Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHBA, DISNEYLAND RIHAPET MË 30 PRILL

Rajoni dhe Bota
Chapek tha se derisa njerëzit vaksinohen, ata bëhen më të sigurt për të udhëtuar dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Ai shtoi se `Disney` do të sigurojë kontrolle të temperaturës, maska, distancë sociale dhe higjienë të përmirësuar rreth parqeve.   Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘The Walt Disney’, Bob Chapek, ka bërë të ditur se në Kaliforni të SHBA-së më 30 prill do të rihapen dy parqe të ‘Disneyland. “Ne kemi parë entuziazmin, dëshirën për njerëzit nëpër botë që të kthehen në parqet tona”, tha Chapek për rrjetin CNBC. Chapek tha se derisa njerëzit vaksinohen, ata bëhen më të sigurt për të udhëtuar dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Ai shtoi ...
Komentet te SHBA, DISNEYLAND RIHAPET MË 30 PRILL Janë të Mbyllura

ORA FOTOGRAFOHET PËRKRAH TRAJNERIT CASTANO NË KONCERTIN E SAJ NË SIDNEI

ShowBiz
Jono Castano ka bërë një emër për veten e tij si trajner i Rebel Wilson.   Dhe të mërkurën, u duk se ylli i fitnesit kishte syrin tek një tjetër njeri i famshëm që po kalon kohë në Australi. Ish-futbollisti u shoqërua me këngëtaren britanike Rita Ora pas performancës së saj në Nova Red Room, më vonë duke postuar një foto të çiftit në Instagram. Jono dukej se po bënte shaka teksa qëndronte pranë këngëtares së “Bang Bang”, së bashku me gruan e tij të veshur me plot stil, Amy. Rita dukej magjepsëse me një triko të bardhë, pantallona të gjera dhe taka të larta. Ajo bëri flokët gërsheta për ...
Komentet te ORA FOTOGRAFOHET PËRKRAH TRAJNERIT CASTANO NË KONCERTIN E SAJ NË SIDNEI Janë të Mbyllura

​Dinamo Zagreb eliminon Tottenhamin e Jose Mourinhos

Sport
Skuadra kroate arriti të performojë “remontada” kundër Tottenham-it. Dinamo Zagreb ka arritur që ta siguroj biletën tutje për në çerekfinale, pasi që e ka mposhtur bindshëm Tottenham Hotspur me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress. Tottenham-it nuk i mjaftuan dy golat në ndeshjen e parë për tu kualifikuar tutje, ku ëndrrat për trofe evropian skuadrës londineze ia shkatërroi Mislav Orsiq, i cili realizoi tre gola për të ndihmuar Dinamon që të kaloj tutje. Heroi i Dinamos së Zagrebit ishte Mislav Orsiq, i cili fillimisht në minutën e 62’, arriti që ta zhbllokoj rezultatin në 1:0, ku më pas, në minutën e 83’ i njëjti realizoi për 2:0, dhe golin e fitores, dhe ...
Komentet te ​Dinamo Zagreb eliminon Tottenhamin e Jose Mourinhos Janë të Mbyllura

​Haradinaj: AAK as nuk e voton Osmanin e as nuk ia bëjmë kuorumin

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Madje Haradinaj ka thënë se nuk do t’i bëjnë as kuorumin për zgjedhjen e saj. “As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së. Këto komente Haradinaj i ka bërë në Debat Plus të RTV Dukagjinit./KP ...
Komentet te ​Haradinaj: AAK as nuk e voton Osmanin e as nuk ia bëjmë kuorumin Janë të Mbyllura

​Dinamo e Zagrebit – Tottenham shkon në vazhdime, këto janë rezultatet tjera në Ligën e Evropës

Lajme
Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet të cilat u zhvilluan nga ora 18:55 në Ligën e Evropës, ku Dinamo Zagreb arriti të përmbys deficitin prej dy golash kundër Tottenham, kështu duke e dërguar ndeshjen drejt vazhdimeve. Granada pavarësisht humbjes 2:1 nga Molde arriti të kualifikohej tutje dhe skuadra italiane AS Roma regjistroi sot fitore 1:2 kundër Shahktar Donetsk, duke kaluar tutje për në çerekfinale, përcjell KosovaPress. Fokusi tani është tek skuadra e Jose Mourinhos, e cila pas 90’ minutave lojë, është në disavantazh prej dy golave. Të dy golat i realizoi Orsic, fillimisht në minutën e 62’ dhe më pas në minutën e 83’. Rezultatet e tre ndeshjeve të përfunduara ...
Komentet te ​Dinamo e Zagrebit – Tottenham shkon në vazhdime, këto janë rezultatet tjera në Ligën e Evropës Janë të Mbyllura

​Arsenali pëson humbje por vazhdon për në çerekfinale

Sport
Skuadra londineze pësoi humbje si vendas kundër grekëve të Olympiacos-it. Arsenali ka arritur të siguroj kualifikimin tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës, pavarësisht humbjes që e pësoi sot kundër Olympiacos me rezultat minimal 0:1, përcjell KosovaPress. Ndeshja e parë ishte ajo e cila e vendosi çerekfinalistin e sotëm, pasi që “Topçinjtë” kishin siguruar fitore 1:3 në Greqi. Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e realizoi sulmuesi El Arabi, në minutën e 51’./KP ...
Komentet te ​Arsenali pëson humbje por vazhdon për në çerekfinale Janë të Mbyllura

Kievi në bllokim trejavor

Rajoni dhe Bota
Kryeqyteti ukrainas ka vendosur një bllokim trejavor për shkak të një rritje të mprehtë të rasteve COVID-19. “Pa e tepruar, situata e përhapjes së virusit është kërcënuese”, tha kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko. “Në qytetin me tre milionë banorë, më shumë se 70 % e shtretërve spitalorë të caktuar për pacientët COVID-19 janë zënë tashmë”, shtoi ai, raporton ATSh. Nga e shtuna e ardhshme, të gjithë teatrot, kinematë, muzetë dhe qendrat tregtare do të mbyllen, ndërsa do të qëndrojnë hapur ushqimoret dhe farmacitë. Kopshtet dhe transporti public, gjithashtu, nuk preken nga mbyllja. Studentët pritet të studiojnë në shtëpi. Që nga shpërthimi i pandemisë një vit më parë, më shumë se ...
Komentet te Kievi në bllokim trejavor Janë të Mbyllura

AC Milan-Manchester United, formacionet zyrtare

Sport
Dy gjigantët evropianë do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës, ku AC Milan pret në shtëpi, në stadiumin “San Siro”, skuadrën e Manchester United, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimit për në çerekfinale. Të dy skuadrat u ndanë të barabarta në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh përmes golit të Amad Diallos deri në përfundim të ndeshjes, por ishte Simon Kjaer ai i cili ia siguroi barazimin Milan-it në minutat e fundit të ndeshjes, përcjell KosovaPress. Tek United, për ndeshjen e sotme nuk do të paraqiten Bailly, Cavani, Jones, Martial dhe Mata, kurse skuadra e Milan-it do të jetë ...
Komentet te AC Milan-Manchester United, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Shprehja e Bushit për Kosovën – Instalacioni i veçantë në Tiranë

Shqipëri
Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarata e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet. “Enough is Enough” është një vepër arti publik e artistit Alban Muja, e cila lind prej deklaratës së bërë prej presidentit George W. Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007: “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” (Enough is enough!), Kosova është e pavarur!”, duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë politikës ndërkombëtare, por edhe duke rikujtuar edhe një herë fatet e lidhur të Kosovës e Shqipërisë. E para e ...
Komentet te Shprehja e Bushit për Kosovën – Instalacioni i veçantë në Tiranë Janë të Mbyllura

Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Lajme
Daut Haradinaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook, i cili ka thënë se me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore. Ky është statusi i tij i plotë: Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është ...
Komentet te Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës Janë të Mbyllura