Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 24 mars, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. /KP ...
Komentet te Më 24 mars seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit e të tjerëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ekipi Kombëtar shqiptar U-19 do të zhvillojë sot një seleksionim 1-ditor, ku do të jenë të ftuar 25 lojtarë të cilët aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz dhe do të drejtohet nga trajneri i ekipit Kombëtar, Armando Cungu. Lojtarët e thirrur janë të vitlindjes 2003 dhe aktivizohen në kampionatin shqiptar të moshës U-19. Synimi i këtij seleksionimi është vëzhgimi nga afër i elementëve të talentuar të kësaj grup-moshe që militojnë në kampionatin shqiptar e që mund të jenë të vlefshëm për ekipet zinxhir kuqezi. Përveç testeve fizike e taktike, në këtë seleksionim do të zhvillohet edhe një ...
Komentet te Shqipëri/ Kombëtarja U-19 kthehet në fushë, Cungu fton 25 lojtarë në seleksionim 1-ditor Janë të Mbyllura
Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “UNITETI”, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, në hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë. Për lirimin e atyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë. Lidhur me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim, Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ...
Komentet te Inspektorët komunalë largojnë shitësit ambulantë nga trotuaret përballë xhamisë “Isa Beg” Janë të Mbyllura
Xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në basketboll hapet sot me dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të paparashikueshme. Sfida e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, që do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit me 30 pikë, por nuk janë dorëzuar për të mos rënë nga elita, ndërsa prizrenasit kanë grumbulluar tri pikë më shumë, përcjellë KosovaPress. Takim interesant pritet edhe ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit në kryeqytet. Bardhekaltrit deri më tani kanë 32 pikë, kurse Vreshtarët renditen në vendin e tretë me 37 pikë. Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit fillon nga ora 16:00, kurse ajo ndërmjet ...
Komentet te Basketboll/ Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje shumë interesante Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës. Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme ka vizituar degët e PDK-së në rajonin e Dukagjinit, për të diskutuar për rezultatin zgjedhor dhe për t’i falënderuar strukturat për angazhimin e tyre. Ky është statusi i tij i plotë: Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ...
Komentet te Hoxhaj: PDK do të jetë opozitë konstruktive Janë të Mbyllura
Koalicioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe Armin Laschet bie në sondazhet nën pragun prej 30% dhe humbet 4 pikë krahasuar me javën e kaluar dhe arrin 29%. Ky rezultat erdhi si pasojë e katastrofës së të dielës në zgjedhjet rajonale të landeve Rhineland-Westphalia dhe Baden-Wurttemberg, raporton ATSh. Nga ana tjetër, të gjelbrit e Robert Habeck përfitojnë duke fituar tre pikë dhe duke u rritur në 21%. SPD mbetet e qëndrueshme në 16%./KP ...
Komentet te CDU-CSU në rënie, rritje e të gjelbërve në sondazhe Janë të Mbyllura
Sonte zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen Chelsea dhe Atletico Madridi. Skuadra e Thomas Tuchel ka epërsinë e një goli nga ndeshja e parë ë zhvilluar në Bukuresht, por gjithçka mbetet e hapur sa i përket skuadrës e cila do të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare, përcjellë KosovaPress. Chelsea ka katër mungesa të mëdha si Abraham, Jorginho, Mount dhe Thiago Silva, kurse Diego Simeone e ka skuadrën e kompletuar. Këto janë formacionet e mundshme: Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Hudson-Odoi, Werner; Giroud Atletico Madrid: (3-4-2-1): Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Trippier, Saul, Koke, Carrasco; Llorente, Correa; ...
Komentet te Chelsea dhe Atletico luftojnë për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. Sipas komunikatës së lëshuar nga presidenca, ajo e ka uruar Osmanin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe është shprehur e kënaqur me inicimin e procedurave për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke potencuar rëndësinë e krijimit të tyre në funksion të stabilitetit institucional dhe qeverisjes së mirë. Në këtë takim, Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të vazhduar partneritetin mes Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, duke e avancuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet të të dy ...
Komentet te Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Luksemburgut Janë të Mbyllura
Një studim i udhëhequr nga shkencëtarë spanjollë ka zbuluar se cila është simptoma që tregon se do ta kaloni lehtë koronavirusin. Një nga simptomat kryesore pas infektimit me Covid-19 (dhe një nga më të zakonshmet) është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas një studimi të ri, të kesh këtë simptomë mund të ketë edhe anën e saj të mirë. Hetimi i disa qendrave shëndetësore në të gjithë botën, i udhëhequr nga shkencëtarët spanjollë, zbuloi se humbja e nuhatjes është sinonim i një sëmundjeje të lehtë, raporton A2. Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë arsyen pse ndodh kjo, por kanë një hipotezë: “Ka mundësi që “pushtimi” i hundës bën që të ...
Komentet te Simptoma që tregon se mund ta kaloni lehtë Covid-19 Janë të Mbyllura
Pasi mbrojtësi i Interit Danilo D’Ambrosio doli pozitiv me koronavirus, “Nerazzurrët” ka vendosur të anulojnë konferencën për shtyp të Antonio Contes përpara Sassuolos. Interi njoftoi D’Ambrosio rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe skuadra është izoluar në qendrën stërvitore Pinetina. “Il Corriere dello Sport” raporton se klubi ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes të planifikuar për të Premten, përcjellë KoaovaPress. Prandaj, trajneri i “Nerazzurrëve” nuk do të flasë përpara ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën. Skuadra e Contes ka një hendek prej nëntë pikëve më shumë se Milani në Serie A pas një serie prej tetë fitoreve radhazi në ligë. “La Gazzetta dello Sport” raporton se pjesa tjetër e anëtarëve të ekipit ...
Komentet te Vendim i papritur nga Interi! Janë të Mbyllura