Rritja e normave të COVID-19 e detyroi sot qeverinë zvicerane të tërhiqet nga planet për të lehtësuar masat e bllokimit në ditët e ardhshme. “Situata epidemiologjike nuk e lejon më qeverinë që të heqë kufizimet e daljeve ose hapjen e bizneseve”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Në vend të kësaj, ndryshimi i vetëm i planifikuar do të jetë lejimi i 10 personave, nga pesë më parë, që të mblidhen brenda për ngjarje private, raporton ATSh. “Ju lutem jini pak më të durueshëm”, shtoi Berset për restorantet dhe organizatorët e ngjarjeve, që po bëjnë presion për heqjen e kufizimeve, në mënyrë që të rifillojnë të organizojnë aktivitete. Vendimi, nëse do ...
Komentet te Zvicra shtyn hapjen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger kanë rënë për përdoruesit në të gjithë botën. Të tri aplikacionet – të gjitha janë pjesë e kompanisë Facebook dhe ndajnë teknologji të përbashkët – ndaluan së funksionuari të premten pasdite, njofton Gazeta Express. Deri më tani, ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar prej kompanisë lidhur me arsyen e rënies./RTK ...
Komentet te MESSENGER, INSTAGRAM E WHATSAPP BIEN NGA SISTEMI Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se të hënën do të mbahet mësim sipas skenarit të deritanishëm dhe se nuk do të ketë pushim. Përmes një komunikate për media MASh thotë se është e shqetësuar për situatën pandemike në vend, pasi që numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 ka shënuar rritje edhe në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke e analizuar situatën në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK-un, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në procesin mësimor. Deri në një vendim ...
Komentet te Ministria e Arsimit: S’ka pushim njëjavor, të hënën mbahet mësimi në shkolla Janë të Mbyllura
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. Në komunikatë thuhEt se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës. Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon kryeministrin Rama ,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani për angazhimin e ...
Komentet te Neser në Kukës vaksinohen 250 mjekë kosovarë Janë të Mbyllura
William Burns, është konfirmuar nga senati i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). 64 vjeçari është lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit. Me këtë zgjedhje, Biden tenton që të rikthejë besimin tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës pasi pretendon se ky institucion është dëmtuar gjatë periudhës Trump, raporton A2. Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama. Në muajin shkurt, gjatë seancës dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, Burns ka përshkruar katër prioritetet e tij: “njerëzit, partneritetet, Kinën dhe teknologjinë”./KP ...
Komentet te Konfirmohet Burns, diplomati i parë që do të drejtojë CIA-n Janë të Mbyllura
Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë. Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore. Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Financave, financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milion ë€ të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka ...
Komentet te Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën Janë të Mbyllura
16 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 2986 testime, janë konfirmuar 494 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 690 persona. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./KP ...
Komentet te 16 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Në Itali u regjistruan 25 735 raste pozitive dhe 386 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë 3 332 418, ndërsa vdekjet 104 241. Aktualisht ka 556 539 raste pozitivë, me një rritje prej 9 029, e krahasuar me një ditë më parë. Të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 2 671 638, me një rritje prej 16 292 në 24 orët e fundit, raporton ATSh. Në spital, në pavijonet e zakonshme janë 26 858 pacientë të shtruar. Ndodhen 3 364 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid, 31 më shumë se dje në ...
Komentet te Mbi 25 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë përfunduar takimet konsultative me subjektet politike. E Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka dhënë detaje lidhur me kërkesat e Kurtit dhe Osmanit karshi subjekteve opozitare. Ata sipas VV-së kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti. “Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u ...
Komentet te Kurti dhe Osmani kërkuan nga subjektet politike të qëndrojnë në seancë gjatë formimit të institucioneve Janë të Mbyllura
Përfitimet e lidhura me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet, vlerësuan sot ekspertët nga OBSH, duke konfirmuar përfundimin e dhënë një ditë më parë nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). “Vaksina AstraZeneca (…) vazhdon të ketë një profil pozitiv të rrezik- përfitimit, me potencial të madh për të parandaluar infeksionet dhe për të zvogëluar vdekjet globalisht”, tha Komiteti Global Këshillues për Sigurinë e Vaksinave (GACVS) i OBSH, në një njoftim për shtyp. Ekspertët e GACVS u takuan virtualisht për të shqyrtuar informacionin dhe të dhënat në dispozicion “për ngjarjet tromboembolike (mpiksjen e gjakut) dhe trombocitopeninë (numër i ulët i trombociteve) pas vaksinimit me vaksinën AstraZeneca, raporton ATSh. Pasi shqyrtuan të ...
Komentet te OBSh: Përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet Janë të Mbyllura