Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë filluar një operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari. Për momentin nuk dihet numri i të arrestuarve, por mësohet se operacioni është duke vazhduar ende. Mësohet se të arrestuarit janë shtetas bullgarë, të cilët kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore dhe kanë pasur qasje në informacione të klasifikuara. Ky operacion ka për qëllim parandalimin e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara, informacione të cilat janë të rëndësisë së veçantë për shtetin. Besohet se ky operacion i arrestimit të spiunëve rusë është i ndërlidhur me dëbimin e gjashte spiunëve ...
Komentet te Operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgarisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Autobusë të shumtë të qyteteve të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyer Prishtinës, kjo në shenjë pakënaqësie të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës. Autobusë të shumtë të qyteteve të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyer Prishtinës, kjo në shenjë pakënaqësie të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës. Autobusët pikënisjen e kanë në stacionin e Autobusëve në kryeqytet e më pas do të bëjnë parakalim nëpër rrugët e Prishtinës e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve që nga e mërkura./KP ...
Komentet te Protesta, autobusët nga qytetet e Kosovës arrijnë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Në kryeqytetin e Meksikës u regjistrua këtë mëngjes një krim i rëndë ndaj policisë, teksa persona të armatosur sulmuan një patrullë të tyren, duke u marrë jetën 13 efektivëve. Ngjarja ndodhi në Coatepec Harinas. Kjo ngjarje shënon edhe krimin më të rëndë në vend ndaj uniformave blu në vitet e fundit. Asnjë kartel mafioz nuk e ka marrë përsipër sulmin deri në këto momente, shkruan A2. Lufta mes bandave të drogës dhe policisë është e njohur në këtë shtet, ku në 2015 anëtarë të bandës “Jalisco Nueva Generación” i morën jetën 15 policëve. Vitin e kaluar, në Meksikë u vranë rreth 500 policë./KP ...
Komentet te Masakër ndaj forcave policore në Meksikë, 13 efektivë të vrarë Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të. Për këtë ka reaguar eksperti amerikan, Alon Ben Meir duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian duhet të dënojnë provokimin e Vuçiqit. Ai madje thotë se presidentit i ShBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek presidenti i Serbisë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi. “SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar ...
Komentet te Eksperti amerikan kërkon nga ShBA dhe BE të reagojnë ndaj Vuçiqit ku Kosovën e paraqet pjesë të Serbisë Janë të Mbyllura
91 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitalin njoftojnë se 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 63 janë në oksigjenoterapi. “91 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 63 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ...
Komentet te 91 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko ka reaguar ndaj fotografisë së publikuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Fotografi kjo me hartën e Kosovës e të cilën e bëri pjesë të Serbisë. Majko thotë se me publikimin e kësaj fotografie Vuçiqit tregon se i pëlqen papajtueshmëria dhe se ky është një problem i shtetit serb dhe seriozitetit të zgjedhur në Beograd. Ai ndër tjera shkruan se Sovranitetin e Republikës së Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Majko thekson se Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj. “Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen ...
Komentet te Majko i reagon Vuçiqit: Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj Janë të Mbyllura
Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste do të parakalojnë sot nëpër kryeqytet, kjo për shkak të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës. Autobusët do të nisën nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Të mërkurën kur edhe filloi grevë-protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Ruzhdi Kurtishaj për KosovaPres paralajmëroi nisjen e mbi 1 mijë autobusëve drejt objektit të qeverisë. Ndërkohë që kryeministri në detyrë e Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Shoqata ...
Komentet te Protesta, autobusët parakalojnë nëpër Prishtinë Janë të Mbyllura
1 mijë e 736 qytetarë të Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19. Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 79 mijë e 793 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Aktualisht në vend janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të ...
Komentet te 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Pasi i mësuam çerekfinalistët në të dy kompeticionet evropiane, si në atë të Ligës së Kampionëve, po ashtu edhe në atë të Ligës së Evropës, sot do t’i mësojmë përballjet e reja në kuadër të çerekfinaleve të këtyre dy garave. Me fillim nga ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga ora 13:00 do të hedhet shorti për çerekfinalistët e Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress. Në Ligën e Kampionëve skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale janë Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Dortmund, Manchester City, Paris Saint-Germain, Porto dhe Real Madrid. Në anën tjetër, në Ligën e Evropës skuadrat e konfirmuara për në çerekfinale ...
Komentet te Sot mësohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!/KP ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura