prioritet tona të qeverisjes   “Shëndetësia ka qenë njëri ndër ...
Komentet te Bulliqi: Në 100 ditëshin e qeverisjes kemi avancuar shërbimet shëndetësore në Llap Janë të Mbyllura

​Hendboll/ Kosova mëson rivalët për kualifikimet e ardhshme për Evropian

Sport
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022. Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron. Kosova për short ishte në vazon e dytë. Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të ...
Komentet te ​Hendboll/ Kosova mëson rivalët për kualifikimet e ardhshme për Evropian Janë të Mbyllura

Ish-presidenti Trump: Vaksina është e mirë, mbështetësit e mi ta marrin

Rajoni dhe Bota
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u bën thirrje mbështetësve republikanë të vaksinohen kundër koronavirusit. Në një intervistë për FOX News ai tha se vaksina është e sigurt dhe funksionon. “Unë do t’ia rekomandoj shumë njerëzve, e shumë prej atyre që votuan për mua, sinqerisht. Por siç e dini, jemi të lirë të zgjedhim. Por më duhet të them se është një vaksinë shumë e mirë, e sigurt, diçka që funksionon”, deklaroi ai. Baza konservatore e mbështetësve të Trump është mes grupeve kryesore që po i reziston programit të imunizimit. Edhe vetë ish-presidenti u kritikua gjatë kohës në detyrë për faktin se minimizoi seriozitetin e pandemisë, raporton A2. Ndërsa programi i vaksinimi ...
Komentet te Ish-presidenti Trump: Vaksina është e mirë, mbështetësit e mi ta marrin Janë të Mbyllura

Shifër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orë në Brazil

Rajoni dhe Bota
Brazili ka regjistruar sot 2 841 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, një rekord i ri në vend ku epidemia sa vjen e përkeqësohet. Shifra e fundit rekord u regjistrua më 10 mars, me 2 286 të vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Në total, vendi me 212 milionë banorë numëron 282 127 të vdekur si pasojë e COVID-19, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në botë në shifra absolute, pas SHBA-së, raporton ATSh. Këto shifra konfirmojnë një rritje të përshpejtuar të të vdekurve që prej fillimit të shkurtit, me 1 965 të vdekur mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit. Në fillim të vitit, mesatarja ...
Komentet te Shifër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orë në Brazil Janë të Mbyllura

89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Lajme
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Pas takimit, në konferencën për gazetarë ka folur doktoresha Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, doktor. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm dhe doktori. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Në këtë konferencë, u bë e ditur se aktualisht 89 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit. Ndërkohë, u bë ditur se ekipet e ...
Komentet te 89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit Janë të Mbyllura

Biden refuzon migrantët e paligjshëm në vend

Rajoni dhe Bota
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, lidhur me numrin e emigrantëve të paligjshëm që rritet çdo ditë e më shumë në kufirin me Meksikën, tha se “migrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”. Gjatë një vizite në rajonin Pennsylvania, Biden dha një intervistë për ABC News. Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e migrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Biden tha se ”migrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”, raporton ATSh. Biden vuri në dukje ...
Komentet te Biden refuzon migrantët e paligjshëm në vend Janë të Mbyllura