Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar sot ka organizuar një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret e qytetit të Pejës për të kontrolluar shitjen e mishit dhe nënprodukteve të mishit në aspektin e plotësimit të kritereve ligjore për tregtim të sigurt të kësaj kategorie të produkteve. Për këtë aksion, zëdhënësi i AUV Lamir Thaqi ka konfirmuar për KosovaPress se nga inspektimet e ushtruar në 17 mishtore, ka rezultuar me largim nga shitja- konfiskim të një sasie prej rreth 300 kg mish dhe nënprodukte mishi që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim. “Disa nga mishtoret është gjetur mish i pa vulosur që nënkupton se nuk është therur kafsha ...
Komentet te AUV konfiskon 300 kilogramë mish në Pejë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka filluar takimi i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, i pari ky pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në të cilat kjo parti doli e dyta në nivel të vendit. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj para takimit ka thënë se do të bëhet një analizë e rezultatit zgjedhor, si dhe do të diskutohet edhe për çështjen e presidentit. “Do të dalim me veprime konkrete se si PDK ta bëjë opozitën në raport me qeverinë e ardhshme. Se si të organizohemi për zgjedhjet lokale dhe se si në mënyrën më të mirë të mundshme të përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj. Hoxhaj ka mohuar ...
Komentet te Hoxhaj: Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë s’pati përkrahje për votimin e Osmanit për presidente Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë. I pandehuri, më 14 mars, në orët e mbrëmjes, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, sulmon fizikisht personin zyrtar – infermierin teknik i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ashtu që pasi i pandehuri e dërgon djalin e tij në spital për të kryer ekzaminim, i dëmtuari – infermieri teknik i kërkon të ...
Komentet te Arrest shtëpiak për sulm ndaj personit zyrtar Janë të Mbyllura
Si pjesë e projektit Kthimi në Normalitet të ri në Kosovë “Forcimi i qëndrueshmërisë përmes një kthimi të sigurt dhe gjithëpërfshirës të normalitetit në fushat e shëndetësisë dhe arsimit, pas COVID-19”, sot është lansuar E-Shëndeti për Shërbime Shëndetësore Esenciale në Komunën e Prishtinës. Projekti synon zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 në ofrimin e shërbimeve esenciale, duke ofruar shërbime shëndetësore elektronike që do të mundësojnë komunikim virtual midis përdoruesve/ pacientëve dhe mjekëve të tyre familjarë dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit aty ku është e mundur. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përmes këtij projekti do të evitohen kontaktet e panevojshme mes njerëzve dhe mjekëve, dhe se konsultat dhe ...
Komentet te Lansohet E-shëndeti për shërbime shëndetësore esenciale në Komunën e Prishtinës Janë të Mbyllura
Zyrtarët nga Kosova dhe Komisioni Evropian mbajtën diskutime për zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e energjisë, mjedisit, klimës, transportit dhe zhvillimit rajonal. Diskutimet u zhvilluan në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA-së), e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016. Temat e reformës që u trajtuan gjatë këtij takimi janë drejtpërsëdrejti relevante për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. U ra dakord që strategjitë, planet e veprimit dhe legjislacioni të vlerësohen për ta siguruar koherencën me parimet dhe prioritetet e iniciativës së Marrëveshjes së Gjelbër për Prioritet e BE-së, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor si dhe koherencën midis dokumenteve përkatëse në secilin sektor. ...
Komentet te Kosova dhe BE mbajtën takimin e Nënkomisionit të pestë MSA për energjinë Janë të Mbyllura
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo, me të cilën ka diskutuar për tema që lidhen me fushëveprimtarinë e sistemit prokurorial të Kosovës. Mbështetja e vazhdueshme holandeze për sistemin prokurorial, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve profesionale për prokurorët dhe stafin administrativ, ishte temë e diskutimit në këtë takim. Maloku tha se projekti holandez “Mbështetje për një sistem prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm në Kosovë”, është duke e bërë një punë të madhe në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në sistemin prokurorial. Ai tha se trajnimet, shkëmbimi i ideve dhe përvojave me ekspertë holandezë ...
Komentet te Vlerësohet mbështetja holandeze për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të sistemit prokurorial Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit, me aprovimin e pjesshëm të ankesës së prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ia ka ashpërsuar dënimin më burgim të akuzuarit G.R. dhe nga 1 vit burgim sa ishte dënuar muaj më parë, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për marrje ryshfeti, atij i është rritur dënimin në dy vjet e gjysmë. Gjykata e Apelit po ashtu, të akuzuarit ia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, i cili do të ekzekutohet pas vuajtjes se dënimit me burg. Ndërsa dënimin me gjobë prej 3 mijë eurove, e ka marrë si të vërtetuar. Gjykata e Apelit, ...
Komentet te Të akuzuarit për marrje ryshfeti, i ashpërsohet dënimi më burgim Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka quajtur vetëm takim konsultativ diskutimin e kryetarit Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë. Pas përfundimit të takimit, Mustafa para gazetarëve tha se ky takim nuk ka të bëjë as me formimin e kryesisë së partisë, por vetëm konsulta për seancën e konstituimit të legjislaturës së tetë më 22 mars. Mustafa: Ishte një takim konsultativ për të diskutuar procesi e seancës themeluese të Kuvendit Video: “Ishte një takim konsultativ për të diskutuar procesi e seancës themeluese të Kuvendit. Ashtu siç ka deklaruar kryetari Abdixhiku të premten do të jetë në takim me Osmanin dhe Kurtin”, tha ai./E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Mustafa: Ishte një takim konsultativ për të diskutuar procesi e seancës themeluese të Kuvendit Janë të Mbyllura
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësirë në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura në këtë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në pikë-kalimin e Hanit të Elezit janë zbuluar dy tentim kontrabandë. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celularë. Në rastin e dytë në një autobus udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike / hormone për ...
Komentet te Dogana parandalon tri raste të kontrabandës Janë të Mbyllura
Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa të premten Shoqata e Transportuesve Rrugorë të Udhëtarëve do të organizojë një protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha se Këshilli Drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa të premten, në orën 10:00 të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë për subvencionim të humbjeve ekonomike që ...
Komentet te Transport publik nuk ka as nesër, paralajmërohet protestë për të premten në Prishtinë Janë të Mbyllura