Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kurti e Osmani takohen me Abdixhikun

Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, do të presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për t’u konsultuar për formimin e institucioneve. Takimi pritet të zhvillohet në ora 14:30 në ndërtesën e Kuvendit. Ende nuk dihet qëndrimi zyrtar i Abdixhikut nëse LDK do të votojë apo të qëndrojë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit për presidente. Teksa, PDK dhe AAK tashmë kanë zyrtarizuar qëndrimet e veta kundër votimit të Osmanit për presidente dhe bërjes së kuorumit./KP ...
Komentet te Kurti e Osmani takohen me Abdixhikun Janë të Mbyllura

​Pedri shpreson që Messi të qëndrojë edhe për shumë vite te Barcelona

Sport
Tinejxheri i Barcelonës dëshiron që të ardhmen ta vazhdojë përkrah Messi-t. Ylli i Barçës Pedri, ka treguar se si shpreson që Lionel Messi do të vazhdoj qëndrimin e tij në “Camp Nou”, pasi që dëshiron që të luaj përkrah tij edhe për shumë vite, raporton “El Club del Deportista”. Argjentinasi është pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe gjasat që ai të largohet nga Barcelona janë të mëdha, por Pedri, i cili ka arritur të inkuadrohet në formacionin bazë këtë sezon 2020/21, shpreson që kjo gjë të mos ndodh, përcjell KosovaPress. “Unë shpresoj që të jem përkrah tij edhe shumë vite. Do të ishte gjë e mirë nëse do ...
Komentet te ​Pedri shpreson që Messi të qëndrojë edhe për shumë vite te Barcelona Janë të Mbyllura

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve në Ligën e Evropës

Sport
Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e mbetura në Ligën e Evropës, ku Manchester United arriti që të kualifikohet tutje, pasi që mposhti me rezultat minimal 0:1, skuadrën e Milan-it. Ndeshjet e tjera që u zhvilluan nga ora 21:00 ishin mes Rangers e Slavia Prague, Villarreal e Dynamo Kyiv dhe Young Boys e Ajax, përcjell KosovaPress. Rangers pësuan humbje në shtëpi me rezultat 0:2 kundër çekëve të Slavia Pragues, Villarreal mposhti Dynamo Kyiv me rezultat 2:0, dhe Ajax shënoi fitore në udhëtim kundër Young Boys, po ashtu me rezultat 2:0. Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të mbetura në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë. AC Milan 0 – 1 Manchester United Rangers 0 – ...
Komentet te Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve në Ligën e Evropës Janë të Mbyllura

Putini fton presidentin Biden në debat publik

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka reaguar pas deklaratave të homologut të tij amerikan Joe Biden që e cilësoi atë si vrasës. Kreu i shtetit rus deklaroi se ishte gati të bisedonte publikisht përmes internetit me Biden, rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale. Putin tha gjithashtu se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën, raporton A2. I pyetur se çfarë përgjigje do t’i jepte Presidentit amerikan Biden lidhur me deklaratën e tij, Putin tha se kur ishte fëmijë i përgjigjeshin fyerjeve me një shprehje: “Ato çfarë ...
Komentet te Putini fton presidentin Biden në debat publik Janë të Mbyllura

Vendet evropiane rinisin vaksinimet me AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Disa vende europiane njoftuan sot se do të rinisnin vaksinimet me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e konsideroi atë “të sigurt dhe efektive”. Franca, Italia, Letonia dhe Bullgaria njoftuan se ka të ngjarë t’i rinisin vaksinimet me AstraZeneca nesër, pas këshillës së EMA-s. Spanja thuhet se do të ndjekë shembullin e tyre, duke rifilluar javën tjetër, të mërkurën, sipas gazetës “El Pais”. Në një përpjekje për të forcuar besimin e dëmtuar të publikut ndaj vaksinës, kryeministri francez Jean Castex njoftoi se ai vetë do të vaksinohet me AstraZeneca nesër, raporton ATSh. Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania synon të rifillojë vaksinimin duke përdorur vaksinën ...
Komentet te Vendet evropiane rinisin vaksinimet me AstraZeneca Janë të Mbyllura

Franca sërish nën bllokim mbarëkombëtar

Rajoni dhe Bota
Rreth 20 milionë francezë, përfshirë banorët e rajonit të Parisit, do të jenë sërish nën një bllokim mbarëkombëtar nga e premtja dhe për një muaj, me kushte më fleksibël, sesa të mëparshmit, njoftoi sot në mbrëmje qeveria. Përballë përshpejtimit të epidemisë në Francë, me 35 000 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ndërsa vendi i afrohet pragut të tmerrshëm të 100 000 vdekjeve, kryeministri Jean Castex njoftoi “masa të reja masive për frenimin e epidemisë, duke filluar nga mesnata e së premtes dhe për katër javë”, raporton ATSh. Ato do të aplikohen në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij. Megjithatë, Castex specifikoi se shkollat do ...
Komentet te Franca sërish nën bllokim mbarëkombëtar Janë të Mbyllura

​Pogba shuan shpresat e Milanos për Ligën e Evropës

Sport
Manchester United ka arritur të siguroj biletën për në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi e mposhti sot skuadrën e Milanos me rezultat 0:1. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në “Old Trafford”, ku rezultati ishte i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress. Në ndeshjen e sotme, mesfushori francez Paul Pogba ishte hero i Manchester United, pasi që goli i tij doli të ishte vendimtar për kualifikimin tutje, i cili shënoi në minutën e 49’. Rezultati përfundimtar brenda dy ndeshjeve mes Milan e Manchester United është 1:2, në favor të gjigantit anglez. Ndërkaq, për Milanin kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi që në Seria A pësoi humbje nga ...
Komentet te ​Pogba shuan shpresat e Milanos për Ligën e Evropës Janë të Mbyllura

​Besnik Tahiri shpall kandidaturën për kryetar të Podujevës

Lajme
Besnik Tahiri ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti. Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka thënë se kandidatura e tij shpreh vullnetin dhe dëshirën e tij dhe të Aleancës, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit të lindjes dhe qytetarëve te tij. Ky është statusi i tij i plotë: Te dashur llapjanë, Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij. ...
Komentet te ​Besnik Tahiri shpall kandidaturën për kryetar të Podujevës Janë të Mbyllura

Shqipëria siguron 500 vaksina për mjekët kosovarë

Lajme
500 mjekë kosovarë së shpejti do të marrin vaksinat antiCovid. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, i cili përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin e kryeministrit Edi Rama për sigurimin e 500 dozave për mjekët të cilët do të vaksinohen në Kukës. Ky është njoftimi i tij i plotë: NJOFTIM PER PUNETORET SHENDETESOR Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoj sigurimin e vakcinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. ...
Komentet te Shqipëria siguron 500 vaksina për mjekët kosovarë Janë të Mbyllura

Mbyllen pjesët e para, AC Milan-Manchester United pa gola

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve që janë duke u zhvilluar me fillim nga ora 21:00 në kuadër të kualifikimeve për në 135erekfinale të Ligës së Evropës. Përballja më interesante është mes Milanit e Manchester United, ku pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, pa gola, përcjell KosovaPress. Më poshtë i gjeni rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që janë duke u zhvilluar në Ligën e Evropës. AC Milan 0 – 0 Manchester United Rangers 0 – 1 Slavia Prague Villarreal 2 – 0 Dynamo Kyiv Young Boys 0 – 1 Ajax /KP ...
Komentet te Mbyllen pjesët e para, AC Milan-Manchester United pa gola Janë të Mbyllura