Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Tuchel reagon pas shortit, thumbon Juventusin

Sport
Pak orë pasi që e kuptuan kundërshtarin e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri i Chelsea-t Thomas Tuchel ka folur për media, para ndeshjes në kuadër të Kupës FA kundër Sheffield United. Pas ndeshjes në fazën e eliminatorëve kundër Atletico Madrid, Chelsea tani do të përballet kundër skuadrës së Portos në çerekfinale, short ky i lehtë për londinezët, përcjell KosovaPress. Kështu, Tuchel reagoi rreth shortit duke treguar që nuk dëshironte përballje angleze. “Para së gjithash, jam i lumtur që do kemi përballje ndërkombëtare, dhe jo një kundër skuadrave angleze, për këtë gjë është Liga e Kampionëve”, tha Tuchel. “Ne kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi, gjë kjo e ...
Komentet te Tuchel reagon pas shortit, thumbon Juventusin Janë të Mbyllura

​Mehmeti mirënjohje për dy policët që ndihmuan qytetarët në Fushë Kosovë

Lajme
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës Fahredin Verbovci, realizuan një vizitë zyrtare në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovës. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, qëllimi i kësaj vizitë pune ishte njohja nga afër me punën dhe angazhimet që kryejnë zyrtarët policorë në këtë stacion në parandalimin e krimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve me theks të veçantë takimi i zyrtarëve policorë të cilët intervenuan me profesionalizëm në ofrimin e sigurisë dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve në incidentin e zjarrit të ndodhur më 17.03.2021 në një ndërtesë kolektive ...
Komentet te ​Mehmeti mirënjohje për dy policët që ndihmuan qytetarët në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Reagon Klopp: Mirë që i shmangëm këta dy rivalë

Sport
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka pranuar që është i kënaqur që nuk do të përballet me Chelsean dhe Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, por thotë që përballja e skuadrës së tij me Real Madridin në çerekfinale do të jetë e vështirë. “Kjo është emocionuese. Sigurisht që do jetë përballje e vështirë. Por jam i kënaqur me këtë short, sepse kur i shikon skuadrat e tjera vetëm mendon, ‘Zoti im’ sepse janë të gjitha të forta, të gjitha kanë arritur të kualifikohen”, tha Klopp. “Para dy vitesh ne luajtëm në finale me Realin, dhe ishte një natë e vështirë për ne, kështu që të kesh shansin që të ...
Komentet te Reagon Klopp: Mirë që i shmangëm këta dy rivalë Janë të Mbyllura

Rihapet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Agonis Tetajt

Lajme
Rihapet shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve SH.G i akuzuar për vepër penale të rikualifikuar të vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje dhe I.C i akuzuar për armëmbajtje pa leje Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të rihapë seancën e shqyrtimit gjyqësor për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018-të. Gogaj po akuzohet edhe armëmbajtje pa leje. “Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, pas mbajtjes së seancës për këshillim dhe votim dhe pas vlerësimit të parashtresës së përfaqësuesit të palës së dëmtuar me të cilën ka ...
Komentet te Rihapet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Agonis Tetajt Janë të Mbyllura

​BE i reagon Vuçiqit por jo edhe institucionet e Kosovës

Lajme
Postimi i një fotografie ku paraqitet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë nga presidenti serb, Aleksandr Vuçiq po shihet si një mungesë vullneti për ecur tutje në dialogun Kosovë- Serbi. Njohës të çështjeve ndërkombëtare dhe të sigurisë vlerësojnë se kjo është një lojë e Serbisë për t’i bërë shantazh bashkësisë ndërkombëtare për përfitime politike dhe materiale. E derisa ky postimi i kësaj fotografie ka nxitur reagime të shumta në vend, ishin institucionet shtetërore ato që nuk reaguan fare. As Zyra e Bashkimit Evropian nuk reagoi me kohë, porse këta të fundit ndryshe nga Qeveria e Kosovës, kanë kthyer përgjigje për KosovaPress, lidhur me këtë çështje. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë ...
Komentet te ​BE i reagon Vuçiqit por jo edhe institucionet e Kosovës Janë të Mbyllura

Kategorizimi i ri, 18 komuna në zonë të kuqe

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. MSh, ka njoftuar se nga sot e deri më 26 mars, në zonën e kuqe janë 18 komuna: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaji. Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti. Në zonën e gjelbër janë 8 komuna: Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, ...
Komentet te Kategorizimi i ri, 18 komuna në zonë të kuqe Janë të Mbyllura

🔴Drejtpërdrejt nga takimi i komitetit anti-Covid-19

🔴Drejtpërdrejt nga takimi i komitetit anti-Covid-19
KOSOVAPRESS ...
Komentet te 🔴Drejtpërdrejt nga takimi i komitetit anti-Covid-19 Janë të Mbyllura

​Haradinaj në Gllogjan pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të FSK-së

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ishte në Gllogjan ku u takua me disa nga pjestarët e FSK-së. Haradinaj tha se sot kujtoi ditët e lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuan të rënët për liri. ‘Pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore. Në Gllogjan, me trimat që mbrojnë vendin dhe rendin kushtetues të tij, evokova kujtimet e ditëve të lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuam të rënët për liri’, shkroi Haradinaj. Ai falënderoi FSK-në për shërbimin e tyre ndaj vendit dhe u shpreh se ndjehet krenar me Forcat e Sigurisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Haradinaj në Gllogjan pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të FSK-së Janë të Mbyllura

744 TË SHËRUAR DHE 828 RASTE ME COVID-19!

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.102 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 828 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç). Numri total i rasteve ...
Komentet te 744 TË SHËRUAR DHE 828 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

​Një 2-vjeçar në Han të Elezit e vë në lëvizje veturën, aksidentohet në një mur betoni

Lajme
Një 2-vjeçar në Han të Elezit raportohet të ketë vënë në lëvizje një veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura ka filluar të lëviz rreth 10-15 metra e ku ka goditur një rrethojë të betonit. Policia ka raportuar se fëmija është lënduar e ku është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Raportohet se një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, ...
Komentet te ​Një 2-vjeçar në Han të Elezit e vë në lëvizje veturën, aksidentohet në një mur betoni Janë të Mbyllura