Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DUA LIPA E DASHURUAR NË FUSTANIN E “VERSACE”, PUBLIKON SËRISH FOTOGRAFI

ShowBiz
Këngëtarja po vazdon të sjellë poza të reja nga performanca në Grammy.   E veshur me fustanin e dizajnuar pikërisht për të nga marka e njohur “Versace”, Dua Lipa po poston imazhe të shumta. Sapo ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera derisa ka treguar edhe fund shpinën e saj. Artistja e njohur me famë botërore ka ekspozuar edhe tatuazhet në trup ku secila prej tyre ka nga një kuptim. Në mbishkrimin e postimit, Dua ka shkruar vetëm disa emotikona flutura. Ndryshe, artistja e zhanrit pop mori çmimin në “Grammy” për albumin më të mirë të vitit./RTK ...
Komentet te DUA LIPA E DASHURUAR NË FUSTANIN E “VERSACE”, PUBLIKON SËRISH FOTOGRAFI Janë të Mbyllura

NDËRRON JETË GJYSHI I LEDRI VULËS

Lajme
Rep-artisti sot ka humbur një nga personat e dashur në jetën e tij.   Gjyshi i Ledri Vulës, Fahri Buçinca ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net. Ishte Xheraldina, ajo e cila publikoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram duke njoftuar miqtë dhe ndjekësit. Nëna e reperit e ka shoqëruar postimin me disa fjalë prekëse. “Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi.Per miqte dhe ata qe e kane njoft dhe dasht: Vorrimi do te behet neser ne rrethin e familjes se ngushte. Te pame nuk ka. Ngushellimet i pranojme me sms dhe telefonata”, kanë qenë fjalët ...
Komentet te NDËRRON JETË GJYSHI I LEDRI VULËS Janë të Mbyllura

UNIKKATIL SOT FESTON DITËLINDJEN E 40-TË

ShowBiz
Sot ka festë në familjen e reperit.   Viktor Palokaj feston ditëlindjen e tij. Ai ka lindur me 18 mars në vitin 1981 dhe mbush plot 40 vite. Ndryshe, Unikkatili është një nga reperët shqiptar i cili njihet edhe si legjenda e repit shqiptar e gjitha kjo falë punës së tij dhe projekteve muzikore të cilat trajtojnë tema të ndryshme. Unikkatili rrallë paraqitet në publik mirëpo vlera e tij nuk humbet pasi shpesh edhe artistë të estradës argëtohen në këngët e tij edhe pse janë të publikuara vite më parë. Projekti i fundit muzikor i reperit është dedikuar partneres së tij “1 dashni” publikuar 11 muaj më parë./RTK ...
Komentet te UNIKKATIL SOT FESTON DITËLINDJEN E 40-TË Janë të Mbyllura

Italia nesër rifillon vaksinimin me AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Italia do të rifillojë programin e saj të vaksinimit kundër epidemisë COVID-19 të premten me vaksinën AstraZeneca, njoftoi sot kryeministri italian Mario Draghi pas përfundimeve të rregullatorit europian (EMA), që e konsideron këtë vaksinë “të sigurt dhe efikase”. “Qeveria italiane mirëpret deklaratat nga EMA. Administrimi i vaksinës AstraZeneca do të rifillojë nesër”, tha Draghi. “Përparësia e qeverisë mbetet arritja e numrit më të madh të vaksinimeve, sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi në një deklaratë. Sipas Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), mendimi i EMA-s bën që “arsyet për ndalimin e vaksinës Astrazeneca të mos ekzistojnë më dhe që të rinisë fushata e vaksinimit”, raporton ATSh. Agjencia Europiane e ...
Komentet te Italia nesër rifillon vaksinimin me AstraZeneca Janë të Mbyllura

​EMA: Nëse kini këto simptoma pas AstraZeneca, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Shqipëri
Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka publikuar sot një listë të simptomave për të cilat duhet të kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor nëse ato ndodhin brenda disa javësh nga vaksinimi me AstraZeneca. Publikimi i kësaj liste erdhi pak kohë pasi që Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të EMA ka konkluduar se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, dhe se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet. Sidoqoftë, në konferencën për shtyp, EMA tha se janë raportuar disa çrregullime të rralla në të cilat ata ende nuk mund të përjashtojnë një lidhje me vaksinën AstraZeneca. Sabine Straus, kreu i Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut (PRAC), foli për kushte të rralla të ...
Komentet te ​EMA: Nëse kini këto simptoma pas AstraZeneca, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor Janë të Mbyllura

​Kosnett tregon çfarë kërkoi në takime nga Hoxhaj dhe Haradinaj

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot takime të ndara me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka shkruar se ka inkurajuar Haradinajn dhe Hoxhajn të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë për qëllime të përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve para politikave partiake. “Kosova e para, politika e dyta”, ka shkruar diplomati amerikan, i cili sot gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./KP ...
Komentet te ​Kosnett tregon çfarë kërkoi në takime nga Hoxhaj dhe Haradinaj Janë të Mbyllura

​Liga e Evropës, përfundojnë pjesët e para në këto ndeshje

Sport
Momentalisht janë duke u zhvilluar katër ndeshje në kuadër të Ligës së Evropës, ku vetëm në një përballje ka ndryshim të rezultatit. Përballja mes Moldes dhe Granadas është ndeshja e vetme në të cilën ka ndryshuar rezultati, ku skuadra norvegjeze është duke udhëhequr kundër spanjollëve, me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress. Rezultatet e ndeshjeve me fillim nga ora 18:55 në kuadër të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë. Arsenal 0 – 0 Olympiacos Dinamo Zagreb 0 – 0 Tottenham Molde 1 – 0 Granada CF Shakhtar Donetsk 0 – 0 AS Roma/KP ...
Komentet te ​Liga e Evropës, përfundojnë pjesët e para në këto ndeshje Janë të Mbyllura

Studimi i ri: ‘Oumuamua’ ishte pjesë një planeti nga një sistem tjetër diellor

Lajme
Një objekt gjigant ndëryjor i quajtur ‘Oumuamua fluturoi përmes sistemit tonë diellor në vitin 2017. Objekti hutoi shkencëtarët: Disa mendojnë se është një kometë, të tjerët kanë sugjeruar një anije kozmike aliene. Studimi i ri thotë se ‘Oumuamua është një pjesë e një planeti si Plutoni nga një sistem tjetër diellor. Origjina dhe identiteti i një objekti masiv hapësinor që kujdeset për Tokën në vitin 2017 kanë mbetur një mister që nga ajo kohë. Objekti, i quajtur ‘Oumuamua – një emër Havai që do të thotë “lajmëtar” – udhëtoi në një trajektore që sugjeronte fuqimisht se vinte nga një sistem tjetër yll. Kjo e bëri atë objektin e parë ndëryjor ...
Komentet te Studimi i ri: ‘Oumuamua’ ishte pjesë një planeti nga një sistem tjetër diellor Janë të Mbyllura

​Komunat kërkojnë nga Qeveria t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë

Lajme
Transportuesit publikë të udhëtarëve po vazhdojnë grevën, pasi po vlerësojnë se Qeveria nuk po ua përmbush kërkesat e tyre për ndihmë financiare. Nga Komuna e Prizrenit kanë thënë për KosovaPress se me qëllim të përkrahjes së operatorëve të transportit publik të ndikuar negativisht nga situata pandemike, gjatë vitit të kaluar, si Komunë i kanë ndarë gjithsej 130.000 euro subvencione. Ndërsa kanë shtuar se nëse Qeveria e Kosovës ka premtuar një mbështetje të tillë, atëherë duhet t’i përmbahet zotimeve të saj. Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”. Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, ...
Komentet te ​Komunat kërkojnë nga Qeveria t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë Janë të Mbyllura

​Shtëpia e Bardhë: Biden nuk pendohet që e quajti Putinin vrasës

Rajoni dhe Bota
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot se presidenti i SHBA-së Joseph Biden nuk u pendua që e quajti homologun e tij rus Vladimir Putin një vrasës. “Presidenti iu përgjigj pyetjes direkte,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Në një intervistë të mërkurën, presidenti i SHBA-së Joseph Biden deklaroi se ai beson se presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës dhe tha se Moska zyrtare do të paguajë për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së. Biden ka bërë të ditur se një gjë të tillë e kishte thënë në një intervistë për “ABC News”, pasi nikoqiri i kërkoi të komentonte mbi hetimin federal në sulmet kibernetike në lidhje ...
Komentet te ​Shtëpia e Bardhë: Biden nuk pendohet që e quajti Putinin vrasës Janë të Mbyllura