Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili publikoi fotografinë ku e shfaq Kosovën me flamur të Serbisë “Vuçiçi i Serbisë paska dalë me provokime të reja kundër Kosovës, me mendësinë e tij hegjemoniste. Një herë në Dialogun e Brukselit kur ai provokoi në një mënyrë të ngjashme, iu përgjigja duke i thënë “si duket ju paska marrë malli për bombardimet e NATO-së”. Po ia them përsëri”, ka shkruar Tahiri. Për këtë deklaratë të Vuçiqit ka pas reagime të shumta. /KP ...
Komentet te Tahiri: Vuçiqi provokoi njëjtë edhe në Bruksel, atij i thashë “Si duket po ju mungojnë bombardimet e NATO-s” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 377 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale. Sipas një njoftimi të komunës, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15769 mostra, 4322 kanë rezultuar pozitivë, 3829 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 377 raste janë aktive, të ...
Komentet te 377 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar Janë të Mbyllura
Operatorët e transportit publik nisin parakalimin nga “Veterniku” në Prishtinë nëpër kryeqytet deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mos subvencionimin e këtyre transportuesve të ushtëtarëve nga Qeveria. Autobusët e shumtë tashmë veçse kanë arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Në ora 12:00 Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të mbajë konferencë për media. Kujtojmë, se dy ditë më parë nuk ka pasur transport publik, të cilët kanë qenë në grevë./KP ...
Komentet te Autobusët “bllokojnë” Qeverinë e Kosovës Janë të Mbyllura
Pas përfundimit të ndeshjeve në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, skuadrat si Liverpool, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Porto, janë kualifikuar drejt çerekfinales. Sot do kemi rastin që me fillim nga ora 12:00 të përcjellim hedhjen e shortit në Ligën e Kampionëve, ku do të mësojmë përballjet mes ekipeve të cilat kanë siguruar biletën për 1/8-ën, përcjell KosovaPress. Ka kohë që çdoherë para ceremonisë së shortit, publikohet një foto e cila përmban skuadrat e kualifikuara dhe përballjet e konfirmuara, por nuk dihet nëse është e vërtetë. E po ashtu, edhe për këtë short është publikuar një foto, ku shihet shorti i “konfirmuar” ...
Komentet te Para shortit zyrtar publikohet një foto ku mësohen përballjet në Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësor nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë. Sipas njoftimit, kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësor nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVID-19. Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy ...
Komentet te MSh i dërgon Shqipërisë listën me 60 mjekë për vaksinim në Kukës Janë të Mbyllura
Ngritët aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj Është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjecarit B.Q në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për krime të rënda ka njoftuar nëpërmjet komunikate se aktakuza është ngritur ndaj L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A. “Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, të ...
Komentet te Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj Janë të Mbyllura
Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsejtë nëntëmbëdhjetë persona me urdhëresë nga Gjykata. Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale, vjedhje e rëndë, vjedhje, mashtrim, kanosje, dhunë në familje, narkotik, armëmbajtje pa leje, sulm, lëndim trupor, rrezikim i trafikut publik, vjedhje e shërbimeve. Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme./KP ...
Komentet te Arrestohen 19 persona në Pejë Janë të Mbyllura
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, sot do të kemi mundësin që t’i përcjellim disa përballje interesante, në Top 5 ligat më të mëdha evropiane. Programi i sotëm do të ketë ndeshje nga Premier Liga angleze, Bundesliga gjermane, Seria A, La Liga spanjolle dhe Liga 1 e Francës, përcjell KosovaPress. Dy ndeshjet më interesante të ditës së premte do të jenë mes Fulham e Leeds United në Angli, dhe ajo mes Arminia Bielefeld e RB Leipzig në Gjermani. Programin e plotë të ndeshjeve në Top 5 ligat më të mëdha evropiane e gjeni më poshtë. Premier Liga angleze 21:00 Fulham (18) – Leeds United (12) (Stadiumi Craven ...
Komentet te Programi i ndeshjeve në Top 5 liga evropiane Janë të Mbyllura
Operatorët e transportit publik nisin parakalimin nga “Veterniku” në Prishtinë nëpër kryeqytet deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mos subvencionimin e këtyre transportuesve të ushtëtarëve nga Qeveria. Kujtojmë, se dy ditë më parë nuk ka pasur transport publik, të cilët kanë qenë në grevë./KP ...
Komentet te “Bllokohet” Prishtina me autobusë, parakalojnë qindra autobus nga “Veterniku” në drejtim të Qeverisë Janë të Mbyllura
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore ka dënuar fuqishëm vrasjen e Sebahate Sopit që ndodhi të dielën, më 14 mars në Prishtinë, dhe shpreh shqetësimin për numrin e jetëve të humbura të grave nga partnerët ose nga ish-partneret e tyre, si dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa efektive në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe sigurimin e mbrojtjes efektive të viktimave. GSBGJ nëpërmjet një komunikate për media, thekson se dhuna ndaj grave, përfshirë dhunën në familje është një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut. “Sipas Ligjit Nr. 03/L-182 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, neni 24 paragrafi 1, Policia e Kosovës duhet t’i ...
Komentet te GSBGJ kërkon hetim për vrasjen e Sebahate Sopit dhe mbrojtjen e grave Janë të Mbyllura