Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Zgjedhjet nxorën opozitën para aktit të kryer, duhet ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë problem për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, përkundër faktit që zgjedhja e këtij të fundit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit. Këtë bindje ndajnë për KosovaPress njohës të politikës në vend, sipas të cilëve rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka përcaktuar një konsensus “të zorit” për subjektet opozitare. Sipas tyre, partitë opozitare në vend PDK, LDK dhe AAK duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe të tregojnë konstruktivitet për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje dhe kjo nuk i përshtatet asnjërit subjekt opozitar. Rasim Alija ...
Komentet te Zgjedhjet nxorën opozitën para aktit të kryer, duhet ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente Janë të Mbyllura

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit

Sport
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji; miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars. I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares. Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00./KP ...
Komentet te Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit Janë të Mbyllura

Përfundon takimi i Abdixhikut me deputetë të LDK-së

Lajme
Ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa nuk dha detaje të shumta, por tha se ky ishte vetëm takim konsultativ rreth konstituimit të Kuvendit javën e ardhshme./KP ...
Komentet te Përfundon takimi i Abdixhikut me deputetë të LDK-së Janë të Mbyllura

​Transport publik nuk ka as nesër, paralajmërohet protestë për të premten

Lajme
ojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdon edhe nesër, ndërsa në ditën e premte Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të organizon protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha se Këshilli Drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe nesër, ndërsa të premten të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes me qeverinë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik./KP ...
Komentet te ​Transport publik nuk ka as nesër, paralajmërohet protestë për të premten Janë të Mbyllura

​Kupa e Kosovës/ Dukagjini eliminon Drenicën, Feronikeli – Prishtina shkon në vazhdime

Sport
Është skuadra e Dukagjinit ajo e cila e ka siguruar e para biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton KosovaPress. Ishte Dushi ai i cili me golin e tij të realizuar në minutën e 76’ e mposhti Drenicën dhe ia mundësoi skuadrës së tij të kualifikohet për më tutje. Ndeshja tjetër ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës ka shkuar në vazhdime pasi rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 0-0./KP ...
Komentet te ​Kupa e Kosovës/ Dukagjini eliminon Drenicën, Feronikeli – Prishtina shkon në vazhdime Janë të Mbyllura

​Boksieri që u përball edhe me Muhammad Alin parashikon fituesin e meçit Joshua vs Fury

Sport
Çdokush do ta ketë një mendim rreth meçit Anthony Joshua kundrejt Tyson Furyt, por pak janë kompetent për të gjykuar sesa ish-kampioni i peshave të rënda George Foreman. Si dy herë kampion bote në pesha të rënda, dhe fitues i medaljes së artë Olimpike, Foreman ka vlerësuar dhe ka bërë një parashikim, por vlen edhe për kalibrin e luftimeve që ai ishte pjesë. Joshua dhe Fury përfaqësojnë një nga luftërat më të mëdha në historinë e boksit. Një garë e vërtetë kampion ndërmjet dy kampionëve të mëdhenjë dhe kjo është një nga luftërat më fitimprurëse ndonjëherë, përcjellë KosovaPress. Foreman kishte beteja me Joe Frazier, Ken Norton dhe Muhammad Ali në ...
Komentet te ​Boksieri që u përball edhe me Muhammad Alin parashikon fituesin e meçit Joshua vs Fury Janë të Mbyllura

Fillon takimi i Abdixhikut me deputetët e zgjedhur të LDK-së

Lajme
Ka filluar takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky është takimi i parë pas zgjedhjes së Abdixhikut si kryetar i LDK-së. Ndër të tjera në takim pritet të diskutohet për konstituimin e institucioneve dhe qëndrimin e LDK-së karshi tyre./KP       ...
Komentet te Fillon takimi i Abdixhikut me deputetët e zgjedhur të LDK-së Janë të Mbyllura

​8 të vdekur dhe 709 raste të reja me COVID-19

Lajme
8 të vdekur dhe 709 raste të reja me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Njoftimi i plotë i IKSHPK:së 385 TË SHËRUAR DHE 709 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë ...
Komentet te ​8 të vdekur dhe 709 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin e Sebahate Sopit

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkojnë suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto institucione nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale të dhunës në familje. Për më tepër, IKD dhe RrGK po thonë se këto institucionet kanë bërë shkelje të së drejtës elementare për jetë. Të dy këto organizata kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit. Dyshohet se me 14 mars, L.S se në lagjen “Emshir” në Prishtinë me armë ...
Komentet te ​Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin e Sebahate Sopit Janë të Mbyllura

​Finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet me praninë e tifozëve!

Sport
Burimet nga brenda organeve të UEFA-së thuhet se janë optimiste për një numër të reduktuar tifozësh që mund të jenë të pranishëm në finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. “Istanbul’s Atatürk Olympic Stadium” në Stamboll është vendi që do të presë ndeshjen më të madhe në futbollin e klubeve këtë sezon dhe “ESPN” pretendon se po rritet besimi se ritmi i shpejtë i vaksinimeve kundër Covid-19 mund të ndihmojë që spektatorët të kthehen në stadiume deri në verë. Futbolli nuk është i njëjti pa atmosferën e mbështetësve, kështu që le të shpresojmë që marrja e vaksinave të vazhdojë me ritëm të shpejtë dhe që të mund të sigurojmë që ...
Komentet te ​Finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet me praninë e tifozëve! Janë të Mbyllura