Ka vdekur profesoresha Sazana Çapriqi. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila edhe i ka shpreh ngushëllime. Ky është telegrami i Dumoshit: Të nderuara familjet Çapriqi e Grajqevci, Me pikëllim dhe mërzi të madhe e mora lajmin për vdekjen e Sazanës, nënës, familjares e bijës tuaj, profesoreshës e mikeshës tonë. Ndarja nga jeta në një kohë të hershme është një përjetim i rëndë për fëmijët por edhe për familjen dhe është një humbje e madhe për ta edhe për ne, që e kemi njohur dhe bashkëpunuar me Sazanën. Sazana, e cila ishte e lidhur ngushtë me familjen dhe me kolegët e ...
Komentet te Ndahet nga jeta profesoresha Sazana Çapriqi, Dumoshi dërgon telegram ngushëllimi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku edhe u caktuan çiftet çerekfinale të kësaj gare. Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, por ish- trajneri i Arsenalit Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartëpërmendura në finalen e Stambolit, përcjellë KosovaPresa. Sipaa tij, për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City. “Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka ...
Komentet te Wenger parashikon finalen e Ligës së Kampionëve, do të ishte finale spektakolare Janë të Mbyllura
Komiteti anti-COVID nuk vendosi në takimin e sotëm në lidhje me masat e reja apo mbylljen e shkollave, ashtu siç kanë rekomanduar edhe institucionet shëndetësore. Krejt çfarë u tha në takim është se ka rritje të numrit të të infektuarve dhe se po ashtu spitalet kanë filluar të stërmbushen. Madje, udhëheqësi i ShSKUK-së kërkoi nga institucionet që të marrin masa, meqë sipas tij gjatë marsit mund të tejkalohen kapacitetet. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në fund të takimit ka folur edhe për vaksinat, ku tha se sasia e tyre për Kosovën sipas programit të COVAX-it do të nisë prodhimin gjatë muajit mars. Ai para anëtarëve të Komitetit anti-Covid ...
Komentet te Komiteti nuk vendos për shkollat, nga Qeveria kërkohet rritje të kapaciteteve spitalore Janë të Mbyllura
Kryeministri francez, Jean Castex mori sot dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, në spitalin ushtarak Bégin në Saint-Mandé, pranë Parisit, një injeksion që synon të sigurojë francezët pas pezullimit të shkurtër të vaksinës. “Nuk ndjeva asgjë…”, komentoi kryeministri 55-vjeçar. Përballë rrezikut të mosbesimit të një pjese të popullsisë, Castex njoftoi të martën se ai do të vaksinohej “shumë shpejt”, nëse hiqej pezullimi i vaksinës AstraZeneca, duke e quajtur atë “të dobishme”, pavarësisht shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme, raporton ATSh. “Deri më tani, i kisha vendosur vetes një kurs veprimi, domethënë të vaksinohem kur të vijë radha ime, asnjë privilegj”, deklaroi ai. “Por mendova ...
Komentet te Kryeministri francez vaksinohet me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Disa vende europiane rifilluan sot vaksinimin me AstraZeneca, ndërkohë që Franca po rikufizon një të tretën e popullsisë dhe Gjermania njoftoi një rritje eksponenciale të rasteve me COVID-19. Qeveria franceze njoftoi sot një kufizim të tretë në një vit, më i lehtë se të mëparshmit, duke përmendur një valë të tretë në vendin që i është afruar pragut prej 100 000 të vdekur. Më shumë se 20 milionë francezë do të rikufizohen gjithashtu për një muaj duke nisur nga sot. Shkollat dhe tregjet thelbësore do të qëndrojnë të hapura, raporton ATSh. Epidemia është përshpejtuar në vend, ku më shumë se 38 000 kontaminime janë regjistruar në 24 orët e fundit. ...
Komentet te Franca rikufizohet, rifillon vaksinimi me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një qëndrim lidhur me postin e presidentit. Përkundër takimit gati dy orësh me fituesit e zgjedhjeve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk e ka definuar vendimmarrjen lidhur me votimin e Vjosa Osmanit si presidente. Ai tha se pas formimit të organeve të partisë, do të dalin me qëndrim të qartë. Ai para gazetarëve tha se ka përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, sipas tij, pas formimit të qeverisë, do të presin shpalosjen e qëndrimeve të pretendentes për presidente, lidhur me tërë spektrin politikë. Abdixhiku: Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve takohemi me pretendenten për kandidate për president “Ne sot ...
Komentet te Abdixhiku: Pas formimit të qeverisë do të shohim qëndrimet e Osmanit si pretendente për presidente Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj para Komitetit anti-Covid, theksoi se ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me Covid-19 dhe se shqetësuese mbetet numri i rasteve spitalore. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë kësaj here në luftën kundër kësaj sëmundje. “Sot e kemi thirr këtë takim për të diskutuar vendimet e mundshme për menaxhimin e kësaj situate”, tha ai. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani theksoi se në dy javët e fundit ka rritje të numrit të rasteve për 27,6 përqind. “Në 24 orët e fundit janë testuar 5500 mostra. Prej të cilat rezultojnë 828 raste pozitive. Me ...
Komentet te Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, mbi 27 % në dy javët e fundit Janë të Mbyllura
Zgjedhjet e 14 shkurtit në vend ndikuan që të ketë rritje të rasteve të të infektuarve me Covid-19, dhe shkelësit më të mëdhenj të masave antiCovid ishin pikërisht partitë politike dhe vet kandidatët për deputetë që kishin nxjerrë këto rekomandime për mbrojtjen e shëndetit publik. Kështu u tha sot gjatë lansimit të punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave” nga Instituti Demokraci për zhvillim (D4D). Si në çdo palë zgjedhje, edhe kësaj radhe Instituti D4D ka monitoruar me kujdes të shtuar të gjithë ciklin e procesit zgjedhor. Vëmendje më e madhe i është kushtuar edhe organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve nga institucionet përgjegjëse por edhe fushatës elektorale nga subjektet ...
Komentet te Zgjedhjet rriten numrin e të infektuarve me Covid-19, për lokalet duhet mobilizim i madh Janë të Mbyllura
Njëra ishte finale e sezonit 2017/18 e tjetra e sezonit 2019/20, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Gjiganti anglez Liverpool do të kërkoj të hakmerret ndaj Real Madridit, për humbjen që ia shkaktoi në finalen e sezonit 2017/18, ku do të ndeshet kundër “Galaktikëve” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress. Në anën tjetër, kampioni francez Paris Saint-Germain ishte në finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku u përball kundër Bayern Munich dhe pësoi humbje minimale 1:0. Për këtë gjë, parisienët do të kenë më shumë motiv për të eliminuar “Bavarezët”. Në ceremoninë që u mbajt sot për shortin e Ligës së Kampionëve, dy nga përballjet ...
Komentet te Liverpool dhe PSG kërkojnë hakmarrje kundër Real Madrid e Bayern Munich Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku edhe pas takimin me fituesit e zgjedhjeve nuk ka një qëndrim të qartë për postin e presidentit. Ai para gazetarëve, pasi përfundoi takimin me Kurtin dhe Osmanin tha se pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë do të takohet me pretendenten për presidente për ta pa pikëpamjen e saj karshi pozicionit të saj. Derisa nuk ka treguar a do ta votojnë të njëjtën, app jo. “Kemi përfunduar takimet me LVV-në ne do të jemi opozitë. Jemi dakorduar që pas konstituimit të institucioneve të takohemi me pretendenten për presidentente për të kuptuar qëndrimin e saj karshi partive politike. Presim që javën e ...
Komentet te Abdixhiku deklarohet pas takimit me Kurtin e Osmanin Janë të Mbyllura